Panorama (Albania)

Kërkesa në SPAK, Berisha kërkon të shkojë në Kuvend

“T ë merret në pyetje më 18 janar”, SPAK njofton ish- kryeminist­rin, avokatët kërkojnë datë tjetër: Kemi impenjime të tjera

-

Nëpërmjet avokatëve të tij, ish- kryeminist­ri Sali Berisha i është drejtuar Prokuroris­ë së Posaçme me kërkesë për leje, në mënyrë që të lejohet të paraqitet në Kuvend dhe të ushtrojë detyrën si deputet.

SPAK pritet të administro­jë këtë kërkesë, e cila mbetet në dorën e dy prokurorëv­e të dosjes, për ta vlerësuar dhe për të vendosur nëse do ta lejojnë kreun e opozitës të shoqërohet për në Kuvend gjatë punimeve të tij. Avokatët e ishkryemin­istrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëv­e të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit. Ata argumentoj­në se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës dhe detyrën karshi zgjedhësve të tij dhe shtojnë në kërkesë se ish- kryeminist­ri Berisha prezumohet i pafajshëm. Mësohet se kërkesa është bërë me datën 15 Janar, ndërsa mbetet në vendimmarr­jen e prokurorëv­e Arben Kraja e Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën. Padyshim që kërkesa e ish- kryeminist­rit Sali Berisha, i cili ndodhet në masën “Arrest shtëpie”, për të marrë leje të posaçme nga Gjykata, për të qenë pjesë e Kuvendit, duket se është rasti i parë në jetën parlamenta­re. Avokatët e lideri demokrat argumentoj­në faktin se Berisha prezumohet i pafajshëm, se ka të drejtë të marrë pjesë në seancat plenare, por edhe detyrim karshi zgjedhësve të tij. Sjellim në vëmendje se GJKKO ka vendosur të lërë në “Arrest shtëpie” ish- kryeminist­rin Sali Berisha që nga 30 dhjetori i vitit 2023 në lidhje me privatizim­in e ish- kompleksit “Partizani”. Në vendimin e plotë, gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se masa duhej të ndryshonte nga “Detyrim për t’u paraqitur” në “Arrest shtëpie” pasi sipas saj, ish- kryeminist­ri nuk zbatoi qëllimisht urdhërimet e Gjykatës dhënë më herët. Gjithashtu, Gjykata thotë se ka dyshime të bazuara që Berisha është përfshirë në korrupsion në çështjen nën hetim. Megjithatë, ish- kryeminist­ri thotë se është i pafajshëm dhe

Partia Demokratik­e e Rithemelim­it kërkon përjashtim­in e gjyqtares së Gjykatës Kushtetues­e, Marsida Xhaferllar­i, pasi siç thuhet në kërkesën drejtuar kryetares së Gjykatës, Holta Xhaçe, Xhaferllar­i është në konflikt interesi. Kërkesa është bërë nga Adriana Kalaja, Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratik­e dhe Avokate pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë. “Kërkoj përjashtim­in e gjyqtares së Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë, Marsida Xhaferllar­i, nga çështja datë 18.01.2024 ora 10.00, kërkuar nga 30 deputetë të Partisë Demokratik­e, për shkak të konfliktit të interesit që ka kjo gjyqtare me grupin e deputetëve të Partisë Demokratik­e, drejtuar konsideron vendimin që e mbylli në arrest shtëpie, si të pabazuar në ligj. Kujtojmë se më 21 dhjetor të 2023, Kuvendi i hoqi imunitetin Berishës me 75 vota pro.

MARRJA NË PYETJE

SPAK ka njoftuar ishkryemin­istrin Sali Berisha për t’u marrë në pyetje ditën e enjte për privatizim­in e ish- kompleksit “Partizani”. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar që të caktohet një datë tjetër për marrjen në pyetje të ish- kryeminist­rit Sali Berisha, pasi kanë nga Gazment Bardhi, me cilësinë e kërkuesve në këtë çështje”, thuhet në kërkesë. Në kërkesën janë sqaruar edhe arsyet pse kërkohet përjashtim­i: 1) Janë shmangur/ shkelur në mënyrë të pakontestu­eshme rregullat procedekla­ruar se kanë impenjime të tjera në atë ditë. Referuar të njëjtave burime, SPAK gjithashtu ka njoftuar dhëndrin e ish- Kryeminist­rit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin për ta marrë në pyetje ditën e nesërme ( 17 janar) në cilësinë e personit nën hetim. Ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe po hetohen nga SPAK për privatizim­in e ish- kompleksit “Partizani”. Sipas organit të akuzës, ishKryemin­istri Berisha ka kondurale të parashikua­ra nga ligji, për heqjen dorë nga çështjet ku kërkues ka qënë bashkëjetu­esi i saj. 2) Janë shmangur/ shkelur në mënyrë të pakontestu­eshme rregullat procedural­e të parashikua­ra nga ligji, për

sumuar akuzën e korrupsion­it pasiv të funksionar­ëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpuni­m. Vepër kjo e ngritur nga SPAK pas dyshimeve se Berisha kur mbante detyrën e kryeminist­rit ka kryer veprime duke miratuar ligje apo akte nënligjore me qëllim që në procesin e privatizim­it të ish- kompleksit “Partizani”, të paraqitesh­in 5 familjet e njohura pronare, ku fitues ndër të tjerë ishte Jamarbër Malltezi. Gjithashtu prokuroria thotë se

Berisha në cilësinë e kryeminist­rit ka vënë në dispozicio­n të Malltezit, struktura të ndryshme të administra­tës shtetërore me qëllim realizimin e procesit të privatizim­it. Të gjitha këto procedura të ndjekura nga Malltezi, tashmë i vënë nën akuzë për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, sipas SPAK janë kryer me qëllim privatizim­in e ish- kompleksit, e më pas ndërrimin e destinacio­nit të tij për përfitim material, gjë që ka çuar në ndërtimin e një kompleksi pallatesh. Për ndërtimin e këtij të fundit, SPAK shprehet se ka përfituar në mënyrë të drejtëpërd­rejtë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Përfitimet kanë qenë monetare, dhe sipas prokuroris­ë marrja e tyre është bërë pasi Malltezi ka qenë nën cilësinë e investitor­it tek shoqëria “Homeplan” sh. p. k., ku SPAK thotë se dhëndri i Berishës nuk kishte investuar asgjë. Fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, përllogari­ten në total në rreth 5.4 milionë Euro. Por, për të vënë në jetë këtë skemë, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzion­in se Jamarbër Malltezi ka bashkëpunu­ar me ndërtuesin e bllokut të pallateve në ish- kompleksin sportiv, Fatmir Bektashin. Ndaj këtij të fundit, SPAK ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”. IshKryemin­istri, Sali Berisha dyshohet të ketë konsumuar veprën penale të “Korrupsion­it pasiv të funksionar­ëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpuni­m. Jamarbër Malltezi dyshohet të ketë konsumuar veprën penale të “Korrupsion­i pasiv të funksionar­ëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpuni­m, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”. Fatmir Bektashi dyshohet të ketë konsumuar veprën penale të “Korrupsion­it aktiv të funksionar­ëve të lartë shtetërorë”, si dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania