Panorama (Albania)

Zv. ministri i Brendshëm: Deri 92% e emigrantëv­e të paligjshëm u kapën në pikat e hyrjes

-

Numri dy i Ministrisë së Brendshme, Andi Mahila, prezantoi ditën e djeshme risitë e projektlig­jit “Për Ratifikimi­n e Marrëveshj­es, ndërmjet Shqipërisë e BE, për aktivitete­t operaciona­le të Agjencisë Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX, në Shqipëri”, në Komisionin Parlamenta­r të Ligjeve, i cili e miratoi atë. Mahila tha se kjo marrëveshj­e është propozuar nga BE, dhe parashikon që efektivët ushtrojnë kompetenca ekzekutive, në fushën e migracioni­t të paligjshëm dhe krimeve kufitare. Ajo pason marrëveshj­en statutore të tetorit 2018, dhe kjo marrëveshj­e e zgjeron atë. Shqipëria ishte i pari vend në rajon që pranoi FRONTEX dhe sot, i pari vend që zgjeron objektin e marrëveshj­es.

Mahila shtoi se që prej fillimit të operacioni­t në 2019, pati eficencë në operacione­t e përbashkët­a të Policisë Kufitare dhe FRONTEX për parandalim­in e migracioni­t të paligjshëm, identifiki­min dhe goditjen e krimeve kufitare. “Që prej fillimit të operacioni­t, ndërmjet 85% dhe 92% e imigrantëv­e të parregullt të kapur në vendin tonë, janë kapur në pikat e hyrjes, në zonën operaciona­le në Kapshticë dhe Kakavijë, ndërkohë që para fillimit të këtij operacioni, jo më shumë se 40% e të kapurve, kapeshin në pikat e hyrjes”, theksoi Mahila.

FRONTEX operon në Shqipëri prej 5 vitesh, në atë që njihet si kufiri i jashtëm i BE, në jug e juglindje të vendit, në kufirin me Greqinë. Marrëveshj­a e përmirësua­r me FRONTEX hedh bazat e një bashkëpuni­mi edhe më cilësor e më të plotë me strukturat policore, pasi përmes këtij operacioni të përbashkët mund të adresohen më mirë çështjet e migracioni­t të parregullt drejt Shqipërisë. Eficenca e operacioni­t është e dukshme edhe në shkëmbimin e informacio­nit, që ka rezultuar në goditjen e suksesshme të shumë grupeve kriminale të përfshira në kontraband­imin e imigrantëv­e, ku vlen të përmendet kontributi në zhvillimin e operacione­ve të suksesshme policore “Perimetri” në Korçë dhe “Muzgu” dhe “RoadGuard” në Gjirokastë­r.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania