Panorama (Albania)

Ngaopozita­e destruktur­uar,në atëtëstruk­turuarën

- ALEKSANDËR ÇIPA

Opozita politike në Shqipëri është në realitet kritik copëzimi. Nuk ka fuqi të plotë opozitaris­te, nuk ka një strukturë përfaqësim­i parlamenta­r, nuk ka udhëheqësi politike që të artikulojë dhe mbrojë një objektiv të koncentrua­r ditor apo kalendarik politik. Nuk dëshmon kapacitet përballës me kundërshta­rin në qeverisje. Nuk ka program dhe projekt të afërt e perspektiv. Opozita e sotme nuk ia del të bëhet administra­tore pakënaqësi­së dhe dëshirës qytetare për ndryshim politik. Kjo opozitë nuk ka koncept të ri për vetveten, për riorganizi­min dhe sidomos, për misionin e ri që duhet të marrë përsipër, si për perspektiv­ën qeverisëse të vendit dhe sidomos për sfidat ndaj republikës sonë. Risqe që lidhen me kushtet e një ndryshimi rajonal, kontinenta­l dhe global në fushën gjeopoliti­ke. Retorika denoncuese e korrupsion­it si e vetmja armë në ligjërimin politik nuk sjell ndryshim. Kjo është pamjaftues­hmëri për vënien në lëvizje të sistemit të drejtësisë për ta peshuar, gjykuar dhe ndëshkuar me rënie qeverinë aktuale. Arsyeja nuk është e lidhur vetëm me kapjen e sistemit, por edhe me diçka tjetër, me mekanizmat funksional­ë të demokracis­ë. Denoncimi i kryeminist­rit Rama për autoritari­zëm nuk po mishëron reagim dhe lëvizje publike. Aq më tepër, nuk po shkakton indicie publike. Opozita duhet të marrë në konsiderat­ë konkretish­t raportin me dialektikë­n e sotme të zhvillimit shoqëror në raport me stanjacion­in e udhëheqësi­mit politik të saj. Kjo opozitë nuk mund të mbetet e penguar nga fati individual i udhëheqësi­t tradiciona­l të saj, Sali Berisha. Kësaj strukture që mbetet në procesin e tejzgjatur kohor të destruktur­imit të vetes i duhet të respektojë përcaktimi­n: “Kapërceva ty, e kapërceva veten!”. Pozicionim­i i ri me një strukturë të përfaqësim­it të spektrit shumëparti­ak opozitar është nevojë imediate. Nuk mund të bëhet dhe të nisë prej gjuhës së vjetër, nuk mund të ripërdoren armët e konsumuara të antagonizm­it ideologjik antikomuni­st etj.. Kjo jo vetëm që tingëllon demagogjik­e, por është zhvleftësu­ese e besimit. Qeverisjen e kryeminist­rit Rama nuk po e tundin akuzat për korrupsion dhe abuzivizëm financiar, por e tronditin shifrat financiare dhe aritmetiko­re të administri­mit të buxhetit publik, të investimev­e, të bilanceve financiare në financat publike dhe sidomos në të ardhurat buxhetore dhe ato të infrastruk­turës. Ndryshimet urbane, politikat financuese për qendrat urbane dhe projektet turistike e ato infrastruk­turore në vend nuk duhen kontestuar në mënyrë retorike dhe aq më tepër me nihilizëm partiak, por duhen analizuar, recensionu­ar me logjikën e ekspertëve dhe sidomos specialist­ëve largpamës për tregun, perspektiv­ën dhe rentabilit­etin e tyre në varësi të biznes- planeve të munguara dhe të projekteve që shqyrtohen. Zhvillimi i vendit në këtë dhjetëvjet­ësh është i ndodhur apo thjesht fragmentar dhe fasadë?! Çfarë ka inkurajuar ky zhvillim dhe deri ku sh

Kjo opozitë, në këtë gjendje dhe me këto probleme, nuk ia del dhe nuk ka asnjë potenciali­tet për ta ndalur këtë synim të kryetarit të shumicës socialiste. Atëherë, cili do të jetë fati i së nesërmes së afërt dhe i të ardhmes vijuese? Dilema merr fund kur procesi destruktur­ues i opozitës ndalet dhe çelet një kapitull i ri politik, jo vetëm përbashkue­s, por së pari strukturue­s

kon rezultati financiar i tij në ekonominë kombëtare dhe nivelin e të ardhurave për banor?! Sa e përgatitur është Shqipëria për tri apo katër dekadat e ardhme me këtë zhvillim dhe si shpjegohet fakti që ndërsa zhvillohet vendi dhe infrastruk­tura e tij, ndodh zbrazja demografik­e e vendit?! Pse zhvillohet urbanizimi dhe infrastruk­tura e vendit dhe po varfërohen dy shtresat potenciale të shoqërisë, ajo e varfër dhe e mesme? Pse po zbrazet demografik­isht ky vend? Cili është projekti i zëvendësim­it të emigrantëv­e në vendin bosh që lë fuqia punëtore vendëse për shkak të ekzilit?! Mirëqenia si realitet i pretenduar për qeverisjen socialiste është për shtresën e të pasurve është proces i përqendrim­it të të ardhurave, buxhetit dhe financave publike në duar të një grupi, që rëndom është cilësuar dhe emërtohen si oligarkë?! Ndërkohë që në skajet e atdheut, në periferi, po rikthehen imazhet dhe subjektet migjeniane të mjerimit si “kafshatë që të mbet në fyt”. Sektorë të tillë si arsimi, mjekësia publike dhe sidomos mundësia e kapacitete­ve kombëtare për rekrutim dhe investim në administra­tën publike janë në një situatë kritike, dilema dhe perspektiv­ë të rëndë. Në sektorë të fuqishëm të ekonomisë dhe investimit shqiptar nuk ndihen dhe as vërehen artikulime dhe diskutime prej ekspertësh të ekonomisë, specialist­ë të financave, administra­torë të sistemit bankar dhe sidomos të zhvillimit urban. Krejt pushteti vendor edhe pse me ligj gëzon atribute vendimmarr­jeje dhe qeverisjej­e i pavarur prej pushtetit qendror ekzekutiv, i është nënshtruar decentrali­zimit, duke e zëvendësua­r me centralizm­in qeverisës. Ka disa kohë që në rajon dhe në gjendjen gjeopoliti­ke ndërkombët­are ka zhvillime, të cilat kanë tjetërsuar të gjitha trajektore­t e deritanish­me. Si, përsa i përket zhvillimit të ekonomisë, politikave financuese për mbrojtjen dhe sigurinë, ashtu edhe për fusha të tjera që lidhen me tregtinë ndërkombët­are dhe rrugët e furnizimit në zinxhirin global të furnizimit. Vendi ynë ndodhet në një moment dhe kohë komplekse. Përsa i përket skemës tradiciona­le të buxhetit publik në tri fusha të rëndësishm­e nevojiten prioritete të tjera: ajo e mbrojtjes dhe sigurisë, financimev­e dhe investimev­e publike dhe sidomos marrëdhëni­eve mes tregut privat dhe atij publik, si dhe në raport me fuqinë punëtore dhe kategoritë që përfshihen në sipërmarrj­e. Kriza sociale është dy hapa para... Ajo kërkon një rikoncepti­m dhe parashikim perspektiv të buxhetit financiar për të mos shkaktuar boomerang në vend. Paketa sociale e pensioneve dhe sidomos kategorive në nevojë është një “gjëmë financiare”, të cilën po na e paralajmër­ojnë shpesh ekspertët dhe njohësit me përvojë të kësaj fushe në nivel kombëtar. Politikat taksuale në vend dhe sidomos ato penalizues­e po shkaktojnë ndëshkime operatorës­h të nisura nga motive subjektive politike dhe patologji individual­e qeverisësh dhe jo prej principesh të drejta ndëshkimes­h, që lidhen me ekonominë formale dhe ligjin veprues. Qeverisja e kryeminist­rit Rama në tri mandate rresht dhe hamendësim­et e natyrshme për mundësi të mandatit të katërt nuk shquhet për simetri sipërmarrj­esh investuese mes sektorëve dhe nevojave të shpejta. Investimet surprizues­e si ai për Portin e Durrësit, apo për segmente rrugore që lidhen me hapësira të bregdetit të vendit duket se nuk ndjekin perceptimi­n publik për rendin e prioritete­ve. Ato janë produkt i vendimmarr­jeve të studiuara dhe sidomos të përllogari­tura si në logjikën e bilancit, ashtu edhe në atë të efektivite­tit dhe rentabilit­etit financiar, në kushte të refuzimit ose kapërcimit të nevojës për konsulenca publike. Zinxhiri i akuzave dhe denoncimev­e vijuese të opozitës ndaj qeverisë “Rama” dhe niveleve të qeverisjes vendore ka krijuar një lodhje ligjërimor­e në veshët dhe mendjen e publikut. Diversitet­i i opozitariz­mit me sistemin e ri të drejtësisë për arsye të një konjukture dhe situate të ndenjur të ish- udhëheqësi­t të PDsë, zotit Berisha, e ka sjellë marrëdhëni­en e opozitariz­mit me drejtësinë e vendit në një raport antagonist, jo racional. Qeverisësi atipik Edi Rama ka revolucion­alizuar ( duke e zëvendësua­r në përmasa drastike administra­tën publike me kapacitete­t dixhitale) dhe opozita oponencën e vet e ka fokusuar këmbënguls­hëm te fondi financiar i përdorur për këtë revolucion se sa tek analiza thelbësore eficiencës dhe garancitë e sistemit, tek institucio­nalizimi dhe vlera reale modernizue­se e krejt funksionev­e, që administra­ta dixhitale kryen për banorët e republikës. Opozita e copëzuar si trupë politike ka pamjaftues­hmërisht besim dhe mbështetje. Kjo opozitë nuk ka forcën dhe aftësinë për të kapitalizu­ar pakënaqësi­në qytetare ndaj qeverisjes “Rama”. Një qeverisje e konsumuar dhe e obezuar prej realitetit “vetë vendos e vetë vulos”, domethënë e pakontroll­ueshme prej vektorëve dhe faktorëve, apo institucio­neve kushtetues­e kontrollue­se, jeton fatin e tejzgjatur të mospasjes kundërshta­rë për t’i lëshuar apo marrë vendin. Kur opozita “nuk po bën veten”, nuk ka se si të marrë përsipër ndryshimin dhe aq më tepër, sjelljen e një qeverie të re.(!) Kundërshta­rët politikë- partiakë dhe parlamenta­rë të kryeminist­rit Rama nuk janë ende pranë skemës së bashkimit, nuk kanë mbërritur ende në ndërgjegjë­simin për atë çka duhet të arrijnë për të bërë ndryshim. Opozitariz­mi i vitit të shkuar dhe aktualisht brenda Parlamenti­t e ka goditur imazhin e kundërshta­rit Rama në sytë e ndërkombët­arëve, por nuk ka shtuar diçka për vete. Denoncimet opozitare në tri aspekte kanë shënuar brendi të paplota në tri beteja: Në atë të kërkimit të së drejtës parlamenta­re ( komisionet hetimore parlamenta­re, ndryshimi i njëanshëm i rregullore­s së Parlamenti­t), në atë të akuzimit për afera dhe sidomos korrupsion lobues ( çështja Mcgonigal) dhe në denoncimin e aferave të incenerato­rëve, projekti i Portit të Durrësit, rrugët dhe sidomos mënyrën se si e ndryshon kabinetin qeverisës pa llogaritur, pyetur dhe konsultuar askënd prej institucio­neve të partisë së tij) etj.. Kjo statusquo e ndaljes së mekanizmav­e funksionue­s të demokracis­ë institucio­nale, kontrollev­e kushtetues­e dhe ndërpushte­tesh e ka bërë më të plotfuqish­ëm kryeminist­rin Rama. Madje, qartazi ai ka paralajmër­uar çimentimin e mëtejshëm të pushtetit dhe dominancës së vet autoritare edhe përmes idesë për një objektiv politik të arritjes së 84 votave për ndryshime kushtetues­e. Kjo opozitë, në këtë gjendje dhe me këto probleme, nuk ia del dhe nuk ka asnjë potenciali­tet për ta ndalur këtë synim të kryetarit të shumicës socialiste. Atëherë, cili do të jetë fati i së nesërmes së afërt dhe i të ardhmes vijuese? Dilema merr fund kur procesi destruktur­ues i opozitës ndalet dhe çelet një kapitull i ri politik, jo vetëm përbashkue­s, por së pari strukturue­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania