Panorama (Albania)

Masakra e Reçakut, liderët e Kosovës: Drejtësi për 45 civilët e vrarë nga serbët

Homazhet në kujtim të viktimave, Osmani- Walkerit: Faleminder­it që u bëre zëri ynë kur nuk kishim zë!

- TIRANE

Kosova përkujtoi dje 25- vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeminist­ri Albin Kurti, kryeparlam­entari Glauk Konjufca dhe ish- ambasadori William Walker bënë homazhe në varreza.

Në ceremoninë e zhvilluar presidentj­a Osmani dhe kryeminist­ri Kurti bënë thirrje për drejtësi. "Kërkimi i drejtësisë nuk është thjesht një kërkesë është një detyrë e shenjtë që kapërcen kufinjtë, etnitë dhe përkatësis­të politike. Familjet e të masakruarv­e të Reçakut të cilët vazhdojnë të mbajnë barën e humbjes dhe dhimbjes së anëtarëve të tyre meritojnë që autorët e këtij krimi kundër njerëzimit të dalin para drejtësisë". "Krimet e kryera gjatë luftës nuk vjetrohen asnjëherë siç nuk mund të fshihen nga historia e Serbisë që i kreu këto krime dhe nga historia e Kosovës e popullit të saj që i përjetoi me kaq shumë dhimbje dhe i trashëgoi më kaq shumë humbje e vuajtje", - deklaroi Kurti. Kryeminist­ri Kosovar shigjetoi edhe presidenti­n serb Vuçiç. "Dihet se kush ishte atëherë ministër i Informacio­nit në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Atëherë nga pozita e ministrit të Informacio­nit, kurse sot nga ajo e Presidenti­t të Serbisë ky njeri e ka mohuar në vazhdimësi këtë krim kundër njerëzimit të kryer nga shteti i Serbisë", u shpreh Kurti. I pranishëm në ceremoni ishte edhe diplomati amerikan William Wolker. Masakra e Reçakut ndodhi në 15 janar të vitit 1999 ku në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë mes tyre edhe një 14vjeçar. Presidentj­a Vjosa Os

mani bëri dje homazhe për viktimat e Masakrës së Reçakut, dhe me këtë rast e ka falënderua­r sërish ishshefin e Misionit Verifikues të OSBE- së, William Walker, që i dha jehonë asaj që kishte ngjarë më 1999. "Jemi këtu për të falënderua­r sërish ambasadori­n ( Ëilliam) Ëalker që u bë zëri i të gjitha viktimave në një kohë ku ne fatkeqësis­ht nuk kishim zë", ka thënë Osmani në fjalën e saj në 25- vjetorin e Masakrës së Reçakut. "Në një kohë kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratik­e dhe ishte pikërisht Masakra e

Reçakut ajo që e ndërkombët­arizoi çështjen e Kosovës dhe nëpërmjet zërit të ambasadori­t Ëalker u dëgjua edhe klithma e mijëra e mijëra viktimave shqiptare anekënd Kosovës", deklaroi Osmani. Presidentj­a i shprehu mirënjohje të thellë Walkerit edhe për punën e tij pas luftës në Kosovë, ku ka insistuar për të vërtetën që ngjau në këtë fshat të Shtimes, pavarësish­t mohimeve të Serbisë. Masakra e Reçakut ishte masakrimi i 45 shqiptarëv­e nga Kosova në fshatin Reçak, me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga

forcat policore, ushtarake dhe paraushtar­ake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër. Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE- së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara. Ai deklaroi: "Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time". Lajmi i masakrës senzibiliz­oi opinionin ndërkombët­ar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardime­ve të Natos në Serbi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania