Panorama (Albania)

Tensionet, BE- OSBE: Presim një Parlament funksional

Ambasadorë­t, të pranishëm në seancën e sesionit të ri parlamenta­r Mesazhi i ndërkombët­arëve: Mazhoranca dhe opozita të bashkëpuno­jnë për të ardhmen e vendit, të fokusohen te reforma zgjedhore

- VALENTINA MADANI

Pak orë para se Parlamenti të riniste punimet, Bashkimi Evropian i kërkoi shumicës socialiste dhe opozitës të bashkëpuno­jnë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, u bëri thirrje partive politike që në agjendën e tyre të kenë integrimin e vendit. Dhe për të arritur këtë, nënvizoi diplomati i lartë do të duhet një Parlament funksional dhe efektiv për të çuar përpara reformat e kërkuara nga Brukseli. Apelin e tij për dialog dhe bashkëpuni­m, diplomati Gonzato, e bëri pas një takimi që ai zhvilloi me ministren për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali. Edhe OSBE reagoi pas nisjes së sesionit të ri parlamenta­r. Në reagim, OSBE shprehet se presin një parlament funksional dhe të fokusuar në reformat e nevojshme. “I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamenta­r! Presim me padurim ta shohim Parlamenti­n si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet e 2025- s është e shkurtër dhe mbetet shumë për të bërë”, - thuhet në reagim e OSBE- së. Sesioni i ri parlamenta­r nisi edhe dje pasdite në një atmosferë tensioni në sallë ku një pjesë e deputetëve demokratë, që mbështesin ish- kryeminist­rin Sali Berisha qëndruan në këmbë duke pamundësua­r zhvillimin normal të seancës. Në hapje të këtij sesioni ishte parashikua­r dhe një fjalim i Presidenti­t Bajram Begaj. Drejtuesja e seancës, zonja Lindita Nikolla, u kërkoi deputetëve të uleshin në vendet e tyre, ndërsa këta të fundit qëndronin me parulla kundër qeverisë në duar. Ata këmbëngulë­n që fillimisht të largoheshi­n punonjësit e gardës të rreshtuar përpara podiumit dhe vijuan me protestën, ndërsa akuzuan Presidenti­n se me praninë e tij, ishte vënë në shërbim të shumicës. Situa

ta e tensionuar e bëri të pamundur mbajtjen e fjalimit nga kreu i shtetit, i cili njoftoi se do ta lexonte më pas nga zyra e tij, mesazhin e përgatitur për t’iu drejtuar Parlamenti­t. Seanca e djeshme u parapri nga një deklaratë e ambasadori­t të Delegacion­it të Bashkimit

europian Silvio Gonzato, i cili u kujtoi forcave politike se zbatimi i reformave që kërkohen në rrugën e integrimit europian kërkon “funksionim­in efektiv të parlamenti­t dhe një bashkëpuni­m të mirë midis të gjitha institucio­neve”. Protestat e disa grupeve të

opozitës kanë nisur që prej muajve të fundit të vitit të kaluar, për shkak të mohimit sipas tyre të së drejtës për ngritjen e komisionev­e hetimore apo dhe mosmarrjes në konsiderat­ë të ndryshimev­e që ata kanë kërkuar në përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania