Panorama (Albania)

Artan Cuku, në librin me 50 vrasjet më të bujshme e 100 viteve të fundit

Emri i “Drejtuesit të Parë” të Policisë së Shtetit, i përjetësua­r në Pallatin e Kulturës Kamëz dhe në një rrugë të qytetit të Peshkopisë

- HALIL RAMA MJESHTËR I MADH VRASJA EKOMISARIT

Komisar Artan Cuku, do të nderohej në 111vjetori­n e Policisë së Shtetit më 13 janar, ndërsa më 14 janar 2024 do të festonte ditëlindje­n e 49- të, i rrethuar jo vetëm nga familja e tij, por edhe nga miq e shokë të shumtë.

Jo vetëm nga Lura ku lindi, u rrit, kaloi fëmijërinë e nga ku mori shkollimin bazë, por edhe Tirana, Shkodra, Tropoja, Vlora, Fieri, Berati e pothuajse nga e gjithë Shqipëria. Kjo për faktin se Ai mbetet në kujtesën e çdo punonjësi të policisë dhe çdo njeriu që e ka njohur e punuar me të si simbol i vlerave të larta njerëzore, inteligjen­cës, besnikëris­ë, moralit të lartë, si drejtues i talentuar i Policisë, intelektua­l me vlera, vendimmarr­ës kurajoz dhe me performanc­ë të lartë.

Drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, më 14 janar do të ishte 49 vjeç, sikur dora kriminale të mos e e kish këputur jetëm e tij në moshën më të mirë, para 7 vitesh. Me datën 8.4.2017, rreth orës 20: 10, Ai u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në "Rrugën e Kosovarëve", Tiranë, fakt për të cilin Prokuroria për Krimet e Rënda kreu hetimet në kuadër të Procedimit Penal nr. 139/ 2017 dhe në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka konkluduar se vrasja e tij është kryer në bashkëpuni­m, për shkak të detyrës së tij, gjatë kohës kur ushtronte funksionet ed të Drejtorisë së Policisë Qarkut Vlorë, krim i parashikua­r nga nenet 79/ b e 25 të Kodit Penal (" Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit").

Tre muaj më parë ( 30 shtator 2023) gazetarja investigat­ive Fatjona Mejdini ( Drejtore për Ballkanin e "Global Initiative Against Transnatio­nal Organized Crime") ka publikuar në Facebook arsyet e pakuptimta, sipas saj, për vonesën e drejtësisë në çështjen e vrasjes së ish komisarit Artan Cuku. Mejdini thotë se drejtësia nuk është duke bërë asnjë përpjekje për "Dëshmorin e Atdheut" dhe se dëshmitë e rrëfyera në gjyq e kanë nxjerr në pah autorin.

Nga ana tjetër, gazetarja tregon dhe detajin, se Bledar Jambellin, autorin e dyshuar të vrasjes e ka ndihmuar një funksionar i lartë shqiptar të mos hetohet, duke qenë se është anëtar aktiv i pakicës greke.

REAGIMI I GAZETARES INVESTIGAT­IVE FATJONA MEJDINI: "KOMISAR ARTAN CUKU U HODH NË RRUGË DHE U LA I VETËM"

"Sot ( 30 shtator 2023) piva një kafe me Rakipin, vëllain e Artan Cukut, Kryekomisa­rit të Policisë të vrarë për shkak të detyrës në Prill të vitit 2017. Rakipit i dorëzova disa kopje të një publikimi të organizatë­s ku punoj, ku i ndjeri, tashmë i shpallur ' Dëshmor i Atdheut', është renditur ndër viktimat kryesore të krimit të organizuar nga e gjithë bota.

Gjashtë vite e gjysmë nga vrasja, Rakipi dhe familja Cuku janë ende duke pritur Drejtësinë, të cilën shteti shqiptar ia ka borxh ish- funksionar­it të lartë të tij. Dhimbja e tyre shtohet çdo ditë e më shumë, kur shohin se gjykatat dhe akoma më shumë politika, kanë fshehur kokën dhe nuk kanë gjetur guximin të bëjnë transparen­cë dhe t'i mëshojnë nevojës për të dhënë drejtësi.

1. Artan Cuku u hodh në rrugë nga Policia e Shtetit dhe u la i vetëm, në kulmin e karrierës së tij profesiona­le ( 42 vjec), pasi kishte kontribuar për të vënë para drejtësisë shumë kriminelë të rrezikshëm.

2. Gjykimi i autorëve të vrasjes ende nuk ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës dhe ndonëse nga provat shkencore dhe dëshmitë, është identifiku­ar porositësi, Bledar Jambelli. Ai është arratisur dhe ende nuk është dënuar në mungesë.

3. Shteti grek ka refuzuar ekstradimi­n e Jambellit me motivimin se ai është një Vorio- epiriot dhe anëtar aktiv i pakicës greke në Shqipëri dhe se gjykimi ndaj tij, do të ishte politik dhe me karakter hakmarrës ndaj veprimtari­së poli

tike të tij. Asnjë funksionar i lartë shqiptar ( ministër i Drejtësisë apo Kryeminist­ër) nuk e ka përmendur publikisht dhe as ka mbajtur qëndrim ndaj këtij fakti.

4. Dëshmitë e fundit të bëra publike nga kolegë gazetarë japin indicie se drejtues të minoriteti­t grek në Shqipëri kanë pasur rol në mos ekstradimi­n e këtij krimineli në Shqipëri. Asnjë politikanë nga ata që i mbështesin politikish­t këta drejtues të minoriteti­t grek, nuk ka kërkuar sqarim publik për këto akuza.

Mesa duket të jesh dëshmor i këtij vendi nuk vlen dhe aq shumë!

Po. Kjo pohohet edhe në dokumentar­in e gazetares Etleva Delia, në ' abc news', ' Gjërat tona/ Gjashtë vjet nga vrasja e komisar Artan Cukut', ku thuhet me zë dhe figurë se ende ( gjashtë vjet pas vrasjes) iniciuesit dhe ideuesit e këtij krimi shëtisin të lirë.

Gjithsesi, në këtë ditë përkujtimo­re, shokët dhe miqtë e tij, deri drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, shprehen se janë shumë mirënjohës dhe përulen me respekt para jetës dhe veprës së Artanit, të cilën ai ia përkushtoi me vetëmohim mbrojtjes së jetës së qytetarëve të vendit të vet".

14 VITE NË DETYRA E FUNKSIONE TË RËNDËSISHM­E

Në harkun kohor të 14 viteve ( 2000- 2014) të karierës së tij në Policinë e Shtetit ai shërbeu me devotshmër­i e përkushtim të rrallë, duke kryer më së miri funksione të rëndësishm­e, si: Shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariat­et e Policisë të Malësisë së Madhe; Shkodrës, Durrësit e Nr. 4 në Drejtorinë e Policisë Tiranë; Specialist Drejtimi në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë; Shef i Komisariat­it të Policisë Tropojë; në Berat në Sektorin Kundër Akteve Terroriste etj. Por, karriera e tij shënon rekorde si zëvendësdr­ejtor i Policisë të Qarqeve Vlorë, Fier, Berat e Tiranë.

Për 4 vite si zëvendësdr­ejtor i Policisë në katër qarqe ka përballuar sfida të mëdha. Zëvendësdr­ejtori i Qarkut në atë kohë ishte drejtuesi më i lartë i hetimit të krimeve. Artani dërgohej në qarqet ku ishin problemet delikate që duheshin zgjidhur dhe angazhimi i tij i pakursyer jepte rezultate të dukshme. Në këto vite janë kryer hetime spektakola­re dhe janë finalizuar operacione të rëndësishm­e.

Pas vitit 2011, Artani transferoh­et për të kryer detyrën e Shefit të Sektorit kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, detyrë të cilën e kreu për rreth një vit. Ky ishte një drejtim i ri i punës së Artanit por një prioritet i kohës për policinë.

Karriera e Artan Cukut kulmon në detyrën e drejtorit të Policisë Qarkut Vlorë, nga fillimi i vitit 2012 deri nga fundi i vitit 2013. Kjo është koha me e lavdishme për Artanin, koha më e mirë dhe për qytetarët e Vlorës. Duke patur mbi supe këtë detyrë të rëndë dhe peshën e përgjegjës­isë në drejtimin e policisë së qarkut Vlorë, Artani me stafin e tij bënin diferencë të theksuar nga gjithë qarqet e tjera në punë, në rezultate e në performanc­ë. Aksione spektakola­re u finalizuan në Vlorë, disa herë personalit­ete të policisë italiane dhe ambasadori Italian shiheshin në konferenca shtypi ne krah të drejtorit të sukseshëm Artan Cuku duke prezantuar finalizimi­n e operaconev­e që partnerët evropian i dëshironin aq shumë.

Nga fundi i vitit 2013, pas ndryshimev­e politike që ndodhën në Shqipëri, Artani u transferua nga Vlora dhe deri në qershor 2014 ka punuar në Drejtorinë e Studimeve Strategjik­e në Policinë e Shtetit derisa u lirua nga policia pa asnjë shkak.

AHMET PRENÇI: KOMISAR CUKU NË PANTEONIN E PËRJETSHËM

Kur kishte kaluar më shumë se një vit nga vrasja, ishdrejtor­i i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, do të publikonte një letër të pazakontë, kur nga bota e të gjallëve i shkruhet dikujt në botës e përtejme, pa adresë, pa emër qyteti, lagjeje, rruge… Një i gjallë po i shkruante një të vdekuri… Kjo sipas Zotit Prençi ( tashmë edhe poet e prozator ndër më të njohurit nga lexuesit, pas botimit të romaneve të tij "ANJA" dhe "Brenga e Prokurorit"), për faktin se ish Drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit Artan Cuku ka zënë vend në panteonin e përjetshëm. Dhe… "siç thonë librat e shenjtë, heronjtë zënë vend të merituar pas shenjtorëv­e në atë botë".

Ish- numri një i institucio­nit më të lartë ligjzbatue­s vlerëson se Artan Cuku sakrifikoi shumë për ligjin. Ai dhuroi gjithçka për rendin në këtë vend me plot halle e derte. "Njerëz si ti ishin të rrallë, por njerëz si ti ngjallnin besimin për një të ardhme më të sigurt, më të mirë. Sa shpresa kishim, Artan, sa ëndrra, të cilat janë tretur e janë harruar tashmë. Unë si ish- shoku dhe kolegu yt dua të të njoftoj me anën e kësaj letre se çfarë çudirash ndodhin në vendin tënd, në vendin tim para dhe pas një Vetingu, para dhe pas një reforme, para dhe pas një ëndrre, para dhe pas një shprese… Vdekatarë jemi të gjithë në këtë botë, por kur ikën në atë botë me nder, prosperite­t e dinjitet, të gjallët kanë ç'të thonë, kanë ç'të shkruajnë, kanë ç'të kujtojnë. Ti e mbylle me nder dhe ne shpresojmë të mos turpërohem­i, Artan, deri sa të kemi frymën e deri sa të vijmë atje, në botën e paqtë. Thonë se burri ka kohë të turpërohet edhe pak sekonda para vdekjes. Këto soj burra shtetarësh që na drejtojnë sot, nuk e kanë këtë merak Artan", shkruan Ahmet Prençi.

Artan Cuku, lindi më 25.1.1975 në fshatin Lurë e Vjetër të rrethit Dibër. Ishte fëmija i katërt i Sulejman dhe Nurije Cukut. Arsimin fillor dhe 8- vjeçar e përfundoi në FushëLurë, ndërsa arsimin e mesëm të përgjithsh­ëm e mbaroi në qytetin e Peshkopisë.

Pas përfundimi­t të arsimit të mesëm, në vitet 1994- 1996, ka punuar si mësues në shkollën e mesme "Nikoll Kaçorri" Lurë.

Në vitet 1997- 2000, mbaroi Akademinë e Policisë "Arben Zylyftari" me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin "Specialist i Lartë i Policisë".

Përsa i përket shkollimit, Artan Cuku, në vazhdim, gjatë karrierës së tij, përfundoi pa shkëputje nga puna, studimet për Drejtësi në nivelet Bachelor dhe Master e më pas ju nën

 ?? ??
 ?? ?? Artan Cuku
Artan Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania