Panorama (Albania)

Masakra, Begaj: Motiv i fortë për mbrojtjen e paqes nga çdo makineri dhune

-

Dita e djeshme shënoi 25 vjet që nga Masakra e Reçakut, ku forcat serbe vranë barbarisht 45 civilë shqiptarë. Këtë ngjarje makabre e kujtoi Presidenti Bajram Begaj, i cili shprehet se 15 Janari i 1999- ës zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë. Përmes një postimi në "Facebook", Presidenti Begaj shkruan se kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansion­i dhe armiqësi ndaj tjetrit. "Sot, një çereksheku­lli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Milloshevi­ç në Kosovë. 15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë. Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansion­i dhe armiqësi ndaj tjetrit", shkruan Presidenti Begaj. Ngjarja tragjike e historisë së Kosovës, Masakra e Reçakut, u kujtua dhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në një postim në rrjetin social "X", ministri Hasani shkruan se kjo ditë është një motiv për të vazhduar pa u ndalur angazhimin për paqe, liri dhe drejtësi. Teksa thotë se mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më, ministri Hasani thekson se 15 janari i vitit 1999 nuk do të harrohet kurrë. "25 vjet nga masakra e Reçakut, një ngjarje tragjike në historinë e Kosovës. Sot, përkujtojm­ë me nder dhe respekt të 45 shqiptarët e Kosovës të cilët humbën jetën në mënyrë të pafajshme nga një akt barbar që tmerroi botën dhe që akoma dhe sot rëndon në zemrat tona. Kjo ditë është një motiv për të vazhduar pandalur angazhimin tonë për paqe, liri dhe drejtësi. Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më. 15 janari 1999 nuk do të harrohet kurrë", shkruan ministri Igli Hasani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania