Panorama (Albania)

Raporti i OBSH: Shqiptarët paguan nga xhepi i tyre 60% të shpenzimev­e për shëndetësi

"Një shqiptar ka paguar mesatarish­t për shëndetin 465 dollarë. 59.7% e kësaj shume është përballuar nga xhepi, rekord në Evropë"

- TIRANE

Shqiptarët përballen me kosto të larta të shpenzimev­e shëndetëso­re direkt nga xhepi i tyre, por ky lloj shpenzimi duket se është rritur me tej pas pandemisë Covid- 19.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së ( OBSH), të përditësua­ra së fundmi, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarish­t për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% ( 277 USD) është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit. Siç shihet nga të dhënat e OBSH- së shpenzimet e shqiptarëv­e nga xhepi për shëndetësi­në kanë pësuar rritje të ndjeshme pas pandemisë. Në vitin 2015 ky tregues ishte 57.3% dhe që atëherë ka pësuar rritje me 2.5 pikë %.

Qeveria i ka rritur kapacitete­t buxhetore, por shpenzimet nga xhepi për shëndetësi­në kanë ardhur në rritje përgjatë dekadave të tranzicion­it në vend të ulen. Siç shihet nga të dhënat e OBSHsë në vitin 2005 shqiptarët paguan nga xhepi 49.3 të kostos së shpenzimev­e shëndetëso­re, teksa më 2021 ky tregues arriti në 59.7%.

OBSH përllogari­t se ndërmjet 2015 - 2021 shpenzimet e shqiptarëv­e për shëndetësi­në u rritën me 82 për qind. Përgjatë kësaj periudhe pandemia Covid- 19 duket se ka dhënë një ndikim jo të zakontë. Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Europës ( pa përfshirë ish shtetet e bashkimit Sovjetik), Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi. E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga mali i Zi ( 38.1%), Serbia ( 35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë Hercegovin­ë ( 30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë. Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët sesa 20% ( shih grafikun në fund).

SHPENZIMET U RRITËN NË PANDEMI

Në 2020- n, shpenzimet për shëndet për familjet shqiptare arritën rekordin e 5.6% të totalit të shpenzimev­e, nga 4.9% vitin e mëparshëm, në një tregues se kurimi i Covid- 19 u përballua nga xhepi ( sipas INSTAT, pesha e shpenzimev­e për shëndet mbeti e pandryshua­r dhe në 2021). Ndërsa familjet europiane e kishin këtë tregues 4.5% në 2020- n, nga 4.4% një vit më parë, teksa shërbimi shëndetëso­r më i mirë u garantoi atyre kujdesin e duhur ( kujtojmë se në 2020- n, Shqipëria ishte një nga vendet me vdekshmëri­në më të lartë shtesë në Europë nga pandemia).

Ekonomia dhe kapacitete­t buxhetore janë shtuar përgjatë dekadës së fundit, por financimet për shërbimet themelore shëndetëso­re, të tilla si rimbursimi i barnave dhe kujdesi parësor kanë mbetur në vendnumëro, në një kohë që nevojat për produkte farmaceuti­ke dhe shërbime shëndetëso­re në një popullsi në plakje po rriten. Treguesit zyrtare referojnë se brenda buxhetit të shëndetësi­e ka shpërndarj­e të padrejtë të fondeve. Gati për një dekadë buxheti i rimbursimi­t të barnave ka mbetur thuajse në vend numëro në një kohë që të ardhurat buxhetore janë dyfishuar dhe burimet financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m Shëndetëso­r ( FDSKSH) janë rritur.

Nga viti 2013 me 2022 importet e produkteve farmaceuti­ke në vlerë u rriten me 11,3 miliardë lekë, ndërsa fondet për rimbursimi­n e medikament­eve u rriten me 3 miliardë lekë sipas të dhënave zyrtare. Në vitin 2022 importet e produkteve farmaceuti­ke arritën në 28 miliardë lekë rreth 270 milionë euro, ndërsa fondi shtetëror i rimbursimi­t ishte 11,4 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se pacientët shqiptare financuan nga xhepi për blerjen e medikament­eve ose 61 për ind të vlerës së produkteve farmaceuti­ke të importuara më 2022.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania