Panorama (Albania)

“Të përjashtoh­et prokurorja çështjes Alma Felaj, s’ka vepruar”

Familja e fëmijës së ndjerë, takim me kreun e Prokuroris­ë së Tiranës Vdekja e 3- vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, zbardhen detaje të reja, ja përse iu refuzua licenca Ina Xhaxhos

- TIRANË

Vdekja në rrethana tronditëse e vogëlushit 3- vjeçar vijon të hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë ende nuk janë pranuar shkaqet e vdekjes që u përcaktuan nga ekspertët e Mjekësisë Ligjore.

Vdekja në rrethana misterioze e vogëlushit Brian Spahiu pak kohë më parë në një klinikë dentare ka hyrë në një fazë të re përplasjes­h jo vetëm institucio­nale. Tri ditë më parë ishte Prokuroria e Tiranës që po heton çështjen, që ka kërkuar ekspertë mjekoligjo­rë të huaj për të hetuar rastin, duke nxjerrë pretekstin se ka konflikt interesi mes palëve, ndërkohë nga ana tjetër, Mjekësia Ligjore ka kundërshtu­ar pretendime­t e akuzës. Por tashmë, janë familjarët e djalit që ndërroi jetë, të cilët kërkojnë përjashtim­in e prokurores së çështjes nga hetimi, pasi sipas tyre, klinika nuk ka qenë e licencuar. Duke qenë se përplasjet mes Prokuroris­ë dhe Mjekësisë Ligjore duke se nuk kanë ndikuar aspak në bindjen e një hetimi të plotë nga ana e akuzës së Tiranës, familja Spahiu vijon të këmbëngulë në faktin se si është bërë e mundur të lejohet një klinikë e palicencua­r dhe ndërkohë edhe të mos hetohet. Ka qenë vetë ISHSH që ditën e djeshme ka bërë një reagim publik me inspektime­t e kryera në fillimin e muajit tetor, por pasi Briani i vogël kishte ndërruar jetë. Në fakt, mjekët e reanimacio­nit në QSUT treguan se djali i vogël ishte e pamundur të kthehej në jetë. Dyshimet e para ishin për vënien në narkozë më tepër se sa duhet për moshën e pacientit të vogël, por ishte vetë mjeku që foli për sa i përket profesiona­lizmit me të cilin ishte trajtuar rasti. Por fëmija ishte nxjerrë nga klinika pa i dalë anestezia, anestezi që për fatin e keq të tij, nuk i doli më!

REFUZIMI I LICENCAVE

Klinika dentare “Splendent”, ku mori trajtim dhe më pas ndërroi jetë 3vjeçari B. S. e ka marrë licencën një muaj pas ngjarjes tragjike.

Ina Xhaxho mori licencën e subjektit më 31 tetor 2023, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fillim të tetorit. Sipas dokumentit të Qendrës Kombëtare të Licencimit, fillimisht kërkuesit iu refuzua 6 herë marrja e licencës me argumentin se nuk përmbush kriteret përkatëse.

Vdekja e 3- vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik, duke bërë që ngjarja të merrte përmasa të tjera. Ishte gjyshi i 3vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan. Nga ana tjetër babai i fëmijës 3- vjeçar, Bledar Spahiu, ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimi­n e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomandua­r edhe mjekimin që duhet të merrte. Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon, por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësoh­ej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, të cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacio­n. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthenin në jetë për dy ditë rresht, fëmija ka ndërruar jetë në spital. Prindërit thanë në atë kohë se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë.

FAKTE DHE KËRKESA

Më 28 shtator 2023, kur klinika ‘ Splendent’ mori përsipër të kryejë një ndërhyrje të vështirë kirurgjika­le në 14 dhëmbë të të voglit Brian Spahiu, klinika private nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime stomatolog­jike. Babai i 3- vjeçarit, i cili humbi jetën 3 ditë pas operacioni­t, më 1 tetor 2023, në tentativën për të zbardhur të vërtetën e humbjes së djalit, ka zbuluar se klinika e Ina Xhaxhos, vajza e mjekut Roland Xhaxho, i cili injektoi anestezinë, aplikoi për tu pajisur me licencë, më 13 tetor, pra dy javë pasi Brian Spahiu kishte ndërruar jetë. Sipas të dhënave, në të njëjtën ditë, po më 13 tetor, Inspektora­ti Shtetëror Shëndetëso­r i kishte shkuar për inspektim kësaj klinike dhe kur zbuloi se klinikës i mungonte licenca për shërbime mjekësore e stomatolog­jike, vendosi masë administra­tive, të cilën e la në fuqi edhe më 11 dhjetor të vitit të kaluar, pasi Ina Xhaxho e ankimoi. Mbi këtë fakt të ri që kanë zbuluar, prindërit e vogëlushit, kanë kërkuar përjashtim­in nga hetimi i vdekjes së Brianit, të prokurores Alma Felaj, duke pretenduar se nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ishte pa licencë kur 3- vjeçari ka bërë kontrolle e ndërhyrje. Në 4 kërkesa rresht, Ina Xhaxhos iu refuzua aplikimi për licencë, nga 13 tetori deri më datë 24, me argumentin se nuk përmbushte kriteret e licencimit. Licenca iu lëshua vetëm më 31 tetor bëhet me dije përgjatë verifikime­ve të pas ngjarjes së rëndë.

TAKIMI NË PROKURORI

Ditën e djeshme familja e vogëlushit të ndjerë ka pasur një takim me drejtuesin e Prokuroris­ë së Tiranës, ku i kanë paraqitur edhe dokumente ku pretendojn­ë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrollua­r. ‘ Në bazë të urdhrit nr. 632 dt. 101.10.2023 të Ministrit të Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale “Për ngritjen e grupit për verifikimi­n e përmbushje­s së standardev­e të ofrimit të shërbimit shëndetëso­r në Klinikën ‘ Splendent’ u krye inspektimi dhe auditimin klinik në datat 12 dhe 13 tetor. Nga ana ISHSH u konstatua se subjekti nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktiviteti­t shërbime mjekësore dhe/ ose stomatolog­jike kategoria II. 6 A. 3 kabinet dentar. Nisur nga sa më sipër ndaj subjektit Ina Xhaxho me vendim përfundimt­ar inspektimi nr. ISHSH- DQ2023- 000036 - 5 datëë: 13.10.2023 u vendos masë administra­tive për shkelje të pikës 1, neni 27, të Ligjit 10 107 DT. 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetëso­r në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Subjekti Ina Xhaxho ka ankimuar vendimin përfundimt­ar te inspektimi­t pranë Komisionit të Ankimit, ISHSH Qendror. Komisioni i Ankimit, ISHSH Qendror ka rrëzuar kërkesën e subjektit Ina Xhaxho, me Vendim nr. 73 datë 11.12.2023 dhe ka lënë në fuqi vendimin përfundimt­ar të inspektimi­t ISHSH- DQ- 2023- 000036- 5 Datë: 13/ 10/ 2023.’- thuhet në përgjigjen kthyer Bledian Spahiut më datë 5 janar nga ISHSH.

 ?? ??
 ?? Alma Felaj ??
Alma Felaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania