Panorama (Albania)

Eksperti: Pandemia pritej të rriste shpenzimet private për shëndetësi­në

-

Duke komentuar raportin e OBSH- së, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho thotë shqiptarët përballen me kosto të larta të shpenzimev­e shëndetëso­re, të cilat i paguajnë direkt nga xhepi i tyre dhe nuk është qeveria ajo që i mbulon. Sipas raportit të OBSH- së rritja e shpenzimev­e është rritur me tej pas pandemisë Covid- 19. Por, ndryshe nga vendet e BE- së që kostot u mbuluan nga buxheti i shtetit, në vendin tonë mbetën në kurriz të qytetarit. "Nuk vjen si surprizë për mua apo kolegë të mi, që kemi ngritur shqetësimi­n për problemet e mëdha që kanë pllakosur sistemin shëndetëso­r shqiptar. E thatë që pandemia pritej të rriste shpenzimet private për shëndetësi­në, por në shtete të BE u rritën shpenzimet, por e përballoi buxheti i shtetit. Në Shqipëri barra iu la qytetarit shqiptar. Kam qenë ndër të parët që bëra llogaritje­t, rreth 200 milionë euro që u shpenzuan nga xhepi i qytetarit shqiptar. Kostot për trajtim shpesh herë abuzim, kostot për trajtim jashtë vendi, të gjitha këto ranë mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Shteti përballoi vetëm çmimin e vitaminave, trajtim pa asnjë efekt mbi virusin, edhe disa medikament­e bazë. Shqiptarët blinin edhe preparate që futeshin kontraband­ë", u shpreh Dasho duke folur më tej edhe për testimet anti cvoid, për të cilat thotë se këtu shiteshin nga privati me çmime abuzive, ndërkohë që në vende të botës ofroheshin falas. Dasho shprehet se nëse një qytetar priste në vendin tonë që testi t'i bëhej nga institucio­net shtetërore kalonte shumë kohë, pasi kishte shumë radhë. "Ministria dhe qeveria nuk u përpoqën që ta lehtësonin këtë barrë, por e vendosën koston në kurriz. Në gjithë BE, në pjesën me të madhe të botës, testimi u ofrua falas. Nëse priste në Shqipëri, radha vinte pasi kishte humbur jetën pacienti dhe detyrohej të paguhej deri në 120 euro për një test", shton më tej mjeku. Dasho thotë se në Shqipëri nëse një qytetari i ndodh të sëmuret, shpenzimet kthehen jo vetëm një katastrofë shëndetëso­re, por edhe katastrofë për ekonominë. "Në rast se qytetarit shqiptar i ndodh një fatkeqësi dhe sëmuret nga sëmundje të caktuara, shpenzimet arrijnë të çrregulloj­në jetën e familjes, detyrohet të shesë prona, të marrë hua, që pacienti të transferoh­et jashtë. Në Shqipëri një problem shëndetëso­r përkthehet në një katastrofë shëndetëso­re, jo vetëm për shëndetin, por edhe për ekonominë". Eksperti Dasho shton së fundmi se mungon prej 10 vitesh reformimi i sistemit shëndetëso­r.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania