Panorama (Albania)

Reforma Zgjedhore, kryetarja e OSBE takon Gjiknurin dhe Alibeajn

-

Kryetarja në detyrë e OSBE- së në vendin tonë, Clarisse Pasztory, takoi dje dy bashkëkrye­tarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Lajmin e konfirmoi vetë Pasztory në Facebook, ku shkruan se mirëpret rifillimin e punës dhe përshpejtë­simin e saj për reformën zgjedhore. "U takova sot me bashkëkrye­tarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtës­ore të premten dhe përshpejti­min e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE- së në Shqipëri dhe OSBE/ ODIHR", shkruan Pasztory. Ndërkohë, Pasztory paralajmër­oi se gjatë ditës së nesërme do të ketë takime me përfaqësue­s të tjerë politikë. "Do të vazhdojmë takimet gjithëpërf­shirëse për këtë reformë të rëndësishm­e, gjatë ditëve në vijim", theksoi diplomatja Pasztory. Në një postim në "Facebook", Gjiknuri zbardhi disa nga çështjet të disktuara në këtë takim. "Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësue­sit e zyrës së OSBEsë në Shqipëri, me të cilët diskutuam mbi procesin e Reformës Zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e

Posaçëm Parlamenta­r me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e", shkruan Gjiknuri. Më tej në postimin e tij, Gjiknuri shkruan se ju ka shprehur gatishmëri­në për të vazhduar angazhimin përmes ekspertizë­s më të mirë nga ODIHR, për të cilën thotë se do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandim­eve. "I falënderov­a për mbështetje­n e deritanish­me dhe për gatishmëri­në për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizë­s më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandim­eve", shkruan Gjiknuri.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania