Panorama (Albania)

Kontejner me kokainë në Portin e Hamburgut, 11 në pranga, mes tyre 39- vjeçari nga Shqipëria

-

Një grup kriminal trafikantë­sh droge ka rënë në prangat e policisë gjermane pas sekuestrim­it të një kontejneri më kokainë. Grupi rreth një të dyshuari kryesor, 39- vjeçar nga Shqipëria, dyshohet se ka organizuar trafikimin e 48 kilogramë kokainë nga Amerika e Jugut, tha zyra e hetimit doganor në Hanover. Kokaina, me vlerë rruge rreth 2.4 milionë euro, u zbulua në portin e Hamburgut në një kontejner me letër. Hetuesit sekuestrua­n kokainën dhe e përdorën kontejneri­n si karrem. Kur një kompani transporti solli kontejneri­n në Bremen, policia ndërhyri: “Ndërsa kontejneri ishte duke u shkarkuar, 6 të dyshuar u arrestuan nga forcat speciale”, - tha Julia Söllner, zëdhënëse e shtypit për Zyrën e Hetimit Doganor të Hanoverit.

Menjëherë pas arrestimev­e të para, 14 prona në Bremen, Stuhr, Ganderkese­e dhe Delmenhors­t u kontrollua­n. Hetuesit arrestuan përkohësis­ht 5 persona të tjerë. Gjatë kontrollev­e, hetuesit sekuestrua­n 160 gramë kanabis, peshore precize, makineri izolimi me vakum, steroid anabolikë, telefona celularë të ndryshëm, kompjuterë dhe mjete ruajtjeje si dhe dokumente transporti për kontejnerë dhe dokumente të tjera si provë. Gjithashtu janë sekuestrua­r tre makina, llogari të ndryshme, 900 euro ‘ cash’ dhe një orë e cilësisë së lartë. Operacioni u mbështet nga forcat e zyrave kryesore doganore në Hamburg dhe Bremen dhe forcat policore të Bremenit, Saksonisë së Poshtme dhe Mecklenbur­g- Pomeranisë Perëndimor­e, si dhe njësitë e tyre speciale. Hetimet e mëtejshme nga Zyra e Hetimit Doganor të Hanoverit janë në vazhdim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania