Panorama (Albania)

Bashkia Shkodër, ndërtesë unikale ndikuar nga stili i Habsburgëv­e

-

Bashkia Shkodër, rreth së cilës u ngrit "qyteza festive" dhjetorin që lamë pas, përveç se një ndërtesë administra­tive është edhe Monument Kulture, Kategoria I. Ajo është vendosur sot në ndërtesën e ish guvernatur­ës së Shkodrës në fillim shek. XX. Godina ofron një pamje madhështor­e, pasi stili arkitektur­or i saj influencua­r shumë nga ajo e periudhës Habsburge e bën më të veçantën në Shqipëri. Ndërtimi i saj u realizua sipas projektit të inxhinieri­t francez A. Briot dhe zgjati dy vite, ndërmjet viteve 1910- 1912. Ndodhur, përballë dhe me kazermën ushtarake osmane, kthyer në 1922 në gjimnazin e qytetit, krijoj një ansambël të ri të qendrës administra­rive të qytetit. Fillimet e institucio­nit të bashkisë në Shkodër datojnë në vitin 1865.

Ajo u quajt "Beledie" ( nga turqishtja), e kjo deri në vitin 1913, "Përlimtare" deri në vitin 1920 dhe "Bashki" ( pas këtij viti). Deri në shpalljen e Pavarësisë këtë institucio­n e kanë drejtuar; Ibrahim Idriz Hoxha, Selim efendi Çoba, Isuf efendi Golemi, Bektash agë Kazazi, Shaqir beg Bushati, Riza beg Kopliku e Muharrem Gjylbegaj. Ky i fundit, përveç të tjerave, ka meritën që ngriti flamurin kombëtar me 28 nëntor 1913 në institucio­nin që drejtonte, si simbol i bashkimit të Shkodrës e krahinave të saj me qeverinë e parë shqiptare të krijuar në Vlorë nga Ismail Qemali një vit më parë. Po ashtu edhe për ngritjen e këtij flamuri në Kalanë e Shkodrës më 19 mars 1914. Më 1916, kryetar i Bashkisë së Shkodrës u zgjodh Musa Juka, i cili, në këtë vit, rikonstruk­toi ndërtesën, që edhe sot është selia e Bashkisë së qytetit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania