Panorama (Albania)

Pas historisë së shkurtër me aktorin italian, Heidi rrëfen se ka një mashkull në jetën e saj

-

Heidi Baci, shqiptarja e cila u bë pjesë e "Big Brother Italia", por u largua për shkak të një lidhje që pati brenda shtëpisë me Massimilia­no Varrese, tashmë është pjesë e BBVIP3 në Shqipëri. Mediat italiane kanë shkruar për Heidin, ndërsa thonë se 26- vjeçarja u largua nga versioni italian i programit pas takimit me të atin, i cili ishte shqetësuar për afrimiteti­n që ajo krijoi me aktorin Massimilia­no Varrese. "Hyrja e saj u bë në episodin e së shtunës 13 janar dhe në prezantim u përmend Massimilia­no Varrese arsyeja pse u largua nga ' reality show' në Itali", shkruajnë mediat në shtetin fqinj. Në prezantim ajo tregoi historinë e saj në Itali, duke përmendur edhe Massimilia­no Varrese dhe ardhjen e babait të saj për ta larguar. Por tashmë historia me aktorin Italian i përket të shkuarës dhe vetë Heidi ka zbuluar pak nga jeta e saj private aktualisht. Gjatë një bisede me Rozën, në shtëpi, konkurrent­ja bëri me dije se është duke u njohur me dikë. Megjithatë, vetë Heidi e la me aq këtë lajm rreth jetës së saj, duke preferuar që mos të japë më shumë detaje. Sakaq, Roza ka vijuar ta ngacmojë rreth një flirti të mundshëm me Alfion. Nga ana e saj Heidi as nuk e ka mohuar dhe as e pohuar një gjë të tillë, duke u mjaftuar vetëm me konstatimi­n se me dikë jashtë është duke u njohur. Ishte tetori i vitit të kaluar kur Heidi Baci vendosi të largohej nga "Grande Fratello", pasi takoi të atin live, pak më shumë se një muaj pas fillimit të "reality show"- t. Babai i saj kishte thënë se ishte i pakënaqur me afërsinë e vajzës së tij me aktorin Massimilia­no Varrese dhe për këtë arsye i kishte kërkuar asaj të kthehej në shtëpi. E shqetësuar, vajza zgjodhi të largohej, duke i komunikuar produksion­it vendimin e saj. Më pas ajo u kthye për një takim të shkurtër me ishshokun e dhomës, duke i thënë që të mos fliste më për familjen e saj. "Babai im hyri brenda dhe më bëri të kuptoj shumë gjëra në atë moment. Me vullnetin tim të lirë vendosa të largohem nga programi. Familja ime është më e rëndësishm­e për mua. Unë hyj në ' Big Brother' ' single' ( beqare) dhe le të shohim se si do të përfundojë. Shqipëria është origjina ime dhe më pëlqen shumë. Për gjithë këto vite larg nuk kam mundur ta njoh mirë botën e argëtimit shqiptar. Por është edhe më mirë sepse do ta njoh më mirë dhe objektivis­ht kush jam pa u ndikuar. Unë mendoj se do të shkoj larg, shpresoj që njerëzit të më pëlqejnë", ishte ky prezantimi i klipit të Heidit. Kanë mjaftuar vetëm pak orë për Heidin dhe tashmë kanë nisur edhe flirtet e para në shtëpinë e "Big Brother". Ka qenë pikërisht moderatori Meriton Mekiqi. "Shi ça të gjujtme i bën, duke i fol për mua, e shifni apo jo, gjuan këtë nëpërmjet meje", ka thënë Juli. "Po jo more, unë po i them po të ishte 28 vjeç," thotë Meritoni. "Po unë i thashë shih andej nga Lisi se mosha atij i pëlqe

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania