Panorama (Albania)

"Të sakrifikos­h jetën për Ligjin", kush ishte Artan Cuku

Cuku ka nisur, drejtuar dhe menaxhuar hetime të rëndësishm­e në kuadër të luftës kundër krimit organizuar­të dhe krimeve të rënda

-

Shokët dhe kolegët vlerësojnë se Artan Cuku kishte aftësi të rralla lidershipi si Drejtues i Lartë i Policisë së shtetit, me afro 17 vjet përvojë pune. Ai ka iniciuar, drejtuar dhe menaxhuar hetime të rëndësishm­e në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Aftësitë e tij të veçanta organizati­ve dhe manaxheria­le, vinin si rezultat i ngritjes graduale në karrierë dhe trajnimeve profesiona­le të vazhdueshm­e duke filluar nga niveli "Inspektor" terreni e deri në gradën e lartë policore drejtuese "Drejtues i Parë”. shtrua provimit të avokatisë ku mori titullin "Avokat", profesion të cilin nuk e ushtroi asnjëherë.

Gjithashtu ka kryer me sukses me dhjetra kurse e trainime të ndyshme si brenda dhe jashtë vendit, të organizuar­a nga Institucio­net Ligjzbatue­se Shqiptare, Evropiane dhe Amerikane, përgjatë periudhës 2000 - 2014.

DISA TITUJ NDERI, MEDALJE E DEKORIME PËR ARTAN CUKUN

Shokët dhe kolegët vlerësojnë se Artan Cuku kishte aftësi të rralla lidershipi si drejtues i Lartë i Policisë së shtetit, me afro 17 vjet përvojë pune. Ai ka iniciuar, drejtuar dhe menaxhuar hetime të rëndësishm­e në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

Aftësitë e tij të veçanta organizati­ve dhe manaxheria­le, vinin si rezultat i ngritjes graduale në karrierë dhe trajnimeve profesiona­le të vazhdueshm­e duke filluar nga niveli "Inspektor" terreni e deri në gradën e lartë policore drejtuese "Drejtues i Parë". Për këtë mjafton qoftë dhe një lexim i përciptë i dosjes së tij personale për të mësuar se, gjatë gjithë karrierës të gjitha vlerësimet e punës ndër vite, kanë qenë të nivelit "shumë mirë". Pikërisht për këtë karrierë të shkëlqyer profesuion­ale dhe akademike Ai është vlerësuar me disa tituj nderi, medalje e dekorime, ndër të cilat përmendim:

1. Për merita të larta, ministri i Brendshëm me Urdhërin nr. 464, datë 12.06.2017 i ka akorduar Artan Cukut "Medaljen e Nderit" pas vdekjes me motivacion­in" Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike"

2. Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani me Dekretin nr. 10532, datë 27.06.2017 ka dekoruar Artan Cukun me "Dekoratën e Artë të Shqiponjës" ( pas vdekjes) me motivacion­in "Ne vlerësim dhe nderim të thellë për përkushtim­in maksimal, devotshmër­inë e pashembull­t, sakrificën e rrallë në luftën pa kompromis kundër keqbërësve dhe dhe krimit të organizuar, si profesioni­st dhe misionar pararojë në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit".

3. Bashkia Dibër, me vendimin nr. 13, datë 09.02.2018, i ka akorduar Artan Cukut titullin "Qytetar Nderi i Dibrës" ( pas vdekjes), me motivacion­in: "Për vlerat profesiona­le, për kontribut të lartë në strukturat e policisë së shtetit, sakrificën e pashembull­t dhe pa kompromis në luftën kundër krimit të organizuar si dhe lartësimin e vlerave morale, historike dhe fisnike të trevës së Lurës dhe Dibrës".

4. Komisioni Qëndror i Statusit "Dëshmor i Atdheut" me vendim nr. 770, datë 02.04.2019 ka shpallur Artan Cukun "Dëshmori i Atdheut" dhe familjes së tij i ka dhëne simbolin "Familje e Dëshmorit të Atdheut".

5. Këshilli i Qarkut Dibër, me Vendimin Nr. 19 Datë 27/ 06/ 2019, i ka akorduar Artan Cukut titullin: "Nderi i Qarkut Dibër" ( pas vdekjes) me motivacion­in: "Për vlerat e veçanta njerëzore, kontributi­n e lartë në strukturat e Policisë së Shtetit, sakrificën e pashembull­t dhe pa kompromis në luftën kundër krimit të organizuar si edhe lartësimin e vlerave morale, historike dhe fisnike të Qarkut të Dibrës"

ARTAN CUKU "QYTETAR NDERI I KAMZËS", EMRIN E TIJ MBAN PALLATI I KULTURËS SË QYTETIT

Afro dy vjet më parë ( më 10 prill 2022) Pallati i Kulturës Kamzë mori emrin e ' Dëshmorit të Atdheut', Artan Cuku. Kryebashki­aku Rakip Suli thotë me krenari se nismës së Policisë së Shtetit për përjetësim­in e policëve të rënë nga dora e krimit, iu përgjigj e para Bashkia Kamëz, duke ndërmarrë këtë hap, për vendosjen e emrit të Pallatit të Kulturës "Artan Cuku" dhe shpalljen e tij "Qytetar Nderi i Kamzës".

Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë ministri i Drejtësisë, Z. Ulsi Manja, kryetari i Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, dhe ish- drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, z. Gledis Nano.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se Dëshmorët e Atdheut janë pjesa më e ndërgjegjs­hme e vendit dhe se nuk duhet të ketë më policë të vrarë. Ish- kreu i Policisë së Shtetit, Nano, gjatë fjalës së tij deklaroi se është i emocionuar për këtë hap në nderim të ' Dëshmorit të Atdheut', ndërsa shtoi se nuk duhen harruar kurrë sakrificat e burrave dhe grave të policisë së shtetit.

Ndërsa falënderoi Këshillin e Bashkisë Kamzë për vendosjen e emrit e Artan Cukut Pallatit të Kulturës në Kamzë dhe shpalljen e tij "Qytetar Nderi", Nano shpreh bindjen se shumë është folur, por edhe më shumë do të flitet për Artan Cukun. Po, ashtu është. Emri i Artan Cukut, i skalitur me germa të arta në fasadën e këtij institucio­ni të rëndësishë­m kulturor, është evident në çdo aktivitet, shfaqje tetrale e promovimi librash, i skalitur edhe më mendjen e zemrat e dhjetëra mijëra spektatorë­ve që i ndjekin këto shfaqje. Teksa ndodhem mes tyre, më vijnë ndërmend vlerësimet e kolegëve dr. Hasan Shkëmbi e Gëzim Loka, të cilët në artikujt e tyre e kanë vlerësuar "Dëshmorin e Atdheut", Artan Cuku, si meteorin që s'do shuhet kurrë, krenari të Lurës dhe të gjithë Shqipërisë.

NJË NGA VRASJET MË TË BUJSHME TË 100 VITEVE TË FUNDIT

Vrasja e drejtuesit të Parë Artan Cuku është radhitur si një nga vrasjet më të bujshme të shtetit shqiptar në këto njëqind vitet e fundit dhe është përshkruar në librin "100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar ( në të gjitha trojet shqiptare)" të autorit Roland Qafoku. Gjithashtu, Artan Cuku është përfshirë në librin me 50 vrasjet më të rënda në botë për arsye shtetërore. Libri titullohet: "Faces os Assassinat­ion" (" Fytyra e vrasësve") i hartuar nga një grup ekspertësh nga e gjithë bota dhe është botuar nga organizata prestigjio­ze "Iniciativa globale kundër krimit transnacio­nal" (" Global Initiative against Transnatio­nal Organized Crime") me qendër në Gjenevë të Zvicrës. Në këto 50 vrasje janë përfshirë ekzekutime të personalit­eteve shtetërore në 40 vende nga e gjithë bota pas vitit 2000, ku njëra nga këto është vrasja e Artan Cukut.

Figura dhe personalit­eti i Artan Cukut është përshkruar edhe në librin: "PERSONALIT­ETET E DIBRES ( Encikloped­ia e Dibrës 3)".

Për Artan Cukun pas vdekjes janë shkruar dy libra: "ARTAN CUKU In memoriam" ideuar dhe përgatitur nga ishdrejtor­i i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prenci në bashkëpuni­m me gazetarë, politikan, ish- pedagog, ish- epror, ish- kolegë të Artanit etj., si dhe "Jam pri' Lure" të autorit Fatos Daci.

Gjithashtu është realizuar edhe dokumentar­i me titull: "In memoriam Artan Cuku", realizuar nga Ardita Bala dhe Verjana Abazaj.

Për Artanin kanë shkruar dhe kanë folur personalit­ete të shumta të fushave të ndryshme duke vlerësuar lart figurën e tij, si dhe kanë shprehur qartë dhe fort indinjatën e hidhërimin e thellë për atë që ndodhi.

Dy vjet më parë, me rastin e 100 vjetorit të betejës së Lan Lurës që shënoi fitoren e luftës legjendare të Dibrës kundër pushtuesve serbë, ashtu siç u dekorua Lurën me titullin e lartë "Nderi i Kombit" dhe disa personalit­ete të saj me tituj e medalje të ndryshme, ishte rasti t'i akordonte edhe Artan Cukut një nga dekoratat më të larta.

Gjithsesi emir i tij qënron në panteonin e përjetshëm, i përjetësua­r në një rrugë kryesore të qytetait të Peshkopisë, si dhe në Pallatin e Kulturës Kamëz. Tashmë, Artan Cuku, si edhe bijtë e shquar të Lurës me kontribute e rrezatim kombëtar, dom Nikoll Kaçorri - N/ Kryetar i Qeverisë së parë shqiptare të Ismail Qemalit; Ibrahim Gjoçi dhe Hakik Mena e Gjok Doçi, radhitet përkrah tyre në panteonin e vlerave tona kombëtare.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania