Panorama (Albania)

Deklarata, Bylykbashi: Ambasadorë­t kërkojnë reformë gjithëpërf­shirëse

-

Deputeti i PD- së, Oerd Bylykbashi, reagoi në lidhje me Reformën Zgjedhore, teksa tha se reagimet e të njëpasnjës­hme e pa vonesë të përfaqësue­sve të BE, SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, nxorën në pah pavërtetës­inë e deklaratav­e të Lulzim Bashës. Sipas tij, ambasadorë­tr kërkuan qartazi që reforma të trajtojë me konstrukti­vitet dhe gjithëpërf­shirje problemet zgjedhore. Gjithashtu, thotë se në reagimet e tyre, nuk ka asnjë mbështetje për deklaratën e kryeminist­rit Rama që deklaroi se për reformën zgjedhore do të kërkojë thjesht shumicën numerike të 84 votave. "Komisioni i Reformës Zgjedhore është bipartizan dhe konsensual vetëm nëse reflekton raportet reale të forcave politike në mazhorancë dhe opozitë, vetëm nëse Partia Demokratik­e, përfaqësue­sja reale e shumicës dërrmuese të votuesve opozitarë, zotëron bashkëdrej­timin e komisionit dhe veton që garanton konsensusi­n real politik mazhorancë- opozitë", shkruan ndër të tjera Bylykbashi. Ai përmendi se "Në vitin 2001, rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it dhe rezoluta e Parlamenti­t Europian i kërkuan mazhorancë­s socialiste në parlament të ngrinte një komision reforme zgjedhore bipartizan, mazhorancë- opozitë, ku dy forcat reale më të mëdha të kishin bashkëdrej­timin e komiaionit dhe veton që pengonte vendime të njëanshme dhe garantonte konsensus, sidhe përfshirje­n e të gjitha forcave politike. Ky qëndrim ishte një distancim i qartë nga reforma e njëanëshme me shumicë numerike e vitit 2000, kur PD, forca reale drejtuese e opozitës, u shmang nga reforma".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania