Panorama (Albania)

Ministria e re, Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do të vijohet

-

Të hënën e javës së ardhshme, liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Shkup. Takimi do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Komisionit Evropian. Zyra e kreut të qeverisë në Kosovë, Albin Kurti ka njoftuar se kryeminist­rit do të marrë pjesë në takim. Edhe kryeminist­ri Rama ka konfirmuar pjesëmarrj­en e tij gjatë një konference të zhvilluar disa ditë më parë. “Për pak ditë do të jem në Shkup. Shpresoj të jetë dhe kryeminist­ri i Kosovës. Nuk e di a do vijë se nuk e kam këtë informacio­n, por besoj se do takohemi”, tha Rama në konferencë­n e zhvilluar më 10 janar. Në takim, përveç liderëve të rajonit, do të marrë pjesë edhe Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithsh­ëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian, së bashku me James O’brien, Ndihmës sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA- ve. Për të marrë pjesë në atë takim janë ftuar edhe përfaqësue­s të organizata­ve rajonale, Këshillit të Bashkëpuni­mit Rajonal, CEFTA- s dhe Forumit të Investimev­e të Odave të Ballkanit Perëndimor, USAID- it, si dhe disa institucio­neve financiare ndërkombët­are. Liderët e Ballkanit Perëndimor për herë të fundit u lodhën në dhjetor për Samitin me Bashkimin Europian.

Blendi Gonxhja është emëruar ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t. Po kështu, është betuar edhe ministrja e re e shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sionin, Adea Pirdeni. Betim bëri edhe ministri Ervin Mete, i cili do të jetë vetëm ministër i Financave pasi Ekonomia që kishte në varësi u shkri nga dikasteri i tij dhe është pjesë e Ministrisë së re të Blendi Gonxhes. Presidenti Bajram Begaj u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre. Ministrat e rinj u votuan një ditë më parë nga Parlamenti dhe tashmë kanë marrë zyrtarisht detyrën. Gjatë ditës së djeshme, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përgëzoi dhe i uroi suksese Adea Pirdenit në detyrën e re, si Ministre e Shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sionin. Pirdeni mbante më parë detyrën e zv. ministres së Drejtësisë ndërsa ka marrë vlerësime për punën e kryer prej saj. “Pozitivite­ti dhe ekspertiza e Adeas në çështjet e integrimit, administra­tës publike dhe politikave antikorrup­sion kanë ndikuar pozitivish­t në rritjen e imazhit të Shqipërisë në skenën ndërkombët­are dhe në rrugëtimin tonë drejt BE- së”, u shpreh Manja. Ministri përmendi se në skuadrën e Ministrisë së Drejtësisë që ai drejton, Adea ishte një lojtare e forte. “Duke njohur cilësitë e saj si eksperte, këmbëngulj­en dhe përkushtim­in që e karakteriz­on, besoj se do ta çojë në një nivel tjetër vizionin e Qeverisë dhe të Edi Ramës për administra­tën publike dhe antikorrup­sionin”, përfundoi Manja. Më 8 janar, kreu i qeverisë Edi Rama njfotoi ndryshime në kabinetin qe

Ish- ministrja e Kulturës, Elva Margariti reagoi dje pas krijimit të ministrisë së re, asaj të Ekonomisë, Inovacioni­t dhe Kulturës që solli dhe largimin e saj nga detyra. E ndërsa shkruan se dje mbylli misionin e saj 5vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës, në një postim në rrjetin social “Facebook”, Margariti e quan një rrugëtim të jashtëzako­nshëm. Duke uruar edhe Blendi Gonxhen, i cili do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë, Inovacioni­t dhe Kulturës, Margariti nënvizon se ndihet krenare për gjithë sa është bërë dhe që do të vijojë nga pasardhësi. “Sot, përmbyll misionin tim 5- vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës. Një rrugëtim i jashtëzako­nshëm që më rriti si njeri dhe si profesioni­ste. I jam falënderue­se kryeminist­rit Rama për veritar, duke me dije formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t me ministër Blendi Gonxhen. Me këtë vendim, u shkri ministria e Kulturës, me Elva Margaritin që u largua nga kabineti, ndërsa zvogëlohet portofoli i Ervin Metes, i cili tashmë do të jetë ministër vetëm i Fibesimin, kolegëve dhe bashkëpunë­torëve të shumtë, stafit të Ministrisë së Kulturës dhe kujtdo që na mbështeti në punën tonë, që e kemi bërë me shumë dashuri! Sot, jam e nderuar që i kam shërbyer kulturës këto 5 vite; krenare për gjithë sa bëmë e do të vijohet nga pasardhësi; krenare për imazhin dhe jehonën e bukur që ka sot kultura shqiptare, si kurrë më parë! Suksese Ministrit Gonxhe në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t”, shkruan Margariti. Blendi Gonxhja u betua si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t. Bashkë me të edhe Adea Pirdeni, si ministre e Shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sionin, ndërkohë që Ervin Mete do të drejtojë vetëm, Ministrinë e Financave, tashmë e shkëputur nga ekonomia. nancave. Gjithashtu me ndryshimin e fundit, Rama riktheu Inovacioni­n, sektori i cili gjatë mandatit 20132017 të qeverisë Rama ka qenë ministri më vete që drejtohej nga Milena Harito. Pak ditë më vonë më 11 janar, kryeminist­ri Rama njoftoi se do të krijojë një ministri Shteti për Administra­tën

Publike dhe Anti- Korrupsion­in. Në krye të saj, Rama propozoi emërimin e Adea Pirdenit. Një ditë pasi mazhoranca miratoi mes kaosit dhe zhurmës së deputetëve të opozitës, dekretin e presidenti­t për emërimin e tyre, u betuan dje në presidencë, tre ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania