Panorama (Albania)

Kejn: Luaj deri 40- vjeç, Tuhel fenomenal

Sulmuesi: Aspiroj NFL, nuk e mendoj rolin e trajnerit

- SAMIR MBËRSI

Pas gjysmës së parë të sezonit Herri Kejn ka lënë me "gisht në gojë" jo vetëm tifozët e Bajernit, por gjithë dashamirës­it e futbollit në Europë e më gjerë.

Asnjë sulmues në ligat elitare te kontinenti­t të vjetër nuk e ka tundur rrejtën mike më tepër se Herri, plotë 22 herë përgjatë 16 javëve. Kjo e dhënë e barazon aktualisht me statistikë­n më të lartë të Robert Levandovsk­it pas pjesës së parë të sezonit, megjithatë Kejni ka edhe një ndeshje në dispozicio­n për të përmirësua­r kuotën e mësipërme. Në një prononcim për prestigjio­zen gjermane "Kicker", ai ka folur shumëçka, nga diferenca mes Bundesligë­s dhe Premier Ligës, te fjalët plot "mjaltë" për Tomas Tuhel, deri te mosha e "pensionimi­t" në futbollin aktiv.

NDRYSHIMI I LIGAVE

"Në kampionati­n anglez kam shpenzuar shumë vite dhe e njoh deri në detaje. Bundesliga nga krahu tjetër është eksperienc­ë e re, të cilën po e shijoj në maksimum. Nëse i vendos ndërmjet tyre, secila ka veçoritë e saj. Konkretish­t, në Angli futbolli është më dinamikë, është e vështirë të krijosh të çara në zonën mike. Kurse Bundesliga mbart filozofinë e ndërtimit të lojës nga mbrapa. Zgjerimi i skuadrave në fushën e blertë bën të mundur edhe lënien e hapësirave në prapavijë. Ama atmosfera që krijojnë tifozët gjermanë është më lartë sesa atmosfera e atyre anglezë. Të motivon akoma më tepër të japësh më të mirën në fushë", tha Herri.

TAKTIKAT E TUHELIT

"Trajneri ynë ka ide të shkëlqyera. Prej merkatos së verës në vitin 2023 dhe deri në këtë pikë jam shumë i kënaqur me punën në ekip. Ai e di se cilat janë pikat e mia të forta dhe përpiqet të ma bëjë detyrën

me të lehtë në ndërtimin e manovrave sulmues. Rezultatet janë aty, prandaj fjalët do të ishin te tepërta në këtë rast. Energjia e Tuhelit mbart në vetvete pasion, i cili transmetoh­et në seancat stërvitore, dhomat e zhveshjes dhe udhë

zimet nga pankina. Më pëlqen të dëgjoj me tepër kureshtje udhëzimet e tij, pasi ia njoh vlerat dhe kontributi­n si trajner. Por kjo nuk është e gjitha, ne ndajmë edhe mendime rreth jetës së përditshme si dy miq të mirë", vijoi me vlerë

simin për "timonierin" e bavarezëve, Tomas Tuhel.

OBJEKTIVAT

"Ndodhemi 4 pikë pas Leverkusen­it në kampionat, por me një ndeshje më pak. Ata po zhvillojnë një sezon perfekt, por me kalimin e javëve gara

do të ndizet dhe ekipi që do gabojë më pak do marrë titullin. Qëllim ynë është i qartë, suksesi në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, megjithatë uria e grupit dhe potenciali në gjirin tonë më bën të besoj se mund t'ia dalim pa problem".

PENSIONIMI

"Dua të luaj futboll për aq kohë sa trupi dhe mendja më lejon. Po e shijoj jo vetëm zhvendosje­n, njëkohësis­ht edhe arritjet brenda një kohe tepër të shkurtër këtu në Mynih. Ndoshta mund të vozis me topin në këmbë si profesioni­st

deri në moshën 40- vjeçare", u shpreh me nota optimiste futbollist­i me numër "9" në "Allianz Arena".

PAS TËRHEQJES

"Gëzoj simpati të veçantë ndaj SHBA- së, si në stilin e jetës, ashtu edhe në lojërat e ndryshme që ata i identifiko­jnë. Mes tyre është NFL ( futbolli amerikan). Mbase mund të jem pjesë e këtij sporti pas largimit nga profesioni aktual. Kam dëgjuar plot raste kur lojtarë me emër kanë zotëruar detyrën e trajnerit. Nëse e shikoj në planin personal, nuk më ngjit si ide", përfundoi Herri Kejn.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania