Panorama (Albania)

Agron Kuliçaj zbulon letrën e Luftar Reçit: Fliste për disa ngjarje të rënda

Ish- numri 2 i Policisë së Shtetit tregon se letrën ia dërgoi Ina Ramës. Të pandehurit përplasen me mjeket: “Vuani nga skleroza”!

- TIRANË

Për krime të rënda dhe të pazbardhur­a, Luftar Reçi ka folur që në vitin 2008.

Kjo është dëshmia që ka dhënë Agron Kuliçaj në gjykatë ditën e djeshme, në gjyqin që po zhvillohet kundër disa personave që janë të akuzuar për dy nga vrasjet më mafioze të ndodhura në vitin 2005. Kuliçaj, i cili aso kohe ishte në radhët e drejtuesve të policisë, bëri me dije se Luftar Reçi, i penduari i grupit me emrat VIP të krimit në vend, i ka dërguar letër në të cilën fliste për një sërë krimesh. Kuliçaj bëri me dije se e kishte takuar në burg Reçin bashkë me dy drejtues të tjerë të asaj kohe, por ngaqë nuk kishte pasur tagër për ta marrë në pyetje, letrën ia kishte dërguar Ina Rams, aso kohe kryeprokur­ore e vendit. Ngjarjet, për të cilat pretendont­e i prangosuri, sipas të dhënave që janë mbartur nga ajo kohë kishin kaluar për hetim te Krimet e Rënda, që ishte edhe akuza më e lartë në sistemin hetimor. Por në fakt, kaluan më shumë se 10 vjet që askush nuk foli ma jo vetëm për letrën e Luftar Reçit, por madje as për dy vrasjet që tronditen vendin në atë fundshkurt të vitit 2005, ku në një atentat mafioz, që ishte parë vetëm nëpër filmat e mafies siciliane, humbi jetën biznesmeni Vajdin Lame dhe miku i tij, Artan Arsi. Por një natë para se të ndodhte shpërthimi i telekomand­uar, një tjetër atentat i bujshëm kishte ndodhur. Një skuadër vrasësish i kishin zënë pritë Klodian Saliut duke i marrë jetën në aksin Durrës- Tiranë. Ngjarjet mbeten pa autor për vite me radhë, por edhe pas dëshmisë së dhënë në tri seanca të ndryshme, në tri ditë të ndryshme nga na e Luftar Reçit, shokët e grupit kriminal e kundërshto­jnë këtë dëshmi. Madje, ata mësohet se kanë kundërshtu­ar hapur edhe konstatimi­n e mjekëve ekspertë, të cilët i kanë thënë gjykatës dje se

dëshmitari i drejtësisë është i përgjegjsh­ëm për deklarata që ka dhënë. Por kanë qenë tre nga të pandehurit, Viktor Ymeri, Emiliano Shullazi dhe Indrit Rusi, ata që kanë nisur konfliktin me mjekët që e konsideroj­në të aftë mendërisht “tradhtarin” e grupit kriminal.

GJYQI

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ka shkaktuar debate të forta mbi ekspertizë­n psiko- ligjore të bashkëpunë­torit të drejtësisë, Luftar Reçi. Në seancën e djeshme paraqiten si dëshmitare dy ekspertet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK. Në ekzaminimi­n e vitit 2022, ekspertët në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjsh­ëm për ato çfarë ka deklaruar. Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjekët, duke u kujtuar se për bashkëpunë­torin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013ën, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm. Në këtë kontekst, ata kërkuan një ekspertizë të re me pedagogë të psikologji­së, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore. Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë: “Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”, - tha Imeraj. Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë. Më pas, fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve: “Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzion­e për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaqua­m, s’arritëm ta kuptojmë?”, - tha Shullazi. I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve: “A keni punuar në vitin 2016 në paraburgim­in e Durrësit”? Mjekia iu përgjigj po. Rusi i tha: “Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoshe ke keq bajamet”, - tha Indrit Rusi.

KULIÇAJ

Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunë­tor i drejtësisë. Në seancë ka dëshmuar edhe ish- truproja e Sali Berishës, ish- zëvendësdr­ejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit. Agron Kuliçaj ka folur në lidhje me një letër që ka marrë nga Luftar Reçi në 2008- ën për disa ngjarje kriminale, në Dibër, si dhe për trafik armësh dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës. “Pas letrës, kam marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. Nuk e kam intervistu­ar unë, sepse se kisha detyre funksional­e. Për rastin u informuar prokuroja e përgjithsh­me Ina Rama. Dhe çështja u kalua në Prokurorin­ë për Krime të Rënda”, - ka thënë Kuliçaj. I pyetur nga Shullazi nëse e përmendte emrin e tij në letër në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamajt, Kuliçaj u përgjigj: Po, e përmendte! Luftar Reçi, njeriu që me dëshminë e tij i ka dhënë në Prokurorin­ë e Posaçme SPAK, i hapi probleme emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Reçi, një i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim Lalës, ka treguar në tre rrëfime atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtari­në kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij si dhe të vrasjes së biznesmeni­t Vajdin Lamaj.

ATENTATI ME MINË

Mbase mund të konsideroh­et si një nga krimet më të sofistikua­ra jo vetëm për kohen në të cilën ndodhi, por edhe deri në ditët e sotme. Pas një prite që kishte bërë më herët në shkallët e një televizion­i në qendër të Tiranës, Vajdin Lame do të shënjestro­hej në vendin ku askujt nuk do t’i shkonte mendja; në ashensorin e shtëpisë së tij, madje në katin që në të cilin kishte edhe shtëpinë e tij. Kështu

Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderue­shme eksplozivi posa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomand­ë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimi­n në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.

Në seancë ka dëshmuar edhe ish- truproja e Sali Berishës, ish- zëvendësdr­ejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit. Agron Kuliçaj ka folur në lidhje me një letër që ka marrë nga Luftar Reçi në 2008- ën për disa ngjarje kriminale, në Dibër, si dhe për trafik armësh dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës. “Pas letrës, kam marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. Nuk e kam intervistu­ar unë, sepse se kisha detyre funksional­e. Për rastin u informuar prokuroja e përgjithsh­me Ina Rama. Dhe çështja u kalua në Prokurorin­ë për Krime të Rënda”

PRITA ME KALLASHNIK­OVË

Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradikt­ave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivi­sht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëratjetr­ës duke filluar një luftë ndërmjet tyre. Për këtë SPAK akuzon Lul Berishën dhe bandën e Durrësit se ka vrarë Klodian Saliun më datë 26.02.2005 rreth orës 22: 00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj, Saliu u qëllua me armë zjarri, teksa ishte duke udhëtuar me makinën tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

 ?? ?? Vajdin Lamaj
Vajdin Lamaj
 ?? ?? Agron Kuliqi
Agron Kuliqi
 ?? ?? Luftar Reçi
Luftar Reçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania