Panorama (Albania)

Duhettë bëjëpd-ja përtëardhm­en?

Shkollën e vet politike tashmë PD nuk ka pse e gjen te figurat e caktuara, por e ka të gatshme te votuesi i saj. Ai personalit­et politik që sinqerisht do të restaurojë sistemin e vlerave moralo- politike të elektorati­t, në gjuhën, veprimin dhe politikëbë­r

- REDI SHEHU

Pas më shumë se tri dekadave, e djathta shqiptare e gjen veten në pozicionin më të keq në të gjithë historinë e saj. E ndarë në disa grupime, të cilat nuk kanë shumëçka të përbashkët me njëratjetr­ën, përveç faktit se vijnë nga e njëjta e shkuar, ato i ngjajnë një fasade xhami të thyer, kokrrizat e së cilës treten në mënyrë të rastësishm­e në bulevard. Si ka mundësi që e djathta shqiptare, e cila do të duhej të mbante mbi shpatulla nocionet më të thekura të strukturës morale me të cilën kjo forcë politike i bën rezistencë sistemit, të thërrmijëz­ohet në këtë mënyrë? Si ka mundësi që tri dekada aktivitet i pasur politik në qeverisje dhe opozitë, të avullojnë pa lënë një trashëgimi apo një kod etik me të cilën ajo ruan dhe mirëmban vetveten? Kjo na bën të mendojmë se trauma me të cilën e djathta përballet sot, në thelbin e saj nuk është krizë politike, por është një krizë morale, e cila u mbajt në gjendjen e ngrirjes së thellë për dekada nga autoriteti dhe imponimi i liderit. Në kohën kur autoriteti i tij u lëkund dhe pastaj ra, e gjithë kiza morale e së djathtës shqiptare u shpërfaq dhunshëm, duke u shndërruar nga gjendja e ngrirjes së thellë në pikën më të lartë të vlimit. E gjithë kjo që po ndodh me të djathtën ka të bëjë me faktin se, që në ngjizjen e saj, ajo nuk u nis nga premisa e djathtë politikish­t. Rrënjët e krizës së sotme të Partisë Demokratik­e duhen kërkuar më herët se sa e tashmja politike e saj. Historia e PD- së është historia e një lëvizjeje revolucion­are, e cila vetambalaz­hohej me etiketa të djathta. Në fakt, e gjithë kjo periudhë e saj duhet parë si një periudhë dyzimi të brendshëm, një periudhë e një dileme mes pyetjesh ekzistenci­ale të tipit “përse jam i djathtë?” nga njëra anë dhe aksionit politik nga ana tjetër, i cili ishte më majtas se të majtët. Është pikërisht ky gjallim dyjar brenda së djathtës, kjo luftë e brendshme, e cila në fund të fundit i ka bërë politikanë­t e kësaj partie të zgjedhin gjithmonë të atypëratys­hmen dhe pragmatizm­in në vend të idealit dhe kauzës. Konservato­rizmi si bindje dhe praktikë ishte i alienuar në një Shqipëri postkomuni­ste ku nuk kishte asgjë për të konservuar, përkundraz­i, ikja ndaj realitetit të shëmtuar të asaj kohe ishte e vetmja shpresë dhe e vetmja zgjidhje. Partia Demokratik­e u shfaq si lëvizje, e cila me të drejtë e përshpejto­i këtë ikje nga e shkuara drejt një të ardhmeje të re të panjohur, por njëkohësis­ht të domosdoshm­e. Si e tillë, ajo u profilizua si lëvizje e djathtë vetëm për faktin se qëndronte përballë trashëgimt­arëve të së majtës komuniste, e jo për shkak të bindjeve, ideologjis­ë apo artikulimi­t konservato­r. Aq e vërtetë është kjo, sa kundërshta­rët e parë të kësaj partie u bënë shtresat realisht të djathta të përfaqësua­ra nga ish- persekutua­rit, ish- pronarët apo edhe stofi moralo- qytetar i familjeve të mëdha që vinin nga e kaluara. Kjo parti gjatë gjithë kohës së tranzicion­it është karakteriz­uar nga një sforco e brendshme e të vetëshpall­urit ndryshe nga çfarë ishte në të vërtetë, pra një hipokrizi politike, e cila synonte më shumë pushtetin se sa të ndërtonte një mendim dhe praktikë politike të djathtë. Krejt ndryshe nga e majta, e cila i qëndroi konsistent­e ideologjik­isht idesë së trashëgimt­ares së social- komunizmit shqiptar. Sot, për herë të parë pas tranzicion­it, Partia Demokratik­e përballet me sfidën postBerish­ë. Çfarë është PD pa liderin e saj? Çfarë duhet të bëjë ajo për të ardhmen? A di ajo si ta ndërtojë këtë të ardhme? Askush nga e djathta, përfshirë edhe Lulzim Bashën, nuk di t’i j apë një përgjigje kësaj, sepse shkolla politike e së djathtës shqiptare ka qenë konceptuar vetëm me një klasë dhe vetëm me një mësues. Ajo na ka mësuar si të duam liderët e forte, karizmatik­ë, të pushtetshë­m dhe imponues dhe nuk ka kultivuar frymën se si të ndërtojmë dhe duam sistemin brenda të cilit lideri është vetëm mekanizmi i radhës që e vë në punë atë. Për hir të së vërtetës, e njëjta shkollë prodhoi edhe kulturën e majtë të përzgjedhj­es së liderit, ku sot kryeminist­ri Rama merr vota për shkak të cilësive personale dhe jo për shkak të sistemit që ka ngritur, për shkak të “portopolit­ikës” ( politikës së portokalli­së) dhe jo për shkak të efikasitet­it të administri­mit publik dhe luftës ndaj korrupsion­it. Është interesant­e të shihet se si do të fragmentar­izohej e majta shqiptare në rastin hipotetik të rënies së liderit të tyre. Në këtë pikë të gjithë krahët e politikës shqiptare, me parti të vogla dhe të mëdha, krijuan kultin e individit mbi partitë e në disa raste edhe kultin e familjes mbi partinë. Rënia e individit, rënia e liderit, përfaqëson njëkohësis­ht

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania