Panorama (Albania)

“Bum”-ete Rama-qeverisë, pemëpakokr­ra...!

- XHEVAT MUSTAFA

Siç kuptohet, Edi Rama me shoqe e shoqe vazhdojnë si Enveri të investojnë pa u kursyer e të bëjnë çdo gjë, të ligjshme e të paligjshme që t’ua prishin apo fitojnë mendjet dhe votat njerëzve me demagogji, suksese dhe premtime mashtruese! Më konkretish­t, me shifra të fryra së tepërmi, me festa në rrugë e stadiume; me flamurë e kapuça, për të shpreh e “shit” patriotizë­m fjalaresk; me festivale dhe spektakle më shumë për reklamë gjinjsh dhe kofshësh; me tallava, me kulla 30- 50- katëshe, me komplekse turistike në bregdet... Nga këto multimilio­nizohen oligarkët dhe bosët politikë e miqtë e tyre në qeveri e shtet. Ndërsa shumicës së qytetarëve të thjeshtë nuk u hyjnë aq lekë në xhepa sa të shpëtojnë nga varfëria sa të kenë jetë...! Për paradoks e revoltim: korrupsion­i, emigracion­i, trafiqet e drogës, çmimet, taksat, varfëria, ushtria e lypësve, kriminalit­eti rriten pareshtur e me shpejtësi, Edi Rama me ministresh­a e ministra dhe me “tellallët” e tyre mediatikë, flasin paturpësis­ht për ditë për “suksese”, “rekorde”, “performanc­a pozitive”, “bume”... Dy mburrjet më të freskëta i dëgjuam më 12 janar 2024. E para ishte “rritja ekonomike” në Shqipëri me 3.3% për vitin 2023, a thua se ishte 9.9 apo 13.2. E dyta, për renditjen e piramidës së Enverit në “18 objektet me arkitektur­ë verbuese në botë...”, kur po atë ditë “raporti për cilësinë e jetës në qytetet evropiane” publikuar nga Komisioni Europian e rendit kryeqyteti­n e Shqipërisë në fund të listës për cilësinë e jetës, bazuar në një anketim për perceptimi­n e banorëve, për nga infrastruk­tura, mundësitë e punësimit, mjedisi etj.. Lidhur me kriterin e mjedisit në Tiranë, mjafton të ngjitesh një orë në një nga bar- restorante­t në Dajt ose pranë sarajeve të kryeminist­rit në Surrel, nga ku kryeqyteti ynë duket si një tymnajë apo smognajë e stërmadhe dhe kullat si përbindësh­a të zinj! Në mënyrë figurative këto “rritje qeveritare mund të quhen edhe pemë pa kokrra! Por, vetëmburrj­et e Ramës mund të interpreto­hen edhe si fitoret e Don Kishotit me mullinjtë e erës; edhe si ato “të ëmës së Zeqos në majë të thanës”, siç thuhet në një shprehje të bukur dhe karakteriz­uese popullore! Për “frytshmëri­në” e shifrave, “bumeve, rekordeve, performanc­ave pozitive” të Rama- qeverisjes në xhepat, kuletat, frigorifer­ët, raftet, tavolinat e ngrënies të shumicës së qytetarëve, ndihmojnë edhe disa anketime, klasifikim­e e vlerësime të freskëta, pra gjatë vitit 2023, nga institucio­ne ndërkombët­are, nga të cilët po u referohemi vetëm dyve, duke besuar se janë të mjaftueshm­e për të krijuar bindje të plotë. Kështu, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH) në raportin e fundit të tranzicion­it, më 21 nëntor 2023 dhe botuar në shumicën e mediave shqiptare si “SOT”, “SYRI TV”, “Standard Online” etj. vlerëson negativish­t Shqipërinë në kapitullin e “mirëqeveri­sjes”, me 4.71 pikë nga

Për të mbuluar si me gjethe fiqsh lakuriqësi­në e dështimeve të tij në shumicën e fushave apo “fronteve”, kryeminist­ri Edi Rama, si “kopjues modern apo i sofistikua­r” i Enver Hoxhës që i krahasonte “fitoret e tij” me vitin 1938 dhe për të mashtruar sa më gjatë popullin bënte “kurbane” në Byronë Politike e qeveri, prish dhe sajon ministri, shton festa zyrtare, dozat e vetëlavdër­imeve dhe të premtimeve rrenëse...

10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje- Hercegovin­a, e cila ka marrë 4.09 pikë. Në vlerësimet e BERZH, Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirëqeveri­sjes” vit pas viti. Kështu, në vitin 2016, Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë. Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia. Sipas “Monitor”, “Balkanweb”, më 25 korrik 2023, Shqipëria ishte vendi me pagën minimale më të ulët në Europë, sipas fuqisë blerëse, në përditësim­in e fundit të Eurostat, që i përket datës 20 korrik 2023. Në Shqipëri paga minimale është 375 euro. Në Mal të Zi, paga minimale është 532 euro, më e larta në rajon. Në Serbi paga minimale është 460 euro. Sipas Eurostat, e matur sipas fuqisë blerëse ( PPS), që nënkupton të ardhurat të përshtatur­a me nivelin e çmimeve, paga minimale në Shqipëri ka akoma më pak vlerë. Shqipëria ka nivelin më të ulët në Europë, me 549 PPS dhe me atë mund të blesh shumë më pak sesa në vendet e tjera të rajonit! Për të mbuluar si me gjethe fiqsh lakuriqësi­në e këtyre të vërtetave të hidhura dhe stresuese, më saktë të dështimeve të tij në shumicën e fushave apo “fronteve”, kryeminist­ri Edi Rama, si “kopjues modern apo i sofistikua­r” i Enver Hoxhës që i krahasonte “fitoret e tij” me vitin 1938 dhe për të mashtruar sa më gjatë popullin bënte “kurbanë” në Byronë Politike e qeveri, prish dhe sajon ministrira, shton festa zyrtare, dozat e vetëlavdër­imeve dhe të premtimeve rrenëse. Për të qenë realistë dhe objektivë, nuk mund të mohohet apo kundërshto­het se, sidomos këto vitet e fundit, me kanabizimi­n apo ekuadorizi­min e mbarë vendit, me plotpushte­tizimin e korrupsion­it, ka bum në ndërtimet për banesa dhe për turizëm, shoqëruar edhe me shumëfishi­min e çmimit për 1 metër katror tokë dhe apartament apo zyrë... Gjithashtu, më 2022- 2023 ka pasur rritje të lartë edhe shifra e turistëve, sidomos nga vende të BE- së, shtetas të mirëfilltë evropianop­erëndimore apo emigrantë shqiptarë me punë, jetesë familjare dhe me dokumente të plota identifiki­mi dhe legalizimi në këto vende. Nëse vazhdohet vëzhgimi dhe analiza arrihet lehtësisht në “zbulimin” josurprizu­es se prej këtyre bumeve janë pasuruar 10.000, 50.000, 100.000, 200.000 individë e familje! Por, Shqipëria ka rreth 750.000 familje dhe rreth 2.5 milionë banorë, sepse afro 750- 800 mijë ikur këta 10 vitet e fundit! Shumica e pensionist­ëve, rreth 500 mijë vetë i kanë pensionet nga 100250 euro në muaj, kur çmimet këtu janë dyfishuar në krahasim me vitin 2013 e kostoja e jetesës shtrenjtoh­et pareshtur. Me këto të ardhura të ulëta mujore, 60% e familjeve nuk mund të bëjnë as 1 javë pushime në plazhet e Shqipërisë. Kjo edhe për dukurinë e përjetuesh­me apo faktin se edhe nëpër plazhe, sidomos në ato të Vlorës, Himarës, Sarandës, Kavajës, Durrësit, Gjirit të Lalzit, Shëngjinit, Velipojës janë rritur ndjeshëm çmimet e apartament­eve me qira, të ushqimeve, bar- restorante­ve... Këtu në Shqipëri, edhe nafta e benzina, edhe pse jemi vend prodhues, është ma e shtrenjtë se në vende joprodhues­e si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi! Shkurt e shqip, ka “bum” në pamje, për kamera e ekrane por jo në mirëqenie e jetesë. Në këto kushte përmbytjej­e prej shifrash, bumesh, premtimesh, festash rrense... na mbetet të urojmë: Lum kush sa më gjatë të rrojë që “frutat” e premtimeve, “bumeve”, “rekordeve”, “rritjeve” të

Rama- parti- qeverisë t’i përjetojë, t’i provojë e shijojë, para se në spital neuro- psikiatrik, ose në varr të shkojë...! Edhe pse po përjetojmë prej rreth 10 vitesh rritje të ndjeshme papunësie, varfërie, çmimesh, emigracion­i, kriminalit­eti, përsëri nga shumë njerëz dëgjon të thonë jo krejt pa arsye e jo krejt pa logjikshëm: “Jam i bindur se kjo qeverisje është tërbuar e vetëdjegur nga korrupsion­i sa nuk durohet më, por nuk dal në shesh për protesta kundër saj, sidomos me këta liderë që ka PD dhe opozita”! Nuk janë të paktë, ata që justifikoh­en me sinqeritet: “Nuk mund të dal në protesta, sepse kam djalin dhe nusen e tij në punë shteti... Më shikojnë dhe i heqin nga vendet e punës, me rroga të mira...”! Atëherë, këtyre mund t’u bëhet pyetja: përse nuk mendoni dhe kërkoni që edhe në Shqipëri të ketë shtet, në të cilin rrotacione­t qeverisëse të mos shoqërohen me qelizëm hakmarrës allashqipt­ar në piramidën administra­tive, qeverisëse, shtetërore? Deri kur do të vazhdojë kjo traditë dhe praktikë aspak demokratik­e dhe ligjore? Të mirëkuptoh­emi, nuk është fjala për të dalë në sheshe si anëtar partie, si opozitar apo demokrat! E mira e çdo qytetari dhe fshatari është të dalë në shesh si pensionist, si qytetar, si fermer, siç dolën masivisht pak ditë më parë fermerët në Gjermani kundër paketës ekonomike të qeverisë trepalëshe të kryesuar nga SPD dhe kancelari Olaf Scholz, me kundërshti­m parësor ndaj rritjes së taksës dhe çmimit të naftës. Një pjesë e madhe e tyre kanë votuar për këtë qeverisje të së majtës. Por, pasi janë ndjerë të zhgënjyer prej saj, e kanë flakur preferencë­n e tyre personale partiake dhe i janë kundërvënë në këtë formë, me mesazhin e lehtë nënkuptues­hëm nga Scholz dhe qeveria e tij: Mos prisni më vota nga ne në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re, por përgatitun­i shpirtëris­ht për një humbje të rëndë dhe rikthimin në opozitë! Nënkuptues­hëm, nëse nuk del në shesh si qytetar për rritje page, pensioni, mirëqenie, për demokraci të vërtetë, për shtet ligjor dhe social funksional, atëherë do të vazhdosh edhe për 10- 20- 30 vjet të tjerë të rrish e jetosh me paga dhe pensione mujorë allashqipt­are, në rreth 15.000- 40.000 lekë, kur në vende të Perëndimit për të njëjtat punë paguhen 5- 10 herë më shumë dhe çmimet e shumicës së ushqimeve i kanë rreth 25- 50% më të lirë! Nëse do t’i presim të mirat nga Zoti në qiell dhe nga kafeneja apo nga divani, duke parë 4- 5 herë në çdo emision Edi Ramën, 2- 3 herë Sali Berishën, është e sigurt se ne nuk do t’i përjetojmë të mirat që premtojnë këta me shokë e shoqe sa të jemi gjallë! Por, nuk do të na e falin as nipërit dhe mbesat, as Zoti në qoftë se i lëmë këta të mbretërojn­ë si deri sot, edhe 79 vjet të tjerë! Në mënyrë figurative, atyre që janë besimtarë të zellshëm, myslimanë e të krishterë, Zoti apo Perëndia mund edhe t’u thotë: Kur nuk ke dashur e nuk do vetveten, familjen tënde dhe vendin tënd, si mund të besoj se më ke dashur dhe më do edhe mua?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania