Panorama (Albania)

“I tregova babait dhe fillova të qaja. U trondit dhe më përqafoi”

Gjykata lë në arrest shtëpie autorin. Mediat nxjerrin dëshminë e vajzës: M’i mori 1 mijë euro në makinë, kisha 4 muaj pa paguar qiranë

- GREQI

Gjykata në Greqi vendosi dje masën “arrest në shtëpi” për Fatmir Talellarin, 50- vjeçarin që vrau kunatin e tij, pasi mori vesh që i kishte përdhunuar të bijën që në moshën fare të mitur.

33- vjeçari Erjon Pelivani u tha se e kishte përdhunuar që në moshën 9- vjeçare dhe së fundmi e shantazhon­te duke i zhvatur para dhe duke e kërcënuar se do të publikonte video materiale kundër saj. 50vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje, përdorim të armës dhe armëmbajtj­e, është lënë përkohësis­ht në arrest shtëpiak në banesën e vajzës së tij deri në momentin që këshilli gjyqësor të vendosë për gjykimin ndaj tij. Vajzat e Fatmir Talellarit shpërthyen në lot gëzimi pas vendimit për ta liruar me kusht. Avokatët mbrojtës deklaruan se do të mundohet të arrijnë që gjykata të marrë vendimin për dënimin më minimal për 50- vjeçarin. “Duhet të tregojmë para drejtësisë greke rrethanat reale që i kanë paraprirë, rrethanat në momentin e shkrepjes së armës, të tregojnë personalit­etin e vërtetë të autorit, të tregojnë se ky person nuk është një kriminel që ka vendosur të marrë ligjin në dorë. për të treguar se për momentin në këtë familje ka një dramë të madhe, e cila për fat të keq nëse nëna e vajzave nuk do të kishte humbur jetën dhe drejtori ynë nuk do të kishte bërë këtë martesë të re, asgjë nuk do të kishte ndodhur”, deklaruan avokatët mbrojtës. Para se të vija këtu, u morën në pyetje mësuesja dhe psikologu, të cilëve vajza u ka treguar ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë, ku mediat greke raportuan se autori qëlloi me armë gjahu drejt vëllait të gruas. Pas krimit, dorëzoi armën në polici dhe rrëfeu krimin e kryer. Sipas deklaratës së dhënë në polici, vajza e 50vjeçarit është përdhunuar nga 33- vjeçari. 18- vjeçarja, pretendon autori, është përdhunuar që në moshën 9- vjeçare, ndërsa së fundi i riu e shantazhon­te me publikimin e videove nga abuzimi seksual.

DËSHMIA E VAJZËS

Është bërë publike edhe dëshmia e 18- vjeçares shqiptare në Greqi, i cila u përdhunua për vite me radhë nga 33- vjeçari, i cili ishte vëllai njerkës së saj dhe më pas ky i fundit u vra nga babai i saj 50- vjeçar. “Fillova t’i them babait se dikush me ngacmon që në moshën 9- vjeçare dhe se përdhunimi filloi në moshën 12vjeçare. Unë shpërtheva në lot. Babai më përqafoi dhe qëndroi shumë gjakftohtë pranë meje. Me tha të gjeja guximin dhe të shkoja për ta denoncuar” mësohet të ketë thënë fillimisht ajo. Në lidhje me paratë që 33vjeçari i merrte, ajo shprehet se ai i kishte thënë se i duheshin para dhe se kishte nevojë, e nëse do ia jepte ai nuk do ta shqetësont­e më. “Në çantë kisha 1000 euro që më kishte dhënë babai në mëngjes për qiranë. Duke u kthyer në makinë ai më tha se i kishte marrë paratë nga çanta ime dhe më tha se nuk do të më shqetësont­e më. Iu luta të mos e shpërndant­e videon. Kisha frikë nga ai. Kisha frikë se ai do më dëmtonte mua, motrat e mia dhe babain tim”, - shton 18vjeçarja. Gjithçka filloi kur babai i saj u njoftua nga pronarja e shtëpisë se 18vjeçarja kishte katër muaj pa paguar qiranë, ndërkohë që ai ia kishte dhënë lekët. “Babai im i informua nga pronarja e shtëpisë se unë kisha 4 muaj pa paguar qiranë, një shumë prej 1040 eurosh. Babai mi kishte dhënë ato para, por unë nuk i kisha paguar. Të nesërmen babai erdhi të më takonte. Në fillim nuk doja t’i tregoja. Por më vonë ia tregove të gjithë historinë. Nuk pata guxim t’i tregoja në fillim se kush ishte, e kur ia thash këtë ai u trondit. Pas kësaj ai insistoi më shumë që unë të bëja denoncimin” rrëfen ndër të tjera adoleshent­ja shqiptare.

BASHKËSHOR­TJA E AUTORIT

Bashkëshor­tja e 50vjeçarit Fatmir Tarellari, ka folur pasi ky i fundit i vrau vëllain sepse kishte përdhunuar për 9 vite vajzën e tij nga martesa e parë. Ajo është shprehur se nuk beson se vëllai i saj ka bërë një gjë të tillë, por dhe sikur ta kishte bërë, thotë ajo, nuk duhej ta kishte vrarë sepse ka ligje dhe drejtësia mund të ishte vënë në vend. “Nuk besoj që vëllai im të ketë bërë diçka të tillë, sepse nuk di gjë. Por edhe nëse e ka bërë, ka ligje. Nuk duhej të vriste vëllain tim, na ka vrarë të gjithëve me atë që ka bërë, të gjitha u shembën. Ka ligje për të vënë të gjithë në vendin e tyre dhe le të jetë vëllai im. Por jo për ta vrarë. Prindërit erdhën, po qajnë, janë çmendur, duhet t’i përballoj të gjitha vetë”, - tha ajo. Kujtojmë se sot është caktuar masa e sigurisë ‘ arrest në shtëpi’ ndaj 50- vjeçarit. Megjithatë, prokurori dhe hetuesi nuk u pajtuan nëse ndaj tij duhet të caktohet në paraburgim apo jo dhe Këshilli Gjyqësor do të vendosë brenda pesë ditëve.

Në çantë kisha 1000 euro që më kishte dhënë babai në mëngjes për qiranë. Duke u kthyer në makinë ai më tha se i kishte marrë paratë nga çanta ime dhe më tha se nuk do të më shqetësont­e më. Iu luta të mos e shpërndant­e videon. Kisha frikë nga ai. Kisha frikë se ai do më dëmtonte mua, motrat e mia dhe babain tim”, - tha 18- vjeçarja

 ?? ??
 ?? ?? Fatmir Talellari dhe Erjon Pelivani
Fatmir Talellari dhe Erjon Pelivani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania