Panorama (Albania)

Gjiknuri e Alibeaj, shkresë OSBE/ ODIHR- it: Duam ekspertët tuaj për Reformën Zgjedhore

-

Dy bashkëkrye­tarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjinkuri i mazhorancë­s dhe Enkeled Alibeaj i opozitës, i drejtuan dje një letër të përbashkët zyrtare drejtorit të OSBE/ ODIHR- it, Matteo Meçaçi. Në shkresë, ata kërkojnë që ekspertë të fushës së zgjedhjeve të ODIHR- it të asistojnë në punën e këtij komisioni të rëndësishë­m në vend. Ky i fundit i ka nisur punimet që prej shkurtit të vitit 2022 dhe ka si detyrë hartimin e ndryshimev­e legjislati­ve për Reformën Zgjedhore e në veçanti trajtimin e rekomandim­eve të raporteve të OSBE/ ODIHRit për zgjedhjet e 25 prillit 2021 apo zgjedhje të tjera të patrajtuar­a. “Na lejoni fillimisht të shprehim falënderim­et dhe mirënjohje­n e thellë për kontributi­n që OSBE/ ODIHR ka dhënë gjatë këtyre viteve për zhvillimin dhe konsolidim­in e demokracis­ë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në një prej themeleve të rëndësishm­e të saj, siç janë zgjedhjet. Me vendimin nr. 12, datë 10.02.2022, të ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për realizimin e Reformës Zgjedhore. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimev­e legjislati­ve për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandim­eve të raporteve të OSBE/ ODIHRit për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe për zgjedhjet e mëparshme të patrajtuar­a, rekomandim­eve të institucio­neve përgjegjës­e për zgjedhjet, të partive politike parlamenta­re dhe organizata­ve jofitimpru­rëse. Për këtë arsye, ashtu siç ramë dakord me përfaqësue­s të OSBE/ ODIHR- it në takimin e zhvilluar në dhjetor 2023, ku diskutuam punën e komisionit dhe nevojën që pranë komisionit të vendoset në dispozicio­n ekspertiza e ODIHR- it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për Realizimin e Reformës Zgjedhore t’ju paraqesim kërkesën për të kontribuua­r me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODIHR- it, për të asistuar punën e këtij komisioni. Mënyra e komunikimi­t të ekspertëve të caktuar nga ju, me Komisionin e Reformës Zgjedhore, mund të përcaktohe­t në vijim të bashkëpuni­mit tonë të mëtejshëm”, - thuhet në letrën e socialisti­t Gjiknuri dhe demokratit Alibeaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania