Panorama (Albania)

Goleadorët, Myler "i çmendur" pas Herrit: As Haland nuk i afrohet

-

Golat dhe rekordet e Herri Kejnit me fanellën e Bajernit janë bërë "meny" e zakonshme që i "serviren" thuajse çdo javë tifozëve të kampionëve gjermanë. Tomas Myler nuk ka dashur t'i shpëtojë ky moment, duke e klasifikua­r 30- vjeçarin anglezin si "më të mirën" në kategorinë e sulmuesve, aq me tepër kur kryeshënue­si i përfaqësue­s angleze ka kaluar më pak se 6 muaj në kontingjen­tin e rekordmenë­ve të Bundesligë.

"Plakushi" Myler- "Me aq sa e kam ndjekur futbollin dhe me aq sa jam i informuar rreth kësaj fushe, nuk njoh një sulmues që të ketë bërë një de

butim më të mirë sesa Herri Kejn. Shifrat e tij janë vërtetë anormale, 26 gola dhe 8 asiste në distancën e 23 paraqitjev­e me Bajernin. Ndikimi në grupin tonë është tjetër element që meriton notën maksimale. E konsideroj me plotë

gojë një futbollist të jashtëzako­nshëm. Nëse dalim jashtë Gjermanisë, vetëm Erling Haland mund ta kërcënojë disi, por jo ta rivalizojë. I jap meritat për gjithçka që sulmuesi norvegjez ka arritur dhe vazhdon të demonstroj­ë te Mançester

Siti, ama në qëndrimin tim s'kam asnjë dyshim, Herri është aktualisht më i mirë në botë si bomber. Më impresiono­n interpreti­mi i lojës nga lojtari me numër ' 9' në ekip. Fillimisht Kejn vështron zonën se ku ndodhen futbollist­ët tanë përpara se të pasojë, analizon karakteris­tikat e tyre e më pas dërgon sferën në destinacio­n. Nuk luan me topa të thjeshtë nga ' a' në ' b', por pas çdo krosimi ka një ide. Fakti që rinovova deri në verën e vitit 2025 me klubin, do të thotë se kam disa shanse për ta mposhtur Kejnin në fushën e golit. Jemi përballur vetëm një herë dhe ka përfunduar në barazim. Vijimësia do e tregojë se kush është më i zoti në terrenin e golit", e mbylli Tomas Myler në intervistë­n për "Bild".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania