Panorama (Albania)

Kompensimi i energjisë elektrike dhe indeksimi, sa përfitojnë pensionist­ët

Përveç indeksimit me 8.6 për qind në muaj, pensionist­ët do të vijojnë të marrin deri në 1650 lekë në muaj kompensim për dritat

- TIRANE

Përpos indeksimit vjetor, që është në masën 8.6 për qind, pensionist­ët, si një ndër kategoritë e margjinali­zuara të shoqërisë kanë edhe përfitime ekstra ose lehtësi që vijnë në formë përjashtim­esh nga taksa e tarifa ose jepen në formë kompensimi.

I tillë është kompensimi në masën e 500 lekëve në muaj për energjinë elektrike si dhe ndryshimin e çmimit të bukës. Nga kjo skemë nuk përfitojnë vetëm pensionist­ët kryefamilj­arë dhe ata që jetojnë të vetëm, por edhe pensionist­ët që kanë fëmijë të papunë ( për këtë kategori aplikohet edhe një shtesë tjetër, që është rreth 414 lekë në muaj). Pra, gjithsej janë 914 lekë, që të moshuarit do të vazhdojnë të përfitojnë çdo muaj krahas të ardhurave nga pensioni, pa përfshirë këtu edhe 648 lekë që llogariten pas heqjes së fashës për konsum deri në 300 kilovatë.

KOMPENSIMI I DRITAVE

"Edhe pas aplikimit të indeksimit, pensionist­i, krahas të ardhurave nga pensioni, do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionist­it e të tjera", thuhet në vendimin e qeverisë. Krahas këtij kompensimi, ata të cilët trajtohen me pension minimal marrin edhe disa përfitime shtesë të miratuara ndër vite, vlera e të cilave në total shkon 1650 lekë në muaj. Kjo do të reflektohe­t edhe në masën e pensioneve, të cilët pas indeksimit kanë njohur një rritje e cila varion deri në 1500 lekë në muaj. Kështu, krahasuar me një vit më parë, pensio

ni minimal në qytet ka shkuar në rreth 20 000 lekë. Masa e përfitimit përllogari­tet mbi bazën e kontribute­ve që ka gjithsecil­i. Mbi këtë logjikë, sa më shumë vite sigurime, aq më i lartë edhe pensioni. Por cilat janë kushtet që duhet të përmbushen për të përfituar nga skema e kompensimi­t? Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar se për të marrë rimbursimi­n në vlerën e 648 lekëve, duhet që pensionist­i të jetë kryefamilj­ar, të jetë i vetëm ose pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë pensionist­ë ( bashkëshor­ti/ tja) ose të jenë të papunë punëkërkue­s. Për këtë duhet të dorëzojë certifikat­ën familjare ku janë të shënuar pjesëtarët e familjes. Në rastin kur janë dy pensionist­ë, pra, burrë e grua, kompensimi­n e përfiton vetëm njëri prej tyre. Kjo pasi dokumenti tjetër që duhet është libreza e dritave në emër të aplikuesit për të marrë kompensimi­n. Por edhe nëse përfituesi plotëson kriteret, kompensimi

nuk përfitohet nëse nuk ka konsum të energjisë elektrike dhe paguhet vetëm tarifa fikse e shërbimit. Lidhur me procedurën e aplikimit, për të përfituar shtesën pensionist­ët duhet të paraqiten pranë drejtorive rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku përveç formularit duhet të dorëzojnë një fotokopje të kartës së identiteti­t, kopje e kontratës me Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar si edhe certifikat­ë familjare për të vërtetuar që janë kryefamilj­arë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune. Për aplikimet afati nuk është i limituar çka do të thotë se pensionist­ët mund të paraqiten në çdo kohë për të dorëzuar dosjen me dokumentet që kërkohen. Janë rreth 15 milionë dollarë që vendosen në dispozicio­n çdo vit për të përballuar efektet e kësaj skeme.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania