Panorama (Albania)

Hajmalia "Turam", Interi gjen çelësin e Superkupës

Francezi e njeh rrugën e golit, u ka shënuar të tre rivalëve

-

Në "lautarokra­cinë" që mbizotëron tek Interi, shumë nga meritat shkojnë për shokun e tij të repartit, numrin 9 që rrotullohe­t në çdo cep të zonës. Markus Turam është qendërsulm­uesi që e çliroi "demin" nga frerët në të cilët e kishte detyruar Ikardi, më pas Lukaku dhe Xheko, por ai është edhe shumë, shumë më tepër. Vetë ai është një nga shigjetat më të mprehta që Inzagi synon ta përdorë në Arabi, duke qenë se tashmë di si të ndëshkojë secilën prej skuadrave që do të garojnë për Superkupën në Riad. Të gjitha, ndër të tjera, të keqtrajtua­ra qartë nga zikaltrit, të cilët deri tani mund të mburren me një 10- 0 të përgjithsh­ëm dhe gjigant kundër Fiorentinë­s, Napolit dhe Lacios.

HAJMALI - Para Superkupës, Turami e mbajti dritën e tij ndezur me atë asist për Çalhanoglu­në ndaj Monzës, që u bë i shtati personal, por edhe me atë gol që vulosi fitoren. Goli i tij i tetë në Serinë A ( e bën të mos jetë larg rekordit të tij më të mirë të golave. Në Bundesligë, një vit më parë ka realizuar 13 gola me fanellën e Borusia Mënshengla­dbahut. Sigurisht që nuk janë shumë për një qendërsulm­ues, por janë një nisje e mirë për dikë që nuk luan prej shumë kohësh si një numër 9. Inzagi dhe stafi i tij po përpiqen ta përmirësoj­në "tikusin", edhe sepse puna e tij e palodhur, me dhe pa top, mjafton tashmë për të përmirësua­r fazën sulmuese të të gjithë ekipit.

LIDHJA - Kimia mes Lautaros dhe Turamit është një nga ato për t'u pasur zili. Nuk është e çuditshme që Turam ishte paksa i mbërthyer kur humbi hijen mbretërore të Lautaros në krah dhe as për t'u habitur që ai ka gjetur sërish rrezikshmë­rinë dhe madje ka shënuar një gol tani që "Tula" është rikthyer. Në këtë dyshe gjithçka është e ndërsjellë: secili bën mirë për tjetrin, në të vërtetë secili ka nevojë për tjetrin. Kjo u pa edhe në 3 shtator ndaj Fiorentinë­s, kur francezi me gjeti me kokë golin e parë dhe më pas Lautaro shënoi dy herë. Kështu Vinçenco Italiano, një kundërshta­r i mundshëm i finales ka qenë i pari që ka provuar ligjin e Interit të këtij sezoni: kush dëshiron të ndalojë zikaltrit, duhet si fillim të mbajë larg portës ata të dy.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania