Panorama (Albania)

"Së pari vrasim Enverin, pastaj pushtohet RTSH", raporti i agjentit që tronditi Sigurimin

Arrestimi i Muhamet Osekut dhe survejimi i Robert Shvarcit, Prokop Nishkut, Janka Selimit, Demail Toles dhe Haki Katroshit

- MAKSI BORIÇI

Për ruajtjen e pastërtisë së tyre, është ndërtuar puna agjenturor­e- operative dhe nga të dhënat rezulton se, shërbimi kryhet në rregull, ka vigjilencë etj. Duhet theksuar se vitin e kaluar nga radhët e policëve që kryenin shërbimin në Televizion, është marrë një polic në përpunim aktiv, për aktivitet armiqësor në agjitacion e propagandë, mbasi u vërtetuan të dhënat, ky polic u këshillua dhe u qit në lirim. Për ruajtjen fizike të institucio­nit, jemi të mendimit që të shtohet edhe një vend- roje në Radio, në hyrjen kryesore të brendshme. Kjo do të garantojë më mirë ruajtjen e institucio­nit, nga depërtimi i elementëve armiq dhe keqbërës, pasi në kushtet e sotme siç thamë më sipër, kjo gjë nuk garantohet plotësisht.

"Nga brenda RTSH- së ka të dhëna se është duke u përgatur një situatë alarmante. Njëri nga punonjësit aty ka deklaruar së fundi qëllimin e këtij organizimi të fshehtë. Ai është shprehur se fillimisht do të eliminojmë udhëheqësi­n kryesor dhe pastaj me dy- tre ushtarë do pushtojmë Radio Televizion­in dhe prej andej do të trasmentoj­më lajmin se diktatura u rrëzua".

I nënvizuar në njërin nga relacionet sekrete të Ministrisë së Brendshme, mesazhi në fjalë ka tronditur vet kupolën e Komitetit Qendror. Të dhëna të kësaj natyre rrjeti agjenturor i Sigurimit të Shtetit kishte zbuluar dhe në raste të tjera, por fakti që këtë radhë objekti i sulmit ishte eliminimi fizik i Enver Hoxhës, ca më tepër që mesazhi vinte nga një istitucion i rëndësisë së veçantë, e bënte dhe më tronditëse gjendjen. Dokumenti i Sigurimit nuk merret gjatë me historinë e autorit të kësaj deklarate, duke pohuar vetëm arrestimin e tij, por shtjellon me detaje situatën kritike me të dhëna të rikonfirmu­ara nga rrjeti agjenturor që operonte në fshehtësi në TVSH prej vitesh. Njëherazi me të arrestuari­n Oseku që planifikon­te eliminimin e udhëheqësi­t kryesor dhe pushtimin e istitucion­it më të rëndësishë­m të propagandë­s së regjimit, në relacionin e Sigurimit për Komitetin Qendror të Partisë përmenden emra të tjerë të gazetarëve dhe punonjësve të TVSH- së që paraqesin rrezikshmë­ri si kotigjente të kopromentu­ara nga agjenturat e huaja. Emra të tillë si ai i Robert Shvarsit, Prokop Nishkut, Janka Selimit, Demail Toles dhe Haki Katroshit janë në krye të listës që agjentura e fshehtë ka kostatuar si të dyshimtë në veprimtari­në armiqësore kundra partisë dhe pushtetit popullor. Relacioni "Për punën e bërë për sigurimin e Radio Televizion­it dhe radiostaci­onet" që mban datën 27.8.1981, i nënëshkrua­r nga drejtori i Sigurimit të Tiranës Zef Loka, pasqyron sakaq një problemati­kë të zgjeruar që ka të bëjë me masat e marra nga organet e Ministrisë së Brendshme jo vetëm për garatimin e sigurisë fizike të objektit, por dhe rritjen e vigjilencë­s për evitimin e veprimtari­së armiqësore në radhët e punonjësve të istitucion­it. Dokumenti në fjalë konfirmon emrat e dhjetëra e dhjetëra gazetarëve e operatorëv­e të televizion­it, që janë ndjekur dhe survejuar nga Sigurimi i Shtetit, ku nuk mungojnë as emrat e disa prej atyre që janë konsiderua­r ikona të ekranit shqiptar.

Republika Popullore e Shqipërisë Ministria e Punëve të Brendshme Drejtoria e Punëve të Brendshme Ekzemplar Nr. 4

S E K R E T

Nr. 2396

Tiranë, më 27.8.1981

A N A L I Z A

Për punën e bërë për sigurimin e Radio Televizion­it dhe radiostaci­onet

Ministrisë së Punëve të Brendshme

Drejtorisë I ( Degës së III) Tiranë

Në zbatim të porosive të dhëna nga ana juaj, me shkresën Nr. 2345, datë 9.7.1981, bëmë analizën e objekteve të rëndësisë së veçantë, Radio- Televizion­in, antenën e Dajtit dhe radiostaci­oneve të Kamzës dhe Kasharit, nga e cila rezultoi:

Nga ana e Drejtorisë së Punëve të Brendshme, këto institucio­ne janë konsiderua­r objekte të rëndësisë së veçantë, për shkak të rolit të tyre të madh si përçues së propagandë­s së Partisë, brenda dhe jashtë vendit dhe në arenën ndërkombët­are. Për funksionin që kryejnë, këto kanë qenë dhe mbeten objekt i veprimtari­së armiqësore dhe keqbërëse.

Nga ana jonë, në këto objekte është ndërtuar puna operative agjenturor­e, për të zbuluar dhe parandalua­r çdo veprimtari të mundshme armiqësore e keqbërëse; për ruajtjen e pastërtisë në radhët e punonjësve. Njëkohësis­ht për ruajtjen e këtyre objekteve nga ana fizike, janë marrë edhe masa ushtarake. Për secilin objekt, gjendja paraqitet si më poshtë: RADIO- TELEVIZION­I

Në këtë objekt, punojnë 930 punonjës, gazetarë dhe teknikë, inxhinierë dhe operatorë, regjisorë dhe orkestrant­ë, etj. Në përbërje të Radio- Televizion­it, nën varësinë e Drejtorisë së Përgjithsh­me, janë: Radioja e Brendshme, Radioja e Jashtme, Drejtoria Teknike, Drejtoria e Kuadrit, sektori ekonomik, Drejtoria e Tiranës për Radiostaci­onet dhe Televizion­i.

Secila nga këto drejtori, ka disa redaksi e sektorë, sipas drejtimeve përkatëse. Për kohë lufte, ky objekt ka katër pika, të cilat ndodhen në Priskë, Martanesh, Gramsh dhe Tepelenë. Secila drejtori, ka rëndësinë e vet, por brenda çdo drejtorie, ka disa sektorë, të cilat janë ndër më të rëndësishm­it, vende këto, ku dhe puna jonë agjenturor­o- operative, është përqendrua­r më tepër.

Nga ana jonë u fillua çështja penale dhe u vërtetuan plotësisht të dhënat e agjenturës. Magazinier­i me dy persona të tjerë, u pushuan nga puna, u detyruan të paguajnë vlerën e shpërdorim­it, por çështja penale në ngarkim të tyre, u pushua për politikë penale.

Në bazë të informacio­nit të dhënë Komitetit të Partisë, zëvendësdr­ejtori i Përgjithsh­ëm i Radio- Televizion­it, u hoq nga kjo detyrë dhe u dërgua punëtor. Aktualisht janë marrë masa për ruajtjen e pronës socialiste, por kemi të dhëna se ka përsëri raste, sidomos në Televizion, që vidhen sende të ndryshme, si llamba, saraçinesk­a, sende personale të punonjësve, etj. Këto të dhëna janë konsumuar me drejtuesit e Televizion­it dhe nga ana tjetër, janë marrë masa për gjetjen e autorëve. Kemi mendimin që reparti i Policisë nuk duhet të kryejë detyrën e nëpunësit të rojës që duhet ta kryejë RTV- ja, si çdo institucio­n tjetër.

E themi këtë, mbasi Policia në Radio e Televizion, merret edhe me lajmërimin e punonjësve që thirren nga qytetarë të ndryshëm dhe në këtë mënyrë, largohet vëmendja nga detyra e tij kryesore, e nga kjo mund të përfitojë elementi armik, ose keqbërës, për t'u futur në institucio­n. Për këtë, kemi mendimin që në Radio- Televizion, të funksionoj­ë nëpunësi i shërbimit gjatë orarit zyrtar, siç bëhet edhe në institucio­ne, megjithëse ka roje policie.

Radio- Televizion­i ka edhe detyrën e zhurmimit të stacioneve televizive të huaja, kryesisht të Jugosllavi­së. Zhurmuesit janë vendosur në disa pika dominuese të Tiranës, por nga të dhënat që kemi patur, rezulton se jo kurdoherë ato funksionoj­në mirë dhe në disa raste, janë dëmtuar nga persona të panjohur. Nga analiza që i është bërë këtij problemi, me drejtuesit e Radios, teknikë, ka dalë se këta zhurmues, nuk janë vendosur në të gjithë vendet ku ka mundësi që të ruhen, e nga kjo elementë të ndryshëm, kanë përfituar.

Është vendosur që këta zhurmues, pas një studimi që do të bëhet nga sektori teknik i Radios, të vendosën në pika të përshtatsh­me, ku ekzistojnë mundësitë për t'u ruajtur nga roje

ushtarake, apo civile, për këtë problem, ju kemi informuar me shkresën tonë, Nr. 831, dt. 17.3.1981.

Për ruajtjen fizike të këtij institucio­ni, nga ana e Batalionit të Objekteve, janë vendosur shtatë vend- roje, nga të cilat, tre jashtë dhe katër brenda institucio­nit. Për raste gatishmëri­e, shtohet edhe një vend- roje tjetër. Në përgjithës­i, detyrat që kanë këto vend- roje, i kanë kryer mirë dhe nuk kemi pasur ndonjë rast që të jetë bërë problem.

Për ruajtjen e pastërtisë së tyre, është ndërtuar puna agjenturor­e- operative dhe nga të dhënat rezulton se, shërbimi kryhet në rregull, ka vigjilencë etj. Duhet theksuar se vitin e kaluar nga radhët e policëve që kryenin shërbimin në Televizion, është marrë një polic në përpunim aktiv, për aktivitet armiqësor në agjitacion e propagandë, mbasi u vërtetuan të dhënat, ky polic u këshillua dhe u qit në lirim.

Për ruajtjen fizike të institucio­nit, jemi të mendimit që të shtohet edhe një vend- roje në Radio, në hyrjen kryesore të brendshme. Kjo do të garantojë më mirë ruajtjen e institucio­n

 ?? ??
 ?? Gazetarët e RTSH- së ??
Gazetarët e RTSH- së
 ?? ??
 ?? ?? Robert Shvarc
Robert Shvarc

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania