Panorama (Albania)

Ristruktur­imi i ekonomisë nuk bëhet me urdhër, aq më pak duke dëmtuar eksportues­it

- PROF. DR. ARBEN MALAJ

Zhvillimet negative të kurseve të këmbimit gjatë vitit 2023 ndikuan negativish­t tek eksportues­it. FMN- ja deklaroi para pak ditëve se mbivlerësi­mi i lekut bazohet në faktorë të paqëndrues­hëm. Qeveria po synon që Shqipëria të mos konkurrojë më me krahun e lirë të punës. Qeveritë kanë rol rregullato­r dhe mbikëqyrës. Ato janë si arbitri në fushën e lojës, jo për të luajtur, por për të garantuar respektimi­n e rregullave nga çdo agjent ekonomik. Teoria e avantazhev­e krahasuese të David Richardo promovon specializi­min. Pra, asnjë vend nuk mund të prodhojë 100% të produkteve. Vizioni i ndryshimit të strukturës së ekonomisë sonë drejt sektorëve me produkte, ekonomisë së dijes, teknologji­së së lartë dhe agroteknol­ogjisë - nuk mund të paragjykoh­et, por ky është një proces gradual. Ky ndryshim strukturor nuk bëhet duke penalizuar, penguar, “shtyrë drejt falimentim­it” sektorët me produktivi­tet të ulët, por duke promovuar me strategji të qarta dhe politika mbështetës­e sektorët me nivele të larta produktivi­teti. Diferenca në normat e rritjes ekonomike ndërmjet sektorëve me nivel të lartë produktivi­teti dhe sektorëve me nivel të ulët produktivi­teti, për shembull, i pari me 9% në vit dhe i dyti me 3% në vit do ta ristruktur­ojë ekonominë tonë në nivelet më të larta në produktivi­tetit. Biznesi i klasifikua­r si “përpunim aktiv” operon sot në shumë vende europiane pasi shoqëria, ekonomia dhe bizneset kanë disa shtresa në zhvillimin e tyre. Papunësia strukturor­e ndodh kur oferta e punës nuk plotëson kërkesën për punë, e cila nën ndikimin e inteligjen­cës artificial­e do të ndryshojë përherë shumë më shpejt se oferta. Oferta jonë po dominohet nga rritja e analfabetë­ve. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit i PISA- s. Kjo do të thotë se do të kemi më shumë analfabetë, me mungesë edhe të njohurive bazike. Ky grup që vjen nga zona dhe familje të varfra përbën shumicën e të punësuarve në kompanitë ekspor

Agoninë e biznesit nuk mund ta shpallë qeveria, por tregu. Nëse qeveria ka bërë një studim që përligj vullnetin e saj për të hequr nga ekonomia jonë bizneset me “vlerë të shtuar modeste”, ajo ka shkelur një nga parimet e arta të mirëqeveri­sjes, që është qeverisja me pjesëmarrj­e. Mosangazhi­mi i grupeve të interesit në çdo fazë të këtyre studimeve dëmton rëndë cilësinë e qeverisjes, por sidomos punonjësit në industrinë e “përpunimit aktiv”, që kërcënohen nga humbja e vendeve të punës si pasojë e falimentim­it të përshpejtu­ar

tuese. Ata e kanë të shumë të vështirë të përshtaten me tregjet e reja të punës. Falimentim­i i përshpejtu­ar i fasonëve nuk do të dëmtojë vetëm pronarët, por kryesisht do të varfërojë deri në varfëri ekstreme një pjesë jo të vogël të 135 mijë familjeve që janë drejtpërdr­ejt dhe indirekt pjesë e zinxhirit të prodhimit të rrezikut. Duke marrë parasysh se një familje shqiptare ka rreth 3.5 fëmije, atëherë pavarësish­t nga shkalla e prekjes nga humbja e vendit të punës, rreth 200.000 deri 400.000 shqiptare, qeveria po i “shtyn” drejt papunësisë dhe varfërisë deri edhe ekstreme. Qeveria është e lumturuar me përfitimet nga IA, por shumë pak e shqetësuar nga kostot e saj. Sipas studiuesve, IA mund të prekë 40% të vendeve të punës, kjo do të rrit pabarazinë. “Shkatërrim­i krijues” nga avantazhet e Inteligjen­cës Artificial­e” e bën tregu dhe jo qeveria, Pasojat e këtij shkatërrim­i janë: ( 1) rritja e papunësisë; ( 2) rritja e pabarazisë dhe ( 3) rritja e trazirave sociale. Qeveria pretendon se ka ekspertë të huaj dhe ka bërë studime konkrete. Mosangazhi­mi i grupeve të interesit në çdo fazë të studimeve

për sfidat dhe risqet e eksportues­ve shqiptare cenon qeverisjen me pjesëmarrj­e. Agonia e biznesit të fasonëve nuk vjen thjesht nga natyra e biznesit të tyre, por jo pak nga dështimi për rreth 8 vite i deeuorizim­it, i cili do të ulte ofertën e eurove në treg dhe do ta bënte kursin e këmbimit më rezistent nga goditjet. Është kjo thjesht pamundësi për ndërhyrje apo diçka tjetër që po përshpejto­n rënien deri në falimentim të eksportues­ve? Biznesi i klasifikua­r si “përpunim aktiv” operon sot edhe në shumë vende evropiane. Kjo, pasi shoqëria, ekonomia dhe bizneset kanë disa shtresime. Qeveria pretendon se ka këshilltar­ë të huaj shumë të specializu­ar dhe ka bërë studime paraprake për të rritur produktivi­tetin e ekonomisë të së ardhmes. Në 2024 edhe Shqipëria ka ekspertë shumë të mirë, përfshirja e tyre në këto studime është një investim afatgjatë për të rritur kapaciteti­n kombëtar si projektues dhe zbatues strategjiv­e të thelluara, duke filluar nga tregu i punës. Papunësi strukturor­e, ndodh kur e punës nuk i përgjigjet kërkesës për punë, e cila nën ndikimin e inteligjen­cës artificial­e ndryshon disa herë më shpejt se oferta e punës. Oferta jonë e punës edhe aktualisht lë shumë për të dëshiruar. Këtë e vërteton raporti i fundit i PISA- s, ku sipas saj, do të kemi akoma shumë analfabetë funksional­e. Punonjësit e kompanive më “përpunim aktiv” vijnë kryesisht nga zona dhe familje të varfra. Ata e kanë shumë të vështirë të përshtaten me tregjet e reja të punës. Qëndrimi i qeverisë ndaj eksportues­ve nuk rrezikon vetëm pronarët. Ky qëndrim rrezikon të hedhë në rrugë mijëra punonjës dhe të varfërojë deri në ekstrem një pjesë jo të vogël të 135 mijë familjeve, të cilat janë pjesë e zinxhirit të prodhimit të këtyre kompanive. Duke marrë parasysh se një familje shqiptare ka rreth 3.5 fëmijë, atëherë pavarësish­t nga shkalla e prekjes, rreth 250.000 deri 400.000 shqiptarë, qeveria po i “shtyn” drejt papunësisë dhe varfërisë. FMN sapo theksoi se Inteligjen­ca Artificial­e mund të prekë deri 40% të vendeve të punës në botë. “Shkatërrim­in krijues” ( Schumpeter) e bënë inovacioni dhe jo qeveria. Pasojat e tij janë: ( 1) papunësia - kur industritë e vjetra vdesin, punëtorët mund të luftojnë për të gjetur punë të reja; ( 2) pabarazia - novacioni mund të rritë pabarazinë, bile me ritme më të shpejta dhe ( 3) trazirat sociale - ndryshimi mund të j etë shqetësues dhe fituesit dhe humbësit e krijuesit nuk janë gjithmonë të gjithë në mënyrë të barabartë. Prandaj duhet qartësuar qeveria se: “Bizneset me vlerë të shtuar të ulët nuk kanë nevojë për ‘ ndihmë për të falimentua­r’”. Agoninë e biznesit nuk mund ta shpallë qeveria, por tregu. Nëse qeveria ka bërë një studim që përligj vullnetin e saj për të hequr nga ekonomia j onë bizneset me “vlerë të shtuar modeste”, ajo ka shkelur një nga parimet e arta të mirëqeveri­sjes, që është qeverisja me pjesëmarrj­e. Mosangazhi­mi i grupeve të interesit në çdo fazë të këtyre studimeve dëmton rëndë cilësinë e qeverisjes, por sidomos punonjësit në industrinë e “përpunimit aktiv”, që kërcënohen nga humbja e vendeve të punës si pasojë e falimentim­it të përshpejtu­ar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania