Panorama (Albania)

Popullarit­eti i banorëve të Big Brother, Meri Shehu dhe Romeo kryesojnë listën

-

ditë që nga hyrja në Big Brother VIP3, banorët kanë nxituar të afirmojnë pozicionin e tyre në shtëpi, duke nisur nga debatet, intrigat dhe aleancat. Por, sa të dashur janë ata për publikun? Një studim përmes "Metodologj­isë Terra" synon të hedhë dritë mbi dinamikat e ndërveprim­it të përdoruesv­e në profilin e "Instagram"- it të "Big Brother Albania", me qëllim zbulimin e nivelit të popullarit­etit të secilit banor dhe identifiki­min e modeleve ku angazhohet audienca në përmbajtje­n e ofruar. Përmes një metodologj­ie inovative, "Terra" ka analizuar numrin dhe natyrën e "reactions" të përdoruesv­e ndaj postimeve të ndryshme, me një fokus të veçantë në mënyrën sesi reagimet ndahen mes banorëve të shtëpisë kur përmenden në të njëjtin postim. Grafiku i mëposhtëm tregon renditjen sipas numrit të postimeve nga BBVIP për banorët. Bazuar në frekuencën e ekspozimit të secilit banor, e cila kryhet në bazë të situatave që formohen në shtëpi, ndërveprim­eve të banorëve me njëri- tjetrin, kemi "feedback"- un e përdoruesv­e të rrjeteve sociale. Sipas matësit, banori që ka marrë më shumë "reactions" ka qenë Meri, e ndjekur nga Juli, Romeo, Roza, Ilnisa, Ledjona, Meritoni dhe për të vijuar tek ata ndaj të cilëve ka më pak reagim si Elvisi, Ervini dhe Gabriele. Numri mesatar i reagimeve për postim, duke llogaritur totalin e reagimeve dhe duke e ndarë me numrin total të postimeve për çdo banor, ka nxjerrë në vend të parë Romeon, të ndjekur nga Alfio, Elvisi, Roza, Egla, Ledjona, Heidi, Rikja, Juli, Meri, Sara, Meriton, Ilnisa, Gabriele, Vesa, Gazmenti, Ervini dhe Drini. "Kilo User per Post" është një tregues që ofron një vlerësim më të thellë të marrëdhëni­es ndërmjet ndjekësve dhe banorëve, duke zbuluar preferenca­t e tyre dhe angazhimin e tyre ndaj personalit­eteve të ndryshme. Ndërkohë që të tillë trend ruajnë edhe shifrat në rrjetet sociale. Nga 18 banorë që kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e së shtunës, thuajse të gjithë kanë pasur një rritje në numrin e ndjekësve, por është Romeo ai që kryeson në këtë listë. Banori që kryeson listën është Romeo Veshaj me një rritje prej 7431 ndjekësish, nga ku vihet re që llogaria e tij është bërë private. Lista vijon si më poshtë: Romeo Veshaj - 7431 ndjekës, Meriton Mjekiqi- 1803 ndjekës Vesa Smolica - 1204 ndjekës Roza Lati - 1107 ndjekës Gabriele Mezini - 930 ndjekës Rike Roçi - 643 ndjekës Heidi Baci - 625 ndjekës Ledjona Xheladinaj - 491 ndjekës Jul Deda - 337 ndjekës Sara Gjordeni - 308 ndjekës Ervin Goxhi - 190 ndjekës Ilnisa Agolli - 138 ndjekës Meri Shehu - 131 ndjekës Gazmend Ujkashi - 103 ndjekës Drini Zeqo - 71 ndjekës. E teksa ende nuk është bërë java e parë nga nisja e këtij formati, shifrat janë shumë shpejt të lëvizshme, por gjithnjë duke treguar trendin rreth pëlqimit të banorëve. jnë kësaj", ia ktheu Juli, duke bërë kështu edhe batuta në lidhje me aktorin italian. Si Heidi ashtu edhe Meritoni kanë zgjedhur të kalojnë pak minuta bashkë, për t'u njohur më mirë. Kaq ka mjaftuar që në rrjet, të përflitet edhe për flirtin e parë në shtëpinë e "Big Brother". Por, pas afërsisë së Meritonin me Riken, duket se tashmë Heidi është afruar së tepërmi me Alfion. Ky i fundit ka pranuar se vjen nga një ndarje jo e lehtë me Fatmën, me të cilin kanë edhe një fëmijë. Vetë kuzhinieri, nuk e ka përjashtua­r mundësinë e një lidhjeje të re brenda shtëpisë së "Big Brother".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania