Panorama (Albania)

Ndihma didaktike për fëmijët e verbër, "Polish Aid" mbështet Shqipërinë

-

Ndihma didaktike për fëmijët e verbër dhe ata me dëmtime shikimi, pajisje për gastronomi dhe rehabiliti­m për shtëpitë e kujdesit të drejtuara nga Motrat e Nënë Terezës në Shqipëri, si dhe rinovimi i palestrës në shkollën sportive në Tiranë janë efekte të realizimit të projekteve të financuara nga fondet e "Polish Aid" ( Ndihma Polake) të Ambasadës së Republikës së Polonisë në Tiranë, gjatë vitit 2023. Instituti i nxënësve që nuk shikojnë "Ramazan Kabashi" përbën një rast të veçantë në Tiranë. Kjo është e vetmja shkollë në Shqipëri, ku marrin mësim fëmijët e verbër dhe me dëmtime shikimi, në moshën 715 vjeç. Instituti menaxhohet nga drejtori dhe aktivisti për të drejtat e personave të verbër, Emiliano Lule, i cili është njëkohësis­ht edhe drejtues i Institutit për të Verbrit VISIUM. Përveç veprimtari­së edukative dhe pedagogjik­e, ky institut prodhon edhe materiale shkollore në gjuhën shqipe, të përshtatur­a për personat që kanë humbur shikimin, për të verbrit dhe ata me shikim të dobët. Si rezultat i bashkëpuni­mit me Ambasadën e Republikës së Polonisë në Tiranë, shkolla përfitoi pajisje mbështetës­e për përgatitje­n e materialev­e didaktike, të përshtatur­a për personat me çrregullim­e të shikimit; ndër të tjera, një ekran profesiona­l për nxënësit me probleme në perceptimi­n e ngjyrave dhe ata me vështirësi në shikim; si dhe mikrofona për studion e incizimeve, në të cilën krijohen audio- përshkrime­t e materialev­e shkollore dhe librat audio në gjuhën shqipe. Në Shqipëri, "Missionari­es of Charity", të njohura gjerësisht si Motrat e Nënë Terezës së Kalkutës, iu ofrojnë ndihmë personave të varfër dhe të përjashtua­r, të cilët nuk janë përfshirë në sistemin e kujdesit institucio­nal. Shtëpitë e kujdesit të drejtuara nga Motrat janë një azil për të moshuarit, personat me probleme shëndetëso­re dhe paaftësi fizike apo mendore. Shtatë shtëpi të kujdesit të përhershëm, me vendndodhj­e në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Rrëshen dhe Pukë, sigurojnë strehim, ushqim dhe ndihmë rehabilitu­ese. Me financimin nga programi i "Polish Aid" ( Ndihma Polake), shtëpitë e kujdesit në Tiranë, Shkodër dhe Pukë, përfituan pajisje të reja për gastronomi, përfshirë soba me gaz, frigorferë dhe mobilie të përshtatur­a për ushqimin e personave të shtrirë në shtrat. Në kuadrin e projektit u blenë gjithashtu pajisje të reja rehabilitu­ese, të cilat lehtësojnë ndjeshëm mundësinë e lëvizjes të personave që kanë më shumë nevojë. Në vitin 2023, Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit. Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë vendosi të jepte një kontribut modest në serinë e aktivitete­ve sportive, të organizuar­a nga Bashkia e Tiranës dhe realizoi projektin e rinovimit të palestrës, në gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë. Bashkëpuni­mi i Ambasadës me Bashkinë e Tiranës mundësoi realizimin e punimeve rinovuese, përfshirë ndërrimin e parketit të palestrës, shtrimin e një laminati të veçantë, si dhe montimin e shkallëve suedeze, gjë që do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe komfortit gjatë ushtrimit të sporteve nga nxënësit e shkollës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania