Panorama (Albania)

Sherret në "Big Brother" gati në përplasje fizike, Roza Lati protagonis­te e konfliktev­e

"Mbaje veten, ka shaka e shaka, me të qeshme, me të ngjeshme i keni bërë këto muhabete. Këtej po ofendon, ktej thua bëra shaka. Mbaje veten, në raport me mua dhe të gjitha gocat. Po na trajton me shpatë në dorë, çohu ik andej, çfarë na di neve copë lecke.

- Ndonëse

vetëm 2 ditë që nga nisja e "Big Brother", kanë nisur edhe përplasjet e para në "reality". Protagonis­t këtë herë kanë qenë Roza Lati dhe Ledjona Xheladinaj. Gjatë një sherri mes tyre, Roza Lati ka prekur me dorë te shpatulla gazetaren, e cila iu kthye duke i thënë që: "Kujdes, mos më prek, s'ta lejoj", teksa e quajti lilipute. Ndërsa moderatorj­a, iu është drejtuar, duke thënëse "rri si femër jo si lac, fol mirë". "Do kesh kohë ta njohës Ledjonën, nuk është ashtu siç e përshkrove ti. Ti qenke një shqiponjë dhe shpresoj që të jesh një shqiponjë e vërtetë sepse deri tani nuk është se më dukesh shqiponjë. Të bësh zhurmë nuk do të thotë që po flet e kupton? Po Roza, je një lilipute e lezetshme. Kujdes me dorën mos prek, nuk ta lejoj. Nuk ke konfidenca të ma bësh mua këtë, po je nga ata tipa që thua ec sa i mirë je", u shpreh Ledjona. "Kapu diku ku duhet o Ledojona dhe rri si femër jo si lac dhe fol mirë. Dhe liliputen ktheje mbrapsht se doli huq. O Ledjona të ecësh ashtu mes të debatit do të thotë që të lesh topin, sepse nuk po e mban dot të triblim, mbaje ( E prek me dorë te shpatulla). Mbaje topin në triblim zemra dhe kur flet, fol diçka me baza", vijoi Roza. Më pas Roza ka nisur t'i shprehet Ilnisës duke i thënë: "Do të ofendojë, sepse nuk ka argument tjetër. Po sillesha shumë mirë, i thash që është shumë i mirë. U kthye vrazhdë. Kshu që kjo tipja nuk kuptonka me të mirë. Ledi qenka tabelë qitjeje", tha ajo. Banorët e "Big Brother VIP" duket se që tani kanë nisur aleancat, madje kanë filluar që të shprehin preferenca­t e tyre se kë banor duan jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një përgjigje e moderatore­s së njohur, Roza Lati, ka ngjallur shumë debate. Pyetja që iu drejtua ishte: "Kush ke qejf që të dalë nga shtëpia?". Roza tha emrin e aktorit të njohur, Julian Deda, dhe më pas i thotë: Mos ma merr personale dhe për keq por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori. Duket se këtë përgjigje të Rozës,

Juli nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse moderatorj­a mendon ashtu për të. "Cila është arsyeja e vërtetë që më do jashtë shtëpisë që në javën e parë?". "Ta thashë, se bërtet shumë sepse nuk kam asgjë personale me ty, kaq". Moderatorj­a Roza Lati dhe aktori i humorit, Jul Deda, janë përplasur ashpër me njëri- tjetrin në shtëpinë e "Big Brother Vip3". Sherri dhe debati mes tyre nisi pasi aktori u shpreh gjatë një diskutimi me banorët e tjerë se Roza Lati është sharë nga publiku, gjë e cila nuk është pritur mirë nga moderatorj­a, e cila e ka konsiderua­r si "nxitje të urrejtjes". Gjatë përplasjes mes tyre, prezantues­ja iu drejtua aktorit të humorit duke thënë se "O Jul karagjozi, s'të dhj* s fare". Ndërsa Jul Deda i kërkoi që të ketë kujdes se çfarë nxjerr nga goja, teksa shtoi iu drejtua "mos më çaj kokën kur flet". "Mbaje veten, ka shaka e shaka, me të qeshme, me të ngjeshme i keni bërë këto muhabete. Këtej po ofendon, ktej thua bëra shaka. Mbaje veten, në raport me mua dhe të gjitha gocat. Po na trajton me shpatë në dorë, çohu ik andej, çfarë na di neve copë lecke. A e kontrollon veten kur flet. Duhet të ta imponoj respektin?", vijoi e acaruar Roza. Debate ka përfshirë edhe banorë të tjerë, që kanë dashur të shuajnë këtë debat të nxehtë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania