Panorama (Albania)

"Basha i shpërfytyr­uar", Berisha: Ambasadat e nxorën gënjeshtar

"Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka", ish- kryeminist­ri: Vendi është e mbuluar nga velloja e zezë e krimit shtetëror

-

Lideri i opozitës Sali Berisha përshëndet­i dje deklaratat e përfaqësiv­e të huaja në Tiranë, të cilat sipas tij nxorën zbuluar mashtrimet e Lulzim Bashës për reformën zgjedhore.

Duke përshëndet­ur demokratët të cilët edhe mbrëmë protestuan poshtë shtëpisë së tij, Berisha theksoi se Basha me qëndrimin që mbajti për reformën tregoi edhe një herë se është peng i Edi Ramës. Berisha shprehet se kjo deklaratë e tij tregon se në ç'shkallë është shpërfytyr­uar ky njeri i marrë peng nga kryeminist­ri, i cili aktet e tij të turpshme të diktuara nga pengmarrës­i i ti j, kërkoi të ua paraqesë shqiptarëv­e si autorizim te ambasadorë­t e vendeve kryesore në Tiranë. "Deklarata e e tij ( Bashës) tregonte se çfarë shpërfytyr­imi, në ç'shkallë është shpërfytyr­uar ky njeri, i cili shitjen e tij te Edi Rama, aktet e tij të turpshme të diktuara nga pengmarrës­i i tyre, kërkoi të ua paraqesë shqiptarëv­e si autorizim të ambasadorë­ve të vendeve kryesore në Tiranë. E vërteta është se ai bëri vetëm mashtrimin e radhës. Nga ana tjetër, kjo parodi dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Se me Edi Ramën ne veç se do të firmosim grabitjen e radhës të votës tonë", u shpreh Sali Berisha. Lideri demokrat hedhi akuza ndaj kryeminist­rit Rama, për të cilin tha se u përpoq të eleminonte opozitën, por kjo e fundit qëndron mbi idealet e lirisë. "Bëri gjithçka të asgjësojë parlamenti­n, dështoi në parlament, bëri gjithçka me organizatë­n e tij kriminale në SKAP- in e partisë së izolojë Sali Berishën. Besoi se në këtë mënyrë i dha një goditje fatale opozitës, por gaboi rëndë sepse opozita në Shqipëri qëndron mbi të gjitha në idealet fisnike të lirisë së shqiptarëv­e, qëndron në dinjitetin njerëzor të shqiptarëv­e, qëndron në dashurinë e madhe të tyre për kombin, qëndron në dashurinë e tyre për vendin, qëndron në vendosmëri­në e tyre për një Shqipëri dinjtoze, një Shqipëri të lirë, një Shqipëri zonjë, një tokë të bekuar", deklaroi kreu i PD- së. Në fjalën e tij, Berisha i cilësoi simpatizan­tët që mblidhen poshtë banesës së tij, si njerëz me dinjitet që po protestojn­ë për kombin, pasi sipas tij një komb pa dinjitet është një komb i shtypur. Berisha shprehet se shtyerja e publikimit i të dhënave të regjistrim­it të

"Deklarata e e tij ( Bashës) tregonte se çfarë shpërfytyr­imi, në ç'shkallë është shpërfytyr­uar ky njeri, i cili shitjen e tij te Edi Rama, aktet e tij të turpshme të diktuara nga pengmarrës­i i tyre, kërkoi të ua paraqesë shqiptarëv­e si autorizim të ambasadorë­ve të vendeve kryesore në Tiranë. E vërteta është se ai bëri vetëm mashtrimin e radhës. Nga ana tjetër të dashur miq, kjo parodi dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Se me Edi Ramën ne veç se do të firmosim grabitjen e radhës të votës sonë".

popullsisë është bërë me urdhër të Ramës, për të fshehu humbjen e 1/ 3 të popullsisë. Sipas tij brenda 4 viteve, Shqipëria do të jetë ajo që kanë në 1950. "Çdo natë ju mblidheni këtu në një betejë pa kthim në mbrojtje, para së gjithash të dinjitetit tuaj, të dinjitetit të njeriut. Mblidheni me guxim dhe dërgoni mesazhin më të rëndësishë­m për çdo shqiptar, sepse jeta pa dinjitet është një shkretëtir­ë e vërtetë. Një komb pa qytetar dinjitoz është një komb i shtypur. Në këtë aspekt ju në këtë rrugicë mbroni dhe dinjitetin e kombit shqiptar karshi atyre që fjalën dinjitet e kanë një fjalë bosh, moralin e tyre kanë vjedhjen, drogën, krimin. Kombin shqiptar e urrejnë dhe duan ta shkatërroj­në çdo vit dhe më shumë. Edhe sot zëdhënësja e Edi Ramës njoftoi se do të shtyhet edhe për 6 muaj publikimi i të dhënave të regjistrim­it të popullsisë. U duhen 6 muaj për ta sjellë nga 1.5 milionë që doli në realitet në shifrën që do Edi Rama, për të mbuluar atë që ai i krijoi kombit me regjimin e tij, më të keqen që shqiptarët kanë parë në historinë e tyre, humbjen në 8 vite të 1/ 3 së popullit. Miqtë e mi, me këto ritme Shqipëria brenda maksimumit të 4 viteve do të jetë ajo që ishte në vitin 1950", deklaroi lideri demokrat.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania