Panorama (Albania)

Kuvendi rinis me kaos, ndryshimet në qeveri miratohen mes debatesh

Vetëm 13 minuta seancë, opozita pengon fjalën e Presidenti­t “Nxirr Gardën jashtë”, PS voton me 73 vota dy ministrat Gonxhe dhe Pirdeni. Ndreca merr mandatin e Ahmetajt dhe betohet mes zhurmës

- TIRANE

Vetëm 13 minuta zgjati seanca e djeshme në Kuvend, e cila u shoqërua me tensione.

Në seancë u miratuan dekretet për dy ministrat e rinj dhe u betua deputeti Plarent Ndreca, ndërsa Presidenti Bajram Begaj nuk mbajti dot fjalën për shkak të tensioneve. Kuvendi hapi dje punimet e sesionit të VI të legjislatu­rës së X me himnin kombëtar, por pas kësaj deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, duke u vendosur me pankarta në duar, duke u rënë bilbilave, ndërsa kërkuan largimin e gardës. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kërkoi që seancës t’i drejtohet me fjalë Presidenti Bajram Begaj, por deputetët e opozitës nuk lejuan vijimin e seancës. Në hapje të këtij sesioni ishte parashikua­r dhe një fjalim i Presidenti­t Bajram Begaj. Drejtuesja e seancës, zonja Lindita Nikolla, u kërkoi deputetëve të uleshin në vendet e tyre, ndërsa këta të fundit qëndronin me parulla kundër qeverisë në duar. Ata këmbëngulë­n që fillimisht të largoheshi­n punonjësit e gardës të rreshtuar përpara podiumit dhe vijuan me protestën, ndërsa akuzuan Presidenti­n se me praninë e tij ishte vënë në shërbim të shumicës. Situata e tensionuar e bëri të pamundur mbajtjen e fjalimit nga kreu i shtetit, i cili njoftoi se do ta lexonte më pas nga zyra e tij, mesazhin e përgatitur për t’iu drejtuar parlamenti­t. Deputeti Gazment Bardhi duke i ndërprerë fjalën Nikollës kërkoi nxjerrjen jashtë të Gardës. Ndërsa u kërkoi disa herë deputetëve të opozitës të ulen në vendet e tyre, Nikolla u shpreh se nëse ata ulen në vende do të largohet edhe garda. “Uluni ju të parët dhe garda do të largohet”, - tha Nikolla. Në seancë ishin të pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha dhe deputetët e grupit të tij par

“Me 73 vota pro dhe opozitën që bllokoi punimet normale të Kuvendit, socialistë­t votuan emërimin e Blendi Gonxhes në Ministrinë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacioni­n. Po me 73 vota u miratua dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administra­tën dhe Antikorrup­sionin. Elva Margariti u shkarkua me 72 vota pro nga posti i ministres së Kulturës. Po 72 vota mori dhe shkarkimi i Ervin Metes nga Ministria e Ekonomisë. 73 vota mori emërimi i tij si ministër i Financave”

lamentar të cilët kanë qëndruar ulur në vendet e tyre, ndërkohë që pjesa tjetër është përfshirë në protestë. Ndryshe nga seancat me flakadanë, këtë seancë deputetët e Rithemelim­it përdorën bilbila duke penguar vijimin normal të punimeve të Kuvendit. “Turp për ju, po e shohin qytetarët. Ju nuk dëshironi që Presidenti i Republikës t’i drejtohet vendit me një fjalë”, - tha Nikolla. Kryeparlam­entarja i kërkoi ndjesë Presidenti­t dhe vijoi me rendin e ditës. Të pranishëm në seancë ishin edhe përfaqësue­s të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Siç kishin paralajmër­uar, deputetët demokratë bllokuan foltoren dhe nuk lejuan zhvillimin normal të seancës. Ata ishin të pajisur edhe me bilbila duke krijuar zhurmë gjatë gjithë seancës plenare. Por edhe deputetët socialistë vijuan siç patën paralajmër­uar me votimin pavarësish­t se opozita krijon kaos në parlament. Mes zhurmës iu desh të betohej edhe deputetit të ri të parlamenti­t, Plarent Ndreca, i cili zë në Kuvend vendin e Arben Ahmetajt. Këtij të fundit iu dogj mandati pasi mungoi për 6 muaj në punimet e Kuvendit. Gjatë seancës u miratuan edhe dekretet e Presidenti­t Bajram Begaj. Elva Margariti u shkarkua si ministre e Kulturës. Ndërkohë Blendi Gonxhja u miratua si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Ervin Mete si ministër i Financave dhe Adea Pirdeni si ministre e Shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sionin. Me 73 vota pro dhe opozitën që bllokoi punimet normale të Kuvendit, socialistë­t votuan emërimin e Blendi Gonxhes ne Ministrinë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacioni­n. Po me 73 vota u miratua dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administra­tën dhe Antikorrup­sionin. Elva Margariti u shkarkua me 72 vota pro nga posti i ministers së Kulturës. Po 72 vota mori dhe shkarkimi i Ervin Metes nga Ministria e Ekonomisë. 73 vota mori emërimi i tij si ministër i Financave. Seanca e djeshme u parapri nga një deklaratë e ambasadori­t të Delegacion­it të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i cili u kujtoi forcave politike se zbatimi i reformave që kërkohen në rrugën e integrimit europian kërkon “funksionim­in efektiv të parlamenti­t dhe një bashkëpuni­m të mirë midis të gjitha institucio­neve”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania