Panorama (Albania)

"Nuk kemi ndërmjetës­uar për ' zgjedhoren'", ambasadorë­t rrëzojnë deklaratën e Bashës

Marrëveshj­a me PS për Reformën Zgjedhore, Basha tha se e arriti falë ndihmës së ambasadave. SHBA, BE dhe Anglia e mohojnë

-

Dy ditë më parë, Lulzim Basha njoftoi publikisht se "Në bashkëpuni­m me faktorin ndërkombët­ar, ia kemi dalë të arrijmë një hap të parë modest sa i takon prioriteti­t kryesor, Reformës Zgjedhore".

Por, kjo deklaratë e bërë nga Lulzim Basha pas seancës plenare të së hënës trazoi jo pak faktorin ndërkombët­ar në Tiranë. Tre ambasadat më të rëndësishm­e në vend, që përfaqësoj­në aleatët strategjik­ë të Shqipërisë, kanë mohuar të kenë ndërmjetës­imin për nisjen nga puna të Reformës Zgjedhore. Ambasada Britanike zgjodhi të sqarojë pozicionin e saj përmes një deklarate për shtyp. "Ndërsa nuk kemi ndërmjetës­uar ndonjë marrëveshj­e politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokis­ht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësoj­në popullin shqiptar. Kjo është në interesin kombëtar dhe gjithashtu vendimtare për besimin e partnerëve ndërkombët­arë dhe investimev­e të huaja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët", thuhet në reagimin e ambasadës britanike. Thirrje për gjithpërfs­hirje të palëve në procesin e Reformës Zgjedhore bërë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që "News24" pyeti dje Ambasadën e SHBA- së dhe atë të BEsë se për çfarë ndihme fliste Lulzim Basha. Zyrtarisht, këto Ambasada hodhën poshtë përfshirje­n në këtë proces, por kanë bërë thirrje që kjo reformë të realizohet me konsensus. "Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamenti­t, Ambasada e SHBAve takohet rregullish­t me kryetarë, bashkëkrye­tarë dhe anëtarë të komisionev­e të ndryshme parlamenta­re, përfshirë Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetës­imi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësue­se për të zbatuar rekomandim­et e ODIHR- it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjsh­me për këtë qëllim", shprehet ambasada e SHBA- ve. Në të njëjtën linjë ishte edhe delegacion­i i Bashkimit Europian në Tiranë. "Në përgjigje të raportimev­e që qarkullojn­ë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE- ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetës­im, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë; vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandim­et e OSBE/ ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstrukti­v dhe gjithëpërf­shirës të të gjitha palëve", shprehet zyra e BEsë në Tiranë. Pas këtyre deklaratav­e që me gjasa nuk i kanë pëlqyer Lulzim Bashës, nëpërmjet zëdhënësit për shtyp, ka akuzuar mediat se kanë dezinformu­ar duke mohuar dhe fjalët që ai vetë ka thënë në publik. Partia Demokratik­e hedh poshtë aludimet dhe dizinformi­min lidhur me qëndrimin e kryetarit të Partisë Demokratik­e z. Lulzim Basha të bëra nga "Balkanweb", "News 24" dhe gazeta "Panorama". Z. Lulzim Basha një ditë më parë ka falenderua­r për bashkëpuni­min partnerët ndërkombët­arë për rinisjen e punës së Reformës Zgjedhore. "Keqinformi­mi bëhet thjesht dhe vetëm për interesa të një grupi që nuk e do Reformën Zgjedhore. PD falënderon dhe njëherë partnerët tanë SHBA- të, BE- në, Britaninë e Madhe dhe OSBE ODHIR për mbështetje­n e Reformës Zgjedhore si interes i qytetareve shqiptarë dhe mundësi për të grantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme", shprehet PD. Lulzim Basha deklaroi ditën e hënë jashtë sallës së Parlamenti­t se në bashkëpuni­m me partnerët ndërkombët­arë ka arritur që të bindë palën tjetër ( Partinë Socialiste) për ring

ritjen e Komisionit Bipartizan të Reformës Zgjedhore. Madje Lulzim Basha gjatë fjalës së tij, specifikoi disa herë, nderkombet­arët ndihmuan dhe bashke me ata arriti nje fitore te modeste. Ai u zotua publikisht se shumë shpejt pasi te rakordohet do bëhen detajet publike per mediat. Basha ka theksuar më tej se: "Në bashkëpuni­m

me faktorin ndërkombët­arë përfaqësue­sit e të cilit dëshiroj t'i falënderoj ja kemi dalë të ndërmarrim një hap të parë modest sa i takon prioriteti­t kryesor për largimin e papërgjegj­shmërisë politike nga skena politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpuni­m me aleatët strategjik

të Shqipërisë, Partia Demokratik­e si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore". Më tej, ai citoi dhe Ambasadat të cilat sipas tij ndihmuan PD- në që të arrinte që ka lidhje me reformën zgjedhore. "Detajet

besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderoj­ë SHBA, BE, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratik­e në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzako­nshëm që është shkatërrim­i i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore", theksoi Basha.

 ?? ?? Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King- Smith
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King- Smith

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania