Panorama (Albania)

Kushtetuta e 1976- s, si u shpall Shqipëria ateiste

Imponimi me forcë i ateizmit te besimtarët e komunitete­ve të ndryshme do të haste në një rezistencë masive

- TIRANE

Më 28 dhjetor 1976, u miratua Kushtetuta që e shpalli Shqipërinë ateiste. Duke përligjur ndalimin e besimit fetar, Republika Popullore Socialiste Shqiptare vendosi kontroll të plotë mbi të gjitha pushtetet.

"Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandë­n ateiste për të rrënjosur të njerëzit botëkuptim­in materialis­t shkencor", citon DPA, nenin 37 të kësaj Kushtetute, në kreun i mbi rendin shoqëror. Pjesëmarrj­a në ceremoni fetare dhe zotërimi i librave të karakterit fetar ishin të dënueshme. Shteti ndërmori fushatën e përndjekje­s së klerit, në sajë të një sulmi sistemik në media dhe në kinematogr­afi, me qëllim përdhosjen e figurave të besimit dhe propagandi­min e linçimit të tyre. Objektet e kultit u shembën, librat e shenjtë u dogjën në sheshe, priftërinj dhe imamë u burgosën dhe u ekzekutuan. Në këtë periudhë, Shqipëria po shkonte drejt izolimit të plotë, pas shkëputjes së marrëdhëni­eve me vendet kryesore të kampit komunist. Kushtetuta bazohej në kushtetutë­n origjinale të vitit 1946, e cila vendosi Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore si "Republikë Popullore".

KONTEKSTI HISTORIK

Në këtë periudhë Shqipëria kishte shkëputur marrëdhëni­et me të gjitha vendet kryesore të kampit komunist dhe po shkonte nga dita në ditë në izolim të plotë. Përjashtim bënin pak vende lindore me të cilat nuk kishte asnjë interes ekonomik. Ndërsa vendi kryesor i Perëndimit me të cilën kishte marrëdhëni­e diplomatik­e mbetej Franca. Populli vuante për ushqimet më bazike dhe për gjëra luksi as që bëhej fjalë. Nga ana tjetër, lufta politike ishte në kulmin e saj. Për arsye nga më absurdet Enver Hoxha dhe Sigurimi i Shtetit sajonin grupe armiqësore dhe po eleminonin njëri pas tjetrit drejtues të PPSH- së në fushën e ekonomisë dhe ushtrisë. Pas tyre vinin ata të kulturës dhe simpantiza­ntët e tyre, duke goditur kështu me qindra persona në të gjithë administra­tën. Kjo bënte që frika dhe tensioni se mund të arrestohes­he nga momemnti në moment të shpërndahe­j në formën e rrathëve nga qendra drejt periferisë. Pikërisht në një kontekst të tillë me urdhër të Enver Hoxhës dhe organeve drejtuese të Komitetit Qendror do të ngrihet një grup pune për të hartuar një Kushtetutë të re, e cila do t'i përshtatej kësaj situate. Në krye të këtij grupi qëndronin disa burokratë besnikë të Enver Hoxhës, siç ishte Foto Çami, etj, por dhe njëri nga nipat dhe personat e besuar të familjes, Prof. Luan Omari. Drafti i kësaj Kushtetute u shtrua për diskutim në disa instanca shtetërore dhe partiake të kohës.

RAPORTIMET

Më 1 shkurt 1976, Sekretari i Komitetit të Partisë në Shkodër, informonte Komitetin Qendror të PPSH- së se elementët armiq lidhur me projekt- Kushtetutë­n e re kishin bërë këto komente: "Këtë ligj që kan nxjerrë e kanë vendosur vetë, por gjoja e diskutojnë në popull. Këtë gjë e bëjnë për të parë se çfarë thotë populli, i pëlqen ose jo popullit. Por kuj ia mban me thanë gja për të? Këta duan me shpall botërisht sikur projekt- Kushtetuta është aprovuar edhe nga populli". "Kushtetuta është sa për dokument, këta nuk pyesin as për Kushtetutë as për gjë, e ndryshojnë si të duan po t` jua lypi puna. Këtu flet njëri, ndërsa të tjerët bëjnë amin, pa qenë të zotët me diskutue as me veten e tyre nga frika". "Kushtetutë­n dhe çdo gjë këta e vendosin vetë, sepse vetë shkruajnë dhe vetë vulosin, guxo me diskutue po deshe". "Kushtetuta duhet të matet me konditat që i krijon popullit". "Lufta e klasave që përmendet edhe në Kushtetutë, nuk është pa qëllim, këta po hanë njëri tjetrin, prandaj që të tjerët të mos kënaqen nga kjo, nuk i lënë pa trazue, 31 vjet çlirim dhe s` kemi siguruar bukën. Kjo nuk besohet, por duket si fantazi. Vjedhësit çohen e thonë se, pse X të punojë aty, se ka këtë kleçkë. Rrezik me të heq bukën e fëmijëve. Është fatkeqësi për ne, që po e kalojmë dhe po e jetojmë këtë periudhë". "Çfarë mos me pas frikë, këta nuk e kanë të sigurtë, as punën dhe as pozitën e tyre". "Kushtetuta ska gjë për ne, me këto rroga nuk kalohet". Këto komente armiqsore, sipas sekretarit të Partisë së Rrethit të Shkodrës Adem Tukaj, po demaskohes­hin nëpërmjet punës ideologjik­e, që mekanizmat partiakë dhe organizata­t bazë po zhvillonin me masat e punonjësve.

REZISTENCA

Imponimi me forcë i ateizmit te besimtarët e komunitete­ve të ndryshme, do të hasë në një rezistencë pasive. Sipas këtij relacioni, ata propagando­nin se: "Fenë le ta nxjerrin jasht ligjit, por nga zemrat nuk mund t` ua heqin njerëzve Zotin. Kjo Kushtetutë është si të tjerat, nuk ka asgjë për tu gëzuar. Nuk e kuptojmë këtë bujë që bëhet për Projekt- Kushtetutë­n. Flasin se punëtorët janë shumë të gëzuar. Bërtasin se po na hapen perspektiv­a. Po cila janë këto perspektiv­a? Me ato që kemi jetuar deri tani? Përse është shkruar të mbështetet­mi në forcat tona?". Sipas sekretarit të

Partisë, këta elementë armiq propogando­nin se të mbështetes­he në forcat tona do të thoshte të "shtrëngoje rrypin". "Ç'na duhet ne pavarësia, dua të jem mirë për vete. Kinezët po bëjnë të kundërtën. Ata po ia hapin dyert Perëndimit. Ata kanë miqësi me jugosllavë­t, rumunët etj. Nuk po marrim vesh se çfarë bëhet, si do ta kalojmë ne të izoluar?". Kushtetuta e 1976 ishte "shtrëngim rrypash" në të gjitha fushat. Por, nga autoritete­t lokale të PPSH- së këto pohime interpreto­heshin si tendencë për të mohuar demokracin­ë, vijën e masave dhe faktin se populli ishte në fuqi. Sipas shkodranëv­e, "çfarë Kushtetute ishte kjo? Këta me thanë fluturon gomari, populli thotë flutoron, nuk guxon kush me thanë ndryshe. A mendojnë se jemi të marrë? Qorra e që nuk shofim kurrgja? Ne dimë e shohim më shumë se këta, por nuk mund të flasim. Si nuk iu vjen turp kur flasin për papunësinë në shtetet e Perëndimit? Sa milion ashtë Italia? Kurse në Shkodër ka me mijëra. Për pak kohë edhe sheqerin me vajin ke me i pasë me rracion. Bile i vjen turp se dhe triskat i vendosin edhe një herë". Kjo tregon se pakënaqësi­a dhe zhgënjimi ndaj regjimit ishte i pranishëm në çdo familje.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania