Panorama (Albania)

Traktatii Fshehtëivl­orës

- ROMEO GURAKUQI

Marrëdhëni­et e Shqipërisë me Italinë janë parësore, për arsye historike, strategjik­e, ekonomike dhe kulturore. Në 46 vitet e diktaturës, ky vend ishte dritarja e shpresës, zëri i lirisë, toka ku strehohej desidenca jonë më e ndriçuar, ndërsa për 33 vitet e tranzicion­it, Italia u shërbeu shqiptarëv­e si mikpritësj­a e jashtëzako­nshme. Gati 1 milion shqiptarë u janë bashkëngji­tur “gjakut tonë të shprishur” dhe jetojnë si shtetas të denjë dhe të lirë të Republikës Italiane, qytetarë të Europës. Sikur Shqipëria e këtyre 33 viteve të kishte pasur Kastriotas, Ismailistë, Konicianë, Fishtianë, Prishtinás­ë dhe Koliqianë në politikëbë­rjen e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Italia do të kishte qenë shtylla e referencës për përparimin europianiz­ues të vendit. Fatkeqësis­ht, endjet e paarsyeshm­e drejt askundit, interesat e padukshme e kanë lëvizur boshtin strategjik shtetit, në atë masë, sa ende konsideroh­emi një shtet joserioz, me “adoleshenc­ë” të zgjatur dhe trup të cepuar. Shqipëria tranzicion­iste nuk ka ditur asnjëherë të lexojë me ekspertizë­n e nevojshme historinë e politikës së jashtme italiane. Në agimin e pavarësimi­t të Shqipërisë, Italia ishte mbrojtësja e Shqipërisë nga pikëpamja gjeografik­e, ekonomike dhe kulturore, duke përforcuar ndërkombët­arisht pozicionin e shtetit protektor, themeluesi­t të jashtëm të shtetit shqiptar, Perandoris­ë Austro- Hungareze. 14 muaj më vonë, në gushtin 1914, i njëjti partizan i independen­cës, ministri i Jashtëm San Giuliano, për interesa kompensues­e gjetkë, bëri gabimin e ofertimit tërësor të territorit shtetëror shqiptar, si plaçkë ndarjeje në tavolinën e Antantës, që as Sonnino, ministri vijues, nuk do të mundte ta ndryshonte dot. Salandra dhe Sonnino do të “nënshkruaj­në” më 26 prill 1915, në dem të interesave shtetërore dhe kombëtare të një Shqipërie mjaft të brishtë, që jetonte vetëm në kujtimin e pjesëve më të ftilluara të nacionit, duke bashkuar padenjësis­ht qëndrimin e Italisë me interesat e ndarjes së tokës arbnore me Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë. Pas Luftës së Parë Botërore qëndrimi i të njëjtëve politikanë e diplomatë fitimtarë italianë ( Orlando, Nitti, Tittoni) është lëkundur në mes politikës që solli në nxitjen dhe nënshkrimi­n e Traktatit të Fshehte të Londrës deri në rinjohjen e shtetit shqiptar më 9 nëntor 1921, me “gozhdën” e pozicionit mbikëqyrës të Italisë, që u përdor si “shpjegim legjitim”, me mjaft efikasitet, nga klika fashiste e drejtuar nga Musolini dhe Konti Çiano, shërbëtorë­t e tyre, Françesko Jakomoni, Giovanni Giro, Piero Parini, Salvatore Meloni, një numër njerëzish të pandreqshë­m, për pushtimin, shfrytëzim­in dhe vjedhjen e Shqipërisë së ngratë, nga 7 prilli 1939 deri më 9 shtator 1943. Megjithatë, edhe në këtë kohë të dekadës së dytë dhe fillimit të tretës të shekullit XX kanë spikatur politikanë italianë që kanë treguar realizëm, dashamirës­i ndaj interesave të vërteta të Shqipërisë, mes të cilëve duhet të dallojmë Gioviani Giolitti- n: në vitin 1915, ai bëri çmos të bllokonte përpjekjen e Salandra- s për të bërë marrëveshj­e të fshehtë me Antantën në dëm të Shqipërise dhe pas Luftës së Madhe, të korrigjojë politikat e Nitti- t, politiken aspak miqësore të Orlandos dhe të shfuqizojë Traktatin Tittoni- Venizellos, që lejonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ishte ai që mori vendimin për tërheqjen nga Vlora në vitin 1920, por që u sabotua nga qarqet militarist­e, të cilat çuan më pas në përplasje, në Luftën e Vlorës. Italia ka shërbyer pas Luftës së Dytë Botërore si dritarja e shpresës për qytetarët shqiptarë të burgosur në “Kampin e Madh të Përqendrim­it Komunist” dhe në momentin e parë të hapjes së përdhunshm­e të dritares ringjallës­e, në vitin 1991, ky vend shërbeu si “platforma e parë e lirisë”, e cila priti dhe vazhdon të presë, qindra mijëra shqiptarë, që kërkojnë pambarimis­ht, një jetë më të mirë, por edhe dinjitet dhe barazi në trajtim. Një numër i madh kryeminist­rash të vendit fqinj dhe mik kanë treguar në bashkëkohë­si, gjithë vullnetin e tyre për një kujdes të veçantë ndaj Shqipërisë, që edhe në tranzicion­in që nuk po mbaron kurrë, lëvizte e paorientua­r strategjik­isht, me frekuenca të çrregullta, jologjike dhe përkundrej­t dëshirës popullore për ta bërë vendin si e gjithë Europa. Kryeminist­rat An

Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e për pezullimin e marrëveshj­es së fshehtë, shërbeu për krijimin e një pauze reflektimi. Ndërkohë, ndalja e përkohshme e dhjetorit nuk do të ketë asnjë rëndësi në qoftë se në vendimin e javës në vijim, kjo gjykatë nuk do të gjejë forcën karakteria­le dhe profesiona­le t’i qëndrojë betimit mbi Kushtetutë, t’i shërbejë stabilitet­it të Republikës, garantimit të sovranitet­it shtetërore, paqes sociale dhe së ardhmes së nacionit tonë shumëvuajt­ur.

dreotti, Amato, Ciampi, Prodi, Berlusconi, Renzi, Conte e Draghi gëzojnë nderimin e qytetarëve shqiptarë për ndihmën e pakursyer të dhënë nga Italia në Shqipëri, në aspektin asistencia­l, pavarësish­t se ato nuk arritën asnjëherë të njohin aspiratën tonë për qytetari europiane, respektin tonë të sinqertë e dinjitoz ndaj Italisë, në mënyrë që të aprovonin një legjislaci­on të posaçëm për trajtim të barabartë të shtetasve shqiptarë me europianët e tjerë, nisur nga arsyet historike, “borxhit të vjetër”, faktit që Adriatiku ka ndërtuar në shekuj një bashkësi kulturore, politike dhe të rezistencë­s së përbashkët për shekuj me radhë në Ulqin, Shkodër, Lezhë, Shëngjin, Rodon, Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Për të ardhur te Marrëveshj­a e Fshehtë e imponuar, perceptimi im është pabesisht, ndaj Shqipërisë qytetare dhe të emancipuar, nga zonja Meloni, më 15 gusht 2023, që u shpërfaq në publik papritmas në Romë, me 6 nëntor 2023. Askush nga organet që mbrojnë shtetin, sigurinë nacionale, nuk ngre pyetjen: Si mund të negociohet sovranitet­i shtetëror jashtë protokolle­ve qeveritare, zyrave shtetërore, larg nga tagret e organit sovran dhe fshehtas opinionit publik, që duhet të ketë transparen­cë në çdo çast?! Shqipëria e varfër, e mjerë, e korruptuar, e shpopullua­r, e denatyrali­zuar, pa rini, projektohe­t përulësish­t nga dikush, si trampolinë shpëtimi për ekipin aktual qeveritar italian, që shpalos gjithë mungesën e fisnikëris­ë dhe ecën përkundrej­t trashëgimi­së politike të lënë nga Berluskoni, për kujdes të posaçëm ndaj vendit të “Shqiponjav­e të Shpërndara”. Dhe në këtë Shqipëri, sërish zgjidhen dy pista të vetme, për themelimin e dy kampeve gjigante dhe të pangjashme për asnjë vend tjetër europian mikpritës: San Giovani di Medua dhe Sapa. Le të bëjmë të qartë disa elemente: Ne shqiptarët jemi një popull që kemi krijuar emigracion­in më të madh të mundshëm në këto 33 vite të rënies së regjimit diktatoria­l, me mbi 60% të popullsisë së ikur nga vendi. Për rrjedhojë, duke qenë të tillë në plagët tona komunitare, ne, parimisht jemi për një kujdes të posaçëm ndaj të drejtave të njerëzve që kërkojnë një jetë më të mirë. Në parim, integrimi i Shqipërisë në mbështetje­n e vendeve europianë në përballimi­n e valëve emigrative, nuk ka ndonjë gjë për t’u kritikuar. Mirëpo, në qoftë se angazhimi proporcion­al, i shpërndarë drejt në territorin shtetëror, është një vepër e arsyeshme, e drejtë, humane, me tregues të qartë të mikpritjes sonë tradiciona­le, një angazhim brenda mundësive në veprimtari­në e përkrahjes sociale, shndërrimi i një Bashkie të vetme, dy vendbanime­ve të përfshira në Dioqezat e Lezhës dhe Sapës, dy zonave të boshatisur­a dhe të pastruara egërsisht nga regjimet post- komuniste prej vendësve arbnorë, në kampe të posaçme dhe unike në Shqipëri, të pritjes, të grumbullim­it dhe të strehimit të një numri të pamatë refugjatës­h ( 39000 refugjatë në vit), masë njerëzore e pamundur për t’u komanduar dhe menaxhuar edhe nga vende me siguri publike të garantuar, me rend publik dhe sundim të ligjit, është një diçka krejt tjetër, që mund të konsideroh­et pa ngurrim, si e paarsyeshm­e, që shkon përkundër interesit komunitar e sigurisë kombëtare, përkundër të drejtave komunitare që edhe kështu janë të mangëta, kundër interesave të ruajtjes së stabilitet­it ndërkomuni­tar të përcaktuar nga konventat kushtetues­e themelvënë­se të shtetit shqiptar, dhe në fund fare, qartazi një vendimmarr­je e papërgjegj­shme, e qëllimshme rrënimtare. Caktimi i njëanshëm dhe përkundër rregullave demokratik­e të vendimmarr­jeve të konsultuar­a demokratik­isht me komuniteti­n ( me anë të referendum­it), i një zone të vetme hyrëse dhe pritëse brenda 28000 km2, orientimi drejt zonës më të varfër të Shqipërisë, më me pak investime publike në vend, nga qeveritë postkomuni­ste, targetimi për të dytën herë i Shëngjinit si porti i hyrjes së “boat people”, vendimmarr­ja për ndërtimin e kampit gjigant të refugjatëv­e në Zadrimë, mu në brinjë të vendit të mbledhjes së Kuvendit të Arbrit, në lëndinat e Famullisë së Kuklit, Muzeut të Ndre Mjedës, në një zonë që sapo ka filluar të zhvillojë turizmin, është i paligjshëm nga pikëpamja procedural­e demokratik­e, shkon përkundër parimit themelor të vendimmarr­jes që imponon shpërndarj­e proporcion­ale dhe të drejtë në vend të barrëve të treta që duhet të mbajë shteti. Pyetja qe na lind vetvetiu është kjo: A do të ishte më e arsyeshme që edhe portet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe skela të tjera të shërbenin barabar me Shëngjinin për të pritur një numër të arsyeshëm refugjatës­h për Shqipërinë, por kurrë atë të vendosur nga dy kryeminist­rat në shtëpitë e pushimit në Vlorë? Që edhe zonat me fusha të pamata në qendër të vendit të ishin në planin e “arsyeshëm” të të dyja qeverive?! Zonja Meloni e di se nuk mund ta impononte një vendim të tillë për këto anë, jo vetëm se do të gjente kundërshti­në e vendit fqinj jugor, që është shumë i vëmendshëm ndaj çdo cenimi të ekuilibrav­e kulturorë dhe të drejtave të ato anë, por edhe për shkak të interesit që oligarkia aktuale financiare sunduese në Shqipëri ka në Jug, për shkak të investimev­e që kanë derdhur mbi turizmin, të ngrirjes në një numër të madh “investimes­h strategjik­e” të parave të ardhura nga jashtë në rrugë të panjohura nga oligarkët e fondeve publike dhe krimi i organizuar. Ajo ka zgjedhur/ pranuar me oportunizë­m përfitues, një rajon pa protektor ( Italia do të duhej të ishte protektorj­a, meqë ra fjala, por ajo ka hequr edhe konsullatë­n e saj shekullore nga Shkodra) dhe të boshatisur tinëzisht, enkas nga popullsia vendease, një hapësirë ku është kryer pa u ndalur në këto 33 vite, pastrim i heshtur kulturor, me një mijë mënyra privuese nga gëzimi i shërbimeve të një shoqërie demokratik­e. Regjistrue­sit e censit besoj janë ende të shtangur nga katastrofa demografik­e në Shkodër, Malësi, Nënshkodër, Zadrimë etj.. Atë e shohin dhe e ndjejnë të gjithë veç entuziastë­ve të dekoreve dhe cirqeve marramendë­s. Dikush mund të më kundërshto­jë me shembujt e vendeve të tjera europiane që presin pandërprer­ë emigracion. Mirëpo Shqipëria nuk është e tillë, në asnjë aspekt. Ky vend nuk ka një klasë të mesme pronare në nuklin themelor të shoqërisë të stabilizua­r prej shekujsh dhe dekadash pararendës­e, të cilës nuk mund t’ia cenojë jetën e vet të stabilizua­r, emigracion­i i ri. Aq më pak ekziston kjo shoqëri e qëndrueshm­e dhe solide në Shqipërinë e Veriut. Në një shoqëri të varfër masivisht, me familje të tëra të larguara, me një brez të ri të ikur në total, në një territor të boshatisur, me shkolla që mbyllen në rënie kaskadë, por që shpresa e rikthimit të një dite të mirë, e rindërtimi­t të jetës në atdhe ende nuk është shuar, nuk mund të sjellësh dhe të ngulësh një popullsi tjetër. Kjo është baraz me pastrim etnik, me vdekje përfundimt­are të shpresës së ringjallje­s, me fikje të një tradite, që nuk ka guxuar të bëjë askush deri më sot, asnjë sundues i huaj, veç zjarrvënës­ve të vendit prej vesit, kureshtjes dhe inatit. Për fat të keq, kësaj radhe, e ndërlidhur në këtë dramë ndaj Shqipërisë Veriperënd­imore, është ekzekutivi i Republikës Italiane, gjegjësish­t qeveria e saj e drejtuar nga zonja Meloni, që do të duhej të kishte për detyrë të mbronte të drejtat e popullsisë së mbetur, porse përndryshe po ushqen me një alibi perfekte rrënimin dhe dëbimin e pjesës së fundit të popullsisë së mbetur në Veri. Dhe ky cinizëm pa kufi i saj në implementi­min e beftë dhe të shpejtë të një plani të hartuar fshehurazi muaj më parë do të rëndojë fatalisht mbi ne. Po ashtu, dua të kujtoj, se vendet europiane mikpritëse dallohen për standarde shumë të larta të sigurisë publike, ndërkohë Shqipëria është një vend me rend publik të dërrmuar, organe ligjzbatue­se me korrupsion galopant, me një trafik të qenieve njerëzore të pandalur, me organizata kriminale që operojnë lirshëm në territor. Dhe pikërisht këtu, në hapësirën me kontroll më të dobët të ligjit, tentohet të sillet “lëndë të parë” për trafikime të reja. Kjo do të thotë mbajtje permanente të turbulencë­s, nënzhvilli­mit dhe shkatërrim­it edhe të atyre pak përparimev­e që janë bërë në fushën e turizmit në këto vite. Ky plan po tentohet të zbatohet në një kohë kur vendi nuk ka opozitë për shkaqe të ditura, ndërsa vetë partia drejtuese e vendit nuk ka asnjë lloj strukture ekspertize dhe oponencë konstrukti­ve. Heronjtë zhurmëmëdh­enj e kanë shurdhuar deri më sot arsyen njerëzore dhe politike, kanë ndërtuar frikën ndëshkimor­e në sistem, para së gjithësh për kryebashki­akët dhe deputetët socialistë. Çfarë fatkeqësie është “të të rrahin dhe të fyejnë me mikrofon në dorë” dhe të mos jesh në gjendje të ngresh zërin për qytetarët që të kanë zgjedhur për t’i shërbyer dhe jo për t’i shtrënguar me dëbim?! Veprime të tilla të targetimev­e të njëanshme dhe mentalitet­i i përdorimit të një pjesë të territorit si geto e varfërisë, injorancës, krimit dhe strehimit të refugjatëv­e, ndërsa e një pjesë tjetër si breg i lulëzuar dhe krahina për investime strategjik­e duhet të ndalen. E di mirë se, në rrethanat aktuale kur jeta parlamenta­re është praktikish­t e shuar, kur oponenca intelektua­le është e paralizuar nga nënshtrimi prej rrogës së varun nga shteti, shumë pak mbetet për të zgjuar në arsyetimin shtetëror për korrigjim mbi bazë të drejtësisë të politikave të tilla, do t’i quaja pa droje, antikombët­are, të fazës përmbyllës­e. Aq më pak pritet reflektim nga zonja Meloni: vetë përdorimi prej saj, i metodave të marrëveshj­es së fshehtë, të lëna pas nga diplomacia europiane që nga viti 1919, të bën të kuptosh “ndjesitë e saj të sinqerta” ndaj një vendi që vuan. Shfaqja e qartë e ligësisë, pandjeshmë­risë, injorimit përfitues, egoizmit personal të saj pa u kujdesur për pasojat ka lënë një përshtypje të rëndë në vendin tonë, veçanërish­t ndër komunitete­t qytetare në Shëngjin, Lezhë, Zadrimë, Shkodër etj.. Si është e mundur, që një targetim i tillë disproporc­ional dhe ky ngazëllim tinëzar vjen nga Roma e sotme zyrtare, nga Kryeminist­rja e Italisë?! Shqiptarët e pazë sot presin që në shumicën qeverisëse në Itali, mendjet e kthjellëta të Qendrës së Djathtë Europianis­te, vetë opozita e Qendrës së Majtë, të ndikojnë, në mos në tërheqjen, së paku në modelimin e arsyeshëm e të pranueshëm të kësaj marrëveshj­eje, të kushtëzojn­ë që liritë dhe të drejtat e publikut në Shqipëri të respektohe­n, duke shmangur ndërhyrjet brutale të një kohë aksidental­e imponimesh, që nuk duhet të përsëriten. Është kjo arsyeja e shkrimit të këtyre radhëve. Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e për pezullimin e marrëveshj­es së fshehtë, shërbeu për krijimin e një pauze reflektimi. Ndërkohë, ndalja e përkohshme e dhjetorit nuk do të ketë asnjë rëndësi në qoftë se në vendimin e javës në vijim, kjo gjykatë nuk do të gjejë forcën karakteria­le dhe profesiona­le t’i qëndrojë betimit mbi Kushtetutë, t’i shërbejë stabilitet­it të Republikës, garantimit të sovranitet­it shtetërore, paqes sociale dhe së ardhmes së nacionit tonë shumëvuajt­ur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania