Panorama (Albania)

Totenhemi i ngrin buzëqeshje­n "djajve" Çelsi fiton derbin

Armando Broja 66 minuta në fushë në rolin e "ri" në fushë

-

Mançester Junajtid e shpërdoroi dy herë avantazhin, ndërsa forma e tyre në Premier Ligë vazhdon të lërë për të dëshiruar ( 1 fitore në 6 ndeshje), duke i lënë ata 8 pikë larg Totenhemit të vendit të katërt pas barazimit 2- 2 në "Old Trafford".

Me pronarin e ri Sër Xhim Retklif në tribunë, i cili ndoqi ndeshjen e tij të parë që kur bleu 25% të aksioneve, goli spektakola­r i Hojlundit që në minutën e tretë dhe i Rashfordit pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, u barazuan fillimisht nga Riçarlison në 19' dhe Bentankur në 46'. Por pavarësish­t se skuadra e Postekoglu­së e pa veten në disavantaz­h dy herë, ajo ishte skuadra që kontrolloi më mirë situatat e lojës, ndërsa debutuan edhe Timo Verner dhe Radu Dragushin. Sulmuesit gjerman, i cili asistoi golin e Bentankuri­t, iu mohua goli me kokë bashkë me Bentankuri­n, përpara se Riçarlison ta devijonte atë në rrjetë dhe shënuar golin e tij të gjashtë në po kaq ndeshje në kampionat. Londinezët vazhduan të dominojnë, ndërsa Romero goditi edhe shtyllën me kokë në shtesë përpara pjesës së parë. Pavarësish­t gjithçkaje, Mektominej shpërdoroi një rast në shtesë për ta fituar ndeshjen, duke i dhënë një goditje shanseve të "djajve" për t'u afruar katër vendeve të para.

BLUTË DHE BROJA

Çelsi ka mposhtur Fulhamin në ndeshjen e vlefshme për javën e 21- të të Premier Ligës. Goli i vetëm i sfidës u shënua në shtesën e pjesës së parë nga Palmer me penallti. Përsa i përket Armando Brojës, ai e nisi sfidën si titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 66të. Në minutën e 21- të të sfidës, sulmuesi shqiptar pati një mundësi të mirë për gol, por nuk arriti ta shënjestro­nte portën si duhet. 22- vjeçari po përshtatet me një rol të ri në sulm, me Poçetinon që po nis ta rikthejë në një rol që ai e ka bërë në të shkuarën, në krah të sulmit, atje ku ai ka më shumë mundësi për të depërtuar dhe dribluar. Sipas statistika­ve të "Sofascore", e cila i vendosi notën 7, ai ka kryer me sukses 4 nga 6 driblimet që tentoi në derbi. Gjithashtu, në destinacio­n shkuan 14 nga 15 pasimet e tentuara.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania