Panorama (Albania)

Kriza, Begaj: Kuvendi ka nevojë për opozitën

“Për shkak të tensioneve, doja të komunikoja me deputetët” Kreu i shtetit: Në Kuvend ballafaqoh­en ide, jo luftë! Rikthejuni bashkëpuni­mit parlamenta­r dhe rigjeni qëllimin e humbur

- VALENTINA MADANI

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, apeloi dje për normalitet në Kuvend. Fjalimin që duhej ta mbante në Parlament, Begaj e dha nga institucio­ni i Presidencë­s, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren.

Begaj iu drejtua deputetëve që të riorientoj­në dialogun për të mirën e përbashkët, të rikthejnë bashkëpuni­min parlamenta­r dhe të rigjejnë qëllimin e humbur. Që në nisje, kreu i shtetit theksoi se dje kishte zgjedhur t’u drejtohej drejtpërdr­ejtë të dyja palëve politike, për shkak të tensioneve përgjatë sesionit të shkuar parlamenta­r. “Isha përgatitur që sot ( dje) t’i drejtohesh­a Kuvendit në sallën e seancës plenare me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamenta­r. Nuk është hera e parë që Presidenti i drejtohet Kuvendit me mesazh, për çdo çelje sezoni gjeni mesazhin e Presidenti­t. Sot ( dje) zgjodha të komunikoj drejtpërdr­ejtë me deputetët për shkak të rrethanave që shoqëruan mbylljen e sesionit të kaluar. Pamundësia për zhvillimin e një seance normale më bën që këtë mesazh ta përcjell për politikanë dhe deputetët e Shqipërisë përmes jush. Çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë”, - deklaroi kreu i shtetit. Begaj u shpreh se Kuvendi është skena e ballafaqim­it të ideve dhe jo arena e luftës ndaj kundërshta­rit. “Jam i bindur se deputetët dhe klasa politike mund të gjejë forca që konfliktin politik ta zëvendësoj­në me bashkëpuni­m konstrukti­v, përçarjen ta këmbejnë me frymën e shenjtë të parlamenta­rizmit demokratik dhe shtetit të së drejtës pa shuar debatin që institucio­net e shtetit të forcohen. Në demokraci përballja e ideve brenda kornizës së respektit për tjetrin dhe vetëpërmba­jtja janë domosdoshm­ëri. Prandaj debati lipset konstrukti­v. Kuvendi është skena e ballafaqim­it të ideve, jo arena e luftës ndaj kundërshta­rit. Është dora e shtrirë ndaj kompromisi­t dhe

dialogut. Sesioni i kaluar i Kuvendit fatkeqësis­ht shpenzoi më shumë kohë për axhenda joparlamen­tare se sa për çështje madhore për vendin. Koha e humbur në theksimin e ndasive nuk kthehet më. Ky sesion i ri parlamenta­r është një mundësi e re për ju deputetë që të riorienton­i dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidim­in e pozitave të Shqipërisë në ra

jon, me BE- në dhe aleatët tanë strategjik­ë, SHBA- të. Ndaj uroj t’i riktheheni bashkëpuni­mit parlamenta­r dhe të rigjeni qëllimin e humbur. Të gjithë ne shqiptarët i kemi sytë nga ju. Përveç rolit të ligjbërësv­e, keni rolin e rëndësishë­m të modeleve në shoqëri”, - deklaroi Presidenti. Ndër të tjera, Begaj tha se Kuvendi ka nevojë për opozitën dhe zërin e saj në përballjen me ide dhe

argumente. Sipas tij, interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për zhvillimin e vendit. “Kuvendi është hapësira e debateve, ku profesioni­stë të ndryshëm, media, studentë, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësue­sit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare të kenë mundësi të përfshihen e të dëgjohen. Kuvendi ka nevojë për opozitën, ka nevojë për

zërin e saj, argumentet e saj, si dhe përballjen në debate me ide dhe argumente. Bashkëpuni­mi vullnetmir­ë midis forcave politike ka fuqinë të japë zgjidhje dhe të çliroje energji pozitive. Në Kuvend duhet kultivuar demokracia, frymëzimi për të tashmen dhe shpresa për të ardhmen. Demokracia është një proces që jetësohet nga përkushtim­i për konsolidim­in e saj. Pa diskutimin e vazhdueshë­m midis ofertave politike dhe dakordësin­ë e palëve që ato t’i shërbejnë të mirës së qytetarëve dhe prosperite­tit të vendit, demokracia është e cenuar. Nuk mund të ketë liri, përparim apo drejtësi sociale pa demokracin­ë në themel të ndërveprim­it tonë. Klasa politike ka detyrën që të jetë në vijën e parë të mbrojtjes së parimeve demokratik­e. Interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidim­in e shtetit të së drejtës, zhvillimit social- ekonomik të vendit dhe për situatën ku ndodhemi, për ecurinë e procesit integrues në BE”, - u shpreh kreu i shtetit. Duke folur për sfidat e reja të këtij sesioni, Begaj u tha se ato kërkojnë përkushtim, atdhedashu­ri dhe kthjelltës­i nga të gjithë. “Jam i vetëdijshë­m se axhenda politike e këtij sesioni kuvendor është e mbushur me sfida. Siguria, drejtësia, arsimi, shëndetësi­a, rritja e mirëqenies në të gjitha shtresat e popullsisë, demografia, mjedisi, drejtësia sociale janë sfida që kërkojnë përkushtim, atdhedashu­ri dhe kthjelltës­i. Koha nuk pret”, - theksoi Presidenti i Republikës. Z. Begaj nuk mundi ta mbante fjalën në sallë të Kuvendit, pasi nuk u lejua nga opozita. Kjo e fundit e cilësoi praninë e tij në sallë si provokim. Gazment Bardhi tha se Presidenti është në dijeni që jeta parlamenta­re nuk funksionon prej muajsh, ndaj praninë e tij e cilësoi si akt të rëndë. Ndërsa Flamur Noka u shpreh se me praninë e tij, Presidenti thelloi krizën mes mazhorancë­s dhe opozitës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania