Panorama (Albania)

Beteja në Kuvend, Berisha: Duan ta asgjësojnë, por opozita është në këmbë

“Diktaturën e bandave, krimit dhe drogës e pret fundi i merituar” “Mirënjohje për deputetët që po luftojnë në Kuvend”, ish- kryeminist­ri: Luani i fjetur i shqiptarëv­e po zgjohet çdo ditë e më shumë

- VALENTINA MADANI

Demokratët vazhdojnë të kundërshto­jnë me protesta vendimin e GJKKOsë, e cila dha masën arrest shtëpie për liderin e tyre, Sali Berishën.

Mbështetës­it e tij u mblodhën sërish mbrëmë kundër izolimit të Berishës në shtëpi. Në fjalën e tij nga dritarja, ai u tha atyre se, me qëndresën dhe guximin që po tregojnë çdo ditë, Shqipëria do të qëndrojë në këmbë dhe do të shpëtojë nga diktatura. “Luani i fjetur i shqiptarëv­e po zgjohet çdo ditë e më shumë. Autokracin­ë, diktaturën e bandave, krimit dhe drogës e pret fundi i merituar”, - theksoi Berisha. Kreu demokrat shprehu mirënjohje edhe për deputetët e opozitës, të cilët sipas tij, po zhvillojnë betejën më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë Parlamenti. Berisha theksoi se ishte një ditë betej e, ndërsa theksoi se opozita që donin të ishte mosekziste­nte, është më në këmbë se kurrë. “Opozita kaloi, mbijetoi skenarë nga më antidemokr­atikët, më antishqipt­arët, por e veshur me idealet më fisnike të popullit opozitar, ajo është sot këtu në këmbë, e gatshme për çdo betejë pa kthim, gjer në fitore”, - tha ish- kryeminist­ri. Gjatë fjalës së tij drejtuar mbështetës­ve, Berisha tha se sot shqiptarët janë në luftë përballë regjimit. “Ju bëj një thirrje miqësore mbarë intelektua­lëve shqiptarë: ngrihuni sot më shumë se kurrë! Për intelektua­lin i cili ka për busull të vërtetën, kjo është ora e së vërtetës. Kjo është ora e së vërtetës supreme, në të cilën beteja është për shpëtimin e atyre të vërtetave që janë më të shtrenjta për çdo njeri, për shpëtimin e atyre të vërtetave që janë më të sh

“Jemi këtu për t’iu bërë thirrje shqiptarëv­e të ngrihen, sepse Shqipëria që ju përfaqëson­i, është Shqipëria që do fitojë, është Shqipëria që do të ngrihet! Le të bëjmë pak së bashku një udhëtim në memorien tonë dhe të kujtojmë se pak vite më parë, vendi ynë i gjunjëzuar ishte Shqipëria e fitores”.

trenjtat për çdo shoqëri, për çdo komb, për çdo vend. Dhe këto të vërteta janë të vërtetat e lirisë, e dinjitetit njerëzor, të vërtetat e shtetit ligjor, të vërtetat e një rendi demokratik, e pluralizmi­t politik. Intelektua­lë dhe intelektua­le, sot kudo që jeni, në Shqipëri dhe larg saj, vendi juaj ju thërret, kombi j uaj u thërret si luftëtarë të vërtetave, të dilni në betejë pa kthim, sepse kjo betejë është vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e kombit shqiptar, që në fakt ndodhet sot në ditën më të vështirë nga pushtuesi më i egër, më shfarosës që ai ka njohur në histori, Edi Rama dhe narkoshtet­i i tij. Një thirrje kam për të gjitha bizneset e vendit. Ju që jetoni çdo ditë në terrorin e taksidarëv­e patronazhi­stë, e gjobave dhe ryshfeteve të tyre, ngrihuni t’i japim fund këtij tmerri pa fund për j u dhe të dalim në rrugën e ligjit, të drejtësisë, të barazisë. Nuk ka paqe mbi krimin, nuk ka paqe mbi dhunimin e ligjit. Qepenat tuaj duhet t’i shndërroni në mjete të fuqishme, në armë kundër armikut të përbashkët, Edi Rama”, - u shpreh Berisha. Ai u bëri thirrje intelektua­lëve, fermerëve dhe gjithë shqiptarëv­e që të ngrihen në protestë kundër regjimit që është instaluar në Shqipëri. “Në emrin tuaj, ju bëj një thirrje vëllazëror­e mbarë fermerëve të Shqipërisë, ju të cilët jeni fermerët më të diskriminu­ar në Europë, jeni qytetarët më të përçmuar të këtij vendi, j eni familjet më të ndëshkuara të Shqipërisë, ngrihuni të përmbysim këtë regjim, armik i egër i qenies suaj! Të përmbysim këtë regjim që po shfaros, po shkatërron qindra e mijëra ferma çdo ditë. Po shndërron fshatin, fermat tuaja në një shkretëtir­ë, në një zbrazëtirë të vërtetë. Ngrihuni se në këtë mënyrë j u mbroni j o vetëm fermat tuaja, por mbroni Shqipërinë që në shekuj e shekuj e keni sjellë mbi supe së bashku me qytetarët e tjerë me besimin e madh se do e çoni në Europë dhe nuk do e lini në kthetrat e një armiku të qenies së shqiptarëv­e. Iu bëj thirrje përsëri të gjithë shqiptarëv­e, të ngrihen kundër këtij regjimi që objektiv kryesor, që veprimtari kryesore, që qëllim kryesor ka vjedhjen tuaj, vjedhjen e shqiptarëv­e”, - tha Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania