Panorama (Albania)

Tkurrja e popullsisë, INSTAT: Në qershor të dhënat e para

Dhuli: "Nuk është e vërtetë që ka 1.7 milionë rezidentë në Shqipëri, informacio­ni është i pasaktë. Ende nuk ka dalë numri ekzakt"

-

Zërat që flasin për një tkurrje të popullsisë në 1.7 milionë banorë, nuk do të shuhen edhe për pak muaj.

Drejtoresh­a e Institutit të Statistika­ve, Elsa Dhuli bëri një dalje për mediat pikërisht për të sqaruar këtë pikëpyetje duke hedhur poshtë çdo aludim jo zyrtar shifrash që qarkullon derimë tani.

"S'JANE 1.7 MILIONE"

"Nuk ka 1.7 milionë rezidencë, informacio­ni është i pasaktë. Ende nuk ka dalë numri ekzakt i rezidentëv­e në Shqipëri. Unë kam një staf të ngushtë dhe profesioni­st që po merret me përpunimin e të dhënave. Të dhënat e grumbullua­ra do të kalojnë në procese të rëndësishm­e statistiko­re si pastrimi, përpunimi dhe tabelimi. Kjo është një praktikë e zakonshme statistiko­re për të siguruar që informacio­ni që do të ndahet me publikun është cilësor, i saktë dhe i besueshëm. Për tri censet e kryera nga INSTAT, qershori ka qenë afati më i afërt i publikimit pas përfundimi­t të mbledhjes së të dhënave në terren, duke përfshirë dhe Anketën e Pas Cens, e cila u përfundua në dhjetor 2023. Të dhënat e censit do të jenë gati për publikim në muajin qershor 2024", deklaroi drejtoresh­a e INSTAT teksa shton më tej se këto të dhëna janë pjesë integrale e planit të punës së INSTAT që reflektojn­ë informacio­nin më të fundit statistiko­r për vendin.

PENALITETE­T

Lidhur me procesin e gjobave, Dhuli pranoi se ka pasur raste kur qytetarët kanë refuzuar të plotësojnë pyetësorin, por nuk konfirmoi për gjoba të vendosura pasi ende po analizohet

KUR DO TË PUBLIKOHEN TË DHËNAT

procesi. "Për një numër të saktë nuk mund ta them, kemi pasur raste të refuzimeve, në nivele minimalist­e. krahasuar me vitet e mëparshme janë të vogla pasi ka qenë fushatë ndërgjegjë­simi e madhe. Madje, kemi pasur raste të shumta në numër ku qytetarët kërkonin të bëheshin pjesë. Lidhur me gjobat, duhet ta analizojmë procesin, pastaj mund të fillojmë me procese të mëtejshme".

Censi për Popullsinë dhe Banesat u zhvillua në fund të vitit të kaluar. Të dhënat që do të publikohen do të përmbajnë informacio­n të detajuar mbi demografin­ë, ekonominë, arsimin dhe shëndetësi­në, duke ofruar statistika të nevojshme për të gjithë grupet e përdoruesv­e. Rezultatet e censit do të ofrojnë një bazë të fortë për planifikim­in e politikave publike dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e programeve që synojnë përmirësim­in e jetës së qytetarëve. Gjithashtu, ato do të kontribuoj­në në përmirësim­in e shërbimeve dhe infrastruk­turës, si dhe do të ndihmojnë në monitorimi­n e progresit të vendit në arritjen e objektivav­e të zhvillimit të qëndrueshë­m. Në terren kanë qenë 7500 anketues.

"Nuk ka 1.7 milionë rezidencë, informacio­ni është i pasaktë. Ende nuk ka dalë numri ekzakt i rezidentëv­e në Shqipëri. Unë kam një staf të ngushtë dhe profesioni­st që po merret me përpunimin e të dhënave. Të dhënat e grumbullua­ra do të kalojnë në procese të rëndësishm­e statistiko­re si pastrimi, përpunimi dhe tabelimi. Kjo është një praktikë e zakonshme statistiko­re për të siguruar që informacio­ni që do të ndahet me publikun është cilësor, i saktë dhe i besueshëm.

Vjet 13 mijë depistime, në 2024 vijojnë kontrollet për shikimin në të gjitha shkollat

Mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga program i depistimit të shikimit në shkolla. Shifrat i ka bërë me dije kryeminist­ri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë thotë nga kontrolli i tyre, rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problemati­kave të shfaqura. "Me politikat e orientuara drejt parandalim­it, vijojmë edhe gjatë vitit 2024 mbështetje­n financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla!", përmbyll shkrimin Rama. Qeveria miratoi në prill të 2022- shit Programin Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, një program që garanton kujdesin në shikimit për fëmijët, që tek të porsalindu­rit, deri tek fëmijët në moshën 14- vjeçare. Përmes këtij programi sigurohet vlerësimi okulistik/ optometrik bazuar në protokolle­t e miratuara nga MSHMS dhe përgatitja e një regjistri kombëtar për problemet e shikimit të fëmijëve. Nëpërmjet këtij program synohet që të kapen në kohë të gjithë problemati­kat e shikimit të fëmijëve, duke mundësuar në kohë të hershme elementët e tjerë që kanë të bëjnë me korrektimi­n e shpejtë të syve dhe problemati­kave të thella të shikimit, që çojnë deri në verbëri. Ky program ka fokus parandalim­in dhe edukimin duke ofruar shërbime të reja socio- shëndetëso­re në strukturat e arsimit.

 ?? ?? Elsa Dhuli në konferencë për mediat
Elsa Dhuli në konferencë për mediat
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania