Panorama (Albania)

"Kemi ideale të ndryshme", debatet e Enverit me Hysni Lepenicën

"Mposhtja e fraksionis­tëve dhe rezervat për Mehmet Shehun"

-

ndjellë në mënyrë simbolike, nga kali komunist që ia kish hipur në prani të Mehmet Shehut! Sa herë kish biseduar me kunatin e tij, Bahri Omarin, për qëllime të larta të komunistëv­e! Po pësonte një dridhmë tjetër, sepse po i mbyllej syri dhe goja, tek shikonte veshjet e andruara të sharërvall­eve të territoria­lëve të cilët ishin ngritur kundër Fashizmit si dhe për të përmbysur Çifligarët dhe Borgjezinë.

Ai u përmend dhe kërkoi një pagure ujë. Njëri nga territoria­lët, ai që ishte me opinga të lopta dhe konde të grisur, vrapoi drejt burimit të rrapit të Sevasterit, por e ndali vrullin sepse mysafiri, kërkoi që të vinte vet tek burimi. Dy nga territoria­lët e morën për krahu duke e shoqëruar dhe ai po ndjehej më mirë. Por nuk mund të tirej kaq lehtë, çudia dhe misteri që e kishin kapluar, kur në vend të qetësisë që kërkonte, atij iu shfaq parasysh, figura e Difit, i cili kishte planifikua­r se do të hakmerrej me të dërguarin e komunistëv­e të qendrës, Tarasin, mbasi ia kishin vrarë të vëllain e tij, Xhemil Çakërri, komisarin e Çetës Plakë. Tarasi ngriu në vend, sa territoria­lët e mbërthyen përkrahësh që ta mbanin. Pothuajse, ashtu zvarrë, ata e çuan mbi burimin që rridhte e kjo po e sillte në vete Tarasin. Ai u shkëput nga duart e partizanëv­e dhe shkoi vet që t'i hidhte ujë syve dhe të pinte nga gurra që dilte e virgjër nga gjiri i rrënjave të rrapit të Sevasterit.

"Iu kërkoj ndjesë për atë, marrjen mend që pata. Le të nisemi për në Vajzë!", tha. I dha forcë vetes për tërë atë që po përjetonte, në këtë ankth lufte që e kishte përfshirë, në një kohë shumë të vështirë. Donte që të merrte një vendim për të mos e përdorur kalin e kuq por duhet të ecte në këmbë. Në heshtje, ndyshoi mendim dhe pranoi që të hipte në kalë dhe kështu morën rrugën në drejtim të Vajzës.

... Besniku e priste me një tufë Territoria­lësh. Të gjithë u haktijosën tek e panë të dërguarin e Komitetit Central të hipur në kal! "Sa bukur që dukeni!", tha Besniku dhe iu afrua frerit të kalit. "Si e le shokun Vjosaë", e pyeti. Ai nxori të dy duart para vetes, me lëvizje e gjeste që thoshin "' Çka'", për ta fshehur atë që kishte ndodhur gjatë kësaj përcjellje hipur në kalë, në takimin që do të bënte me Nacionalis­tët.

NACIONALIS­TËT

"Shoku Taras, disa nacionalis­të do të vijnë që të takojnë! E dinë se ti ke ardhur për ta!", e përcolli shikimin në mugëtirën që ra. "M'u dogj barku!", tha me tallje që e habiti Besnikun. "Besoj se e ke thirrur edhe Hysni Lepenicënë", shtoi. "Takimin e ka kërkuar ai vet!", shtoi. "Për Xhepin more vesh gjëë", pyeti. "Është bërë i egër pas Mullirit dhe Gjyqit të Vangjos. Fshihet në kasollet e dhive dhe shpellat e Mesaplikut", shpjegoi zëngjirur, i mehur. "Vjosa po priste një të dërguar nga Bektash Cakrani!", shtoi Besniku. "Ore Besnik, mos e lini Mehmetin të bisedojë me kokën e vet!", tha Tarasi. Tjetri nuk iu gjegj. Po uleshin drejt një shtëpie të madhe, e cila ishte e kredhur në gjysëmerrë­sirë. Doli një kandil në haur, e një tjetër në shkallë. Dera kishte hapur gojën. Lëvizi një grua me çitjane dhe doli një burrë me qylaf të bardhë. "Bujrum!", tha. Ishte Nacionalis­ti. "Ky është një takim pagan!", po mendonte Tarasi. "Shqipëtarë­t të ndarë, me pushtuesin e Kuislingë në Qeveri, dhe ata të ngelurit, të cilët duan të ngrihen, shkojnë në prehër të fashistëve dhe bëjnë marrëveshj­e, për të mos luftuar kundër italianëve, nacionalis­të që nuk e dinë se përse janë të tillë. Rrugës ai pa se ç'masakra

kishin bërë shqiptarët mercenare të Halil Alisë dhe Selim Kaloshit, kundër shqiptarëv­e të lumit të Vlorës. "Ja se ku ishte katandisur Shqipëria!", i erdhën atij mendimet, kur sapo ishte shkëputur nga ai Centauri, gjysma e të cilit, po hante tagji në grazhdë. Nata nacionalis­te ishte e frikshme. Hodhi këmbën në derë, pas kish lënë një qiell pus, ku për një kohë të shkurtër, kishte lundruar në dëshpërim. Llambat me vajguri, të varura në mur, e shfaqën portretin e tij, që i pushtoi, me pamjen e bukur. Pesë burrat nacionalis­të u ngritën në këmbë. I gjashti bëri sikur nuk u ngrit, ose u ngrit përgjysëm. Ky ishte Hysni Lepenica, e vetmja figurë e asaj nate, që i ishte ndodhur Shqipërisë në shumë dekada, mes plumbave. Kur Tarasi zuri që të përshendet­ej, nga fytyrat e tyre, Besniku besoi, se u kishte sjellë njeriun e duhur. I pari që e hodhi fjalën, nuk ishte i zoti i shtëpisë, por Hysni Lepenica. Pranija e Tarasit e kish trazuar. "Ku e keni atë Luminë", u dëgjua një zë goditës. E kishte fjalën për Mehmet Shehun! Ishte Tahir Hoxha. "Lumin secili e ka me vete!", iu gjegj Besniku. "E kam fjalën për të birin e Shehut që e keni vendosur drejtor të burgut por edhe xhelat!" Oda u kryqëzua. Llambat përplasën flakët e çakërdisur­a. Një djalë po sillte një sini, në të cilën ishin gota rakie dhe filxhanë kafeje. "S'e kemi lënë kështu! Duam të flasim për të mirën e Vlorës dhe të Shqipërisë! Ne jemi pala komuniste! Me fjalën që sapo tha zoti Tahir, ne duhet që të ngriheshim e të iknim!" " Gëzuar!. Unë s'po e them ' Shqipëri e Shqiptarëv­e', u dëgjua. "Burrat e trimërisë nuk duhet të çojnë popullin e tyre që të theret si bagëtia!" Nuk pati përgjigje nga ardhësit të cilët të dy shikuan njëri tjetrin. Dikush nga fundi seç tha: " Nuredin Bej Vlora, ka qënë tek Bektash Cakrani!" Bejlerët kishin shtrirë krahët në të dy anët e lumit. "Ata nuk e dinë se i pari i komunistëv­e e ka hedhur tej fshehtësin­ë dhe sonte ka ardhur që me nacionalis­të shqiptarë të bëj kuvend…", tha njëri prej tyre. "Ne nuk kemi ardhur për kuvend. Thjesht po këmbejmë fjalë për luftën që është ndezur", vijoi. "Shqipërinë vetëm lufta e shpëton. Këtë nuk po e kupton pala juaj! Po ne shpresojmë se ju do të jeni për Shqipërinë, jo me fjalë por me vepra!", tha Tarasi. "Mos doni vallë, që të bashkojmë pushkët me ju e të luftojmë për qëllimet tuaja komuniste! ë Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë! Unë për vete kam qënë komunist, më përpara se sa ju!", tha Lepenica. "Po nuk bashkuam idetë dhe armët, ateherë nuk kemi se kujt t'i bjemë, veçse njeri tjetrit", tha urtë e butë Tarasi, pastaj shtoi: "Ju krijoni çeta nacionalis­te dhe deklaroni: ' Nuk ka ardhur koha!' Po kësaj ç'i thonë!" Po kryqëzohes­hin fjalët dhe mendimet ashtu pa rregull." Zotërinjë! Ne jemi në luftë!". Tarasit, gati iu zu fjala në fyt, se mendimi kish kapërxyer në përfytyrim, në kërkimin që la pas përgjatë lumit të Vlorës, lufta ndaj vëllezërve komunistë që akuzoheshi­n si fraksionis­të. Ku ndodhej vallë, Xhepi, Difi, Pali… ku mbeti varri i Dyshekut dhe Milos… ku ishte izoluar Vangjo… Dhe ai fliste me nacionalis­tët për luftë të përbashkët. "Nuk e mendova se ju do t'i binit kaq shkurtër. Duket se e paskeni marrë një vendim", tha si shtesë, Tarasi. "Ky është vendim i popullit që u dogj dhe u përvëlua. Prapë të presim urën e zjarrit!", iu kthye Tarasit, Tahir Hoxha. Pastaj vijoi: "Ju ngjani djalë i dukur dhe i mënçur! Je racë e sërës sonë dhe nuk je si ata sojsëza që e mbajnë veten si komunistë!" Të dy, Tarasi dhe Besniku u ngritën në këmbë! Të dy i kishin kokat në tavan! Foli Tarasi: "Pse kështu mund të bëhet Shqipëria e Shqiptarëv­eë", pyeti. "Xha Tahir, nuk e kishim kështu!". Të gjitha u ngritën në këmbë por nuk ia dhanë dorën njëritjetr­it. Hysni Lepenica doli më parë se sa ata. "Taras, të thashë, se te shtëpia e rojas sonë të pret Hysni Lepenica. Ai ka kërkuar një takim kokë më kokë!", tha Besniku. Energjia e urrejtjes dukej sikur rrëfente shtegun, por siç e kishin provuar, ajo të nxirrte në qorrsokak. Besniku ndali. Roja e shoqëroi Tarasin tek një shtëpi tjetër. Hysni Lepenica, hyri pothuajse me vrap. Siç duket mezi e priste këtë takim.

"Enver, unë jam i pari që kam krijuar Çetën nacionalis­te që në nëntorin që shkoi. Jam Shqiponja!" Ai nuk iu gjegj, veçse po shfaqej shumë miqësor. Ndryshe me nacionalis­tët e tjerë në takim Hysni Lepenica*) kishte mbi shpinë një barrë veprash luftarake dhe patriotike, si rrallë të tjerët. I trandur nga humbjet që kishte pësuar, ai kishte vendosur që të bashkohej me Ballin Kombëtar, kur ishte shkëputur edhe nga idetë komuniste të grupit të Zjarrit dhe Arqeomarks­istët. "Hysni, ti e ke filluar udhën komuniste më parë se sa mua!", tha Tarasi.

"Ne jemi njohur së largu. Afër po të shoh se ke mbështetur besimin tek udha e greminës, kjo është puna jote! Hallall të qoftë! Por, do të më kujtosh! Kam dashur të të takoj vetëm për vetëm, se po ndjej një erë vdekjeje që po fryn nga vatha juaj. Po vrisni njëri tjetrin!", ia plasi ai atë që kish përgatitur për t'ia thënë." Nuk kam dëshirë që të flas me ju, me këtë gjuhë!", tha Tarasi. "Mirë atëherë, po ta them kështu përballë:" … mos e kruaj me Sadik Premten, ai është miku im dhe një nga komunistët e parë të Shqipërisë! Hiq dorë nga eleminimi i Xhepit! "Ky nuk ishte takim, por shkrepëtim­ë. Tarasi u kthye nga dera dhe doli në shkallën e natës. Hysni Lepenica qëndroi brenda. Në krahë të Besnikut, njeriu politik i komunistëv­e, po kërkonte me sy se ku ndodhej grazhdi i Kalit- njeri që ia kishte hipur para dy orësh, nën përkujdesj­en e Mehmet Shehut, po e priste me veshët ngritur. Tahir Hoxha, foli me zë të lartë: "Prisni, prisni edhe dy dekika se sapo ka mbërritur Nuredin Bej Vlora*) dhe e ka një fjalë me ju!".

Treshja komuniste, me një indiferenc­ë të theksuar nuk tregoi asnjë shqetësim, veçse vështruan njëri tjetrin. " Hysni, e kemi në listë Nuredin Beun për ta qëruar! ë", pyeti. "Po!", iu gjegj ai. "Por, pas arrestimit që iu bë Ali Bej Këlcyrës nuk është ndërmarrë asnjë hap tjetër.", iu gjegj. "A është ky, po i njëjti njeri që firmosi me Ali Beun Protokolli­n me gjeneralin Dalmazzoë", pyeti. Tjetri tundi kokën.

"Me kë kam nderin që të takohemë", u dëgjua. Nuk foli as Tarasi dhe as Besniku. Zëri i ngjirur i Luftëtar Bolenës që ishte në shoqërim të dy figurave të larta komuniste, u gjegj, duke ngritur një armë lart gjer, në tavan. "Bejlerët i pret pushka!", ranë plumbat e parë. Në derë u turrën një skuadër e armatosur. "Mos!", bëri shenjë Nuredin Beu. "S'kam asnjë kurjozitet në këtë mbarim takimi. Kjo që sapo thatë, është kryefjalë", foli Nuredin Beu. "A jemi në Luftëë", i doli zeri Tarasit, me një lloj sigurie të cilën nuk e kish patur më parë. Nuredin Vlora, me urtësi tinzare iu hodhi një shikim miqësor, i impresionu­ar nga pamja e Tarasit dhe u bë gati të fliste, por Besniku e ndërpreu. "Ne e mbaruam takimin", tha shkurt. "Po e çoni popullin e varfër drejt një tragjedie si kjo Luftë Botërore, aq të dhimbshme kur nën pushtimin e huaj, ju jeni gati të futeni në dy luftëra, në atë Civile dhe tjetrën Antifashis­te!", tha. "Ju jeni firmëtari me Gjeneralin Dalmazzo! Nuk keni punë me ne! Ju na keni shpallur Luftë!", tha Tarasi. "Pasuria bën luftën, kurse ju doni ta shuani këtë komb nga faqja e dheut! E di se jemi në pabarazi, kjo na mban gjallë të dy palëve, të pasurve dhe të varfërëve. Kjo botë nuk bëhet pa nënështrim­in!", e zgjati ai. "Me ju mund të llafoset vetëm pushka!", përsëriti Luftar Bolena! Ata u larguan.

 ?? ??
 ?? ?? Hysni Lepenica
Hysni Lepenica

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania