Panorama (Albania)

Panorama zodiakale

- DASHI

Nëse dikush po përpiqet të nxjerrë në pah me çdo kusht vlerat e tij, ju mund të mos e pëlqeni por kjo nuk ju jep të drejtë ta ndaloni atë të bëjë. Kritikat mund t’ju sjellin vetëm probleme, ndaj zgjidhini fjalët kur jepni mendimin tuaj.

DEMI

Disa prej kolegëve tuaj mund të përballen me një problem gjatë kësaj të mërkure, por emri juaj do të përmendet vazhdimish­t si personi i duhur për ta zgjidhur atë. Fatmirësis­ht, do të arrini t’ia dilni mbanë.

BINJAKET

A dëshironi të krijoni një marrëdhëni­e më të fortë me personat që shoqërohen­i? Nëse ju vërtet e dëshironi një gjë të tillë, lejojini miqtë tuaj të shprehen lirshëm me ju dhe këshilloji­ni për çështje të ndryshme nëse e shihni të arsyeshme.

GAFORRJA

Ekziston mundësia të zgjidhni një konflikt që keni pasur me një prej fqinjëve apo miqve tuaj. Mos u përpiqni të gjeni përgjigjen e gjithçkaje apo të gjeni burimin e zgjidhjes së një problemi. Thjesht ndihuni të lumtur.

LUANI

Duke kaluar kohën e lirë me vetëm një person, pavarësish­t sesa mirë mund t’ju bëjë të ndiheni, rrezikoni të përfshihen­i shumë thellë dhe shpejt në këtë marrëdhëni­e. Sa i përket anës profesiona­le, do të jetë një ditë e zakonshme.

VIRGJERESH­A

Keni bërë përpjkje të mëdha për të përfunduar disa projekte, por keni ende për të bërë dhe bëhet fjalë për pjesën më të vështirë. Partneri/ partnerja juaj ka më shumë nevojë për vëmendjen tuaj.

PESHORJA

Ekziston mundësia që personi në fjalë t’ju kërkojë ndjesë. Mund të nisni një kapitull të ri në anën profesiona­le por tregohuni mjaft të vëmendshëm. Irritimi që keni ndjerë për shkak të dikujt kohët e fundit ka gjasa të venitet.

AKREPI

Mirësia dhe fleksibili­teti janë cilësi të mira, por duhet të dini edhe t’i evitoni në raste të caktuara. Ndonjëherë duhet të tregoheni më të ashpër nëse do të jetë e nevojshme. Gjeni ekuilibrin mes këtyre, por do t’ju duhet pak kohë.

SHIGJETARI

Sot mund ta gjeni veten duke biseduar me dikë që nuk e kishit menduar kurrë. Kjo mund të rezultojë edhe në një romancë, e cila do të forcohet nga dita në ditë. Sa i përket anës profesiona­le, sot mund të mbani një fjalim.

BRICJAPI

Mos hezitoni të ndihmoni dikë sot, i cili mund të jetë vërtet në nevojë. Duke ndihmuar të tjerët të zgjidhin problemet, mund t’ju ndihmojë të hiqni mendjen nga problemet tuaja, duke mësuar nga ato çfarë përjetojnë njerëzit rreth jush.

UJORI

Aparenca do jetë shumë e rëndësishm­e sot, por më e rëndësishm­e do të jetë bukuria e brendshme që do të ndikojë në krijimin e një romance . Këtë të mërkurë rekomandoh­et të harroni çdo problem dhe t’i dedikoheni partnerit/ partneres.

PESHQIT

Do të jetë një ditë e mbushur plot aktivitete, por produktive. Megjithatë kushtojini më shumë kohë vetes suaj dhe familjarëv­e. Qëndroni më shumë me ta pasi kjo do t’ju bëjë të ndiheni edhe më komod.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania