Panorama (Albania)

Arratisja nga Turqia dhe misioni në vendet europiane, të papriturat e Ismail Qemalit

Nga Janina në Stamboll. Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim në qytetet Kytahja, Eskishehir dhe Bursa në Anadoll

-

Më 16 janar të vitit 1844 lindi në Vlorë Ismail Qemali, i konsiderua­r si Babai i Kombit. Ismail Qemali lindi në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin "Zosimea" në Janinë.

Në vitin 1860, punoi si përkthyes pranë zyrës së përkthimit të Portës së Lartë. ATSH raporton se nga vitet 1862- 1864 shërbeu në administra­tën vendore në Janinë e më pas u transferua në Tërhallë ( Thesali) e përsëri në Stamboll. Mori pjesë, së bashku me Jani Vreton, Hoxhë Tahsinin, Kostandin Kristofori­dhin, Pashko Vasën e Sami Frashërin, në mbjedhjen e parë për caktimin e alfabetit të shqipes dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Ismail Qemali pati në vijim një varg detyrash të larta në administra­tën turke si kryesekret­ar i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Stamboll, mytesarif i Varnës ( Bullgari), guvernator i Danubit të Poshtëm ( TulxhëBull­gari) etj. Më 1877 Porta e Lartë e akuzoi si kundërshta­r të politikës së Sulltan Abdyl

Hamitit II dhe përkrahës të pikëpamjev­e liberale të Mithat Pashës ( funskionar i lartë i Perandoris­ë, reformator, opozitar). Me këto akuza Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim në qytetet Kytahja, Eskishehir dhe Bursa në Anadoll. U lirua më 1884 dhe u emërua si mytesarif i sanxhakut të Galiopolit dhe guvernator i Vilajejtit të Tripolit Libi. Më 1900 për t'u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Turqia dhe i dorëzoi dorëheqjen sulltanit, duke e motivuar largimin e tij nga Stambolli, se në këtë mënyrë do t'i shprehte më mire idetë e tij dhe do t'i kushtonte kujdesin e duhur çështjes shqiptare. Ismail Qemali qëndroi në

Ernest Koliqi, përkujtohe­t figura e shquar e arsimit shqiptar

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi në 49- vjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtari­n, studiuesin, publicisti­n dhe figurën poliedrike Ernest Koliqi ( 15 janar 1975). Ernest Koliqi lindi në qytetin e Shkodrës, ku ndoqi Kolegjin Saverian të Jezuitëve dhe më pas vijoi shkollimin në Arice të Lombardisë. U kthye në Atdhe në vitin 1922, ku u integrua shpejt në jetën kulturore dhe politike të vendit, si veprimtar i shoqërive "Bashkimi" e "Atdheu". Gjatë viteve 1933- 1937 ndoqi studimet e larta për letërsi në Universite­tin e Padovas. Në vitet e pushtimit italian u emërua ministër i arsimit. Në vitin 1943 largohet nga Shqipëria për të marrë drejtimin e katedrës së gjuhës shqipe në Universite­tin "La Sapienza", Romë, ku qëndroi deri në fund të jetës. Ernest Koliqi është autor i mjaft veprave letrare si: "Kushtrimi i Skënderbeu­t", "Hija e Maleve", "Tregtar famujsh" etj. Ai nuk lëvroi vetëm poezinë, por edhe gjininë e romanit dhe dramës. U cilësua me të drejtë themelues i novelës shqiptare. Ernest Koliqi është një ndër intelektua­lët më vizionarë lidhur me probleme të kulturës kombëtare e çështjes shqiptare.

vende të ndryshme të Europës ku vendosi lidhje dhe bashkëpuno­i me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare, mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Ismail Qemali zhvilloi gjithashtu veprimtari të ngjeshur politike në Europë për njohjen e kombit dhe të të drejtave të tij. Ai shpejt do të shpallte në shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, platformën e tij politike për autonominë e plotë të Shqipërisë ndaj Perandoris­ë. Mori pjesë në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimta­r të saj, që ishte për njohjen e e të drejtave të kombeve të Perandoris­ë, por u hodh kundër Xhonturqve, kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Më 1909 mori pjesë në kundërrevo­lucionin kundër Xhonturqve dhe u zgjodh kryetar i Partisë Liberale ( Ahrar). U dallua si frymëzues dhe organizato­r i kryengritj­es kundërosma­ne të viteve 1910- 1912. Së

bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi Memorandiu­min e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimi­n e Kryengritj­es së Përgjithsh­me të vitit 1912. Më 19 nëntor 1912, njoftoi bashkëatdh­etarët se do të mblidhej në Shqipëri një Kuvend Kombëtar. Në këtë kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Pas kësaj u caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe minister i Punëve të Jashtme. Në politikën e tij të jashtme Ismail Qemali u bë i papajtuesh­ëm ndaj çdo cënimi të pavarësisë e të sovranitet­it kombëtar. Pavarësish­t kushteve të vështira të brendshme e të jashtme, qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali mori një varg masash për organizimi­n dhe ndërtimin e shtetit të pavarur. Në të gjitha këto veprimtari Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës, mbrojti me vendosmëri shtetin e pavarur shqiptar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania