Panorama (Albania)

Kërkesa për të financuar operacioni­n për çlirimin e Shqipërisë Si refuzoi SHBA kërkesën e Zogut për të ndërhyrë tek Arabia Saudite

Dëshmitë e bazuara në dokumentet e Departamen­tit të Shtetit për Marrëdhëni­et e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë në 1981

-

Me 20 mars 1981, pretendent­i për Fronin Mbretëror, Leka Zogu, i shoqëruar nga ministri i Oborrit, Abedin Mulosmanaj, zhvilloi, në Ëashington, një takim me asistentin e Presidenti­t Regan për Cështjet e Sigurisë Kombëtare, Richard Allen dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Qëllimi i takimit të kërkuar nga Leka Zogu ishte rishikimi i politikës së administra­tës së mëparshme, ( të Xhimi Kartër) dhe sigurimi i një mbështetje të SHBA për të ndërhyrë tek Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Golfit të jepnin ndihmë financiare për operacione­t e tij për të çliruar Shqipërinë. ( Sipas dokumentit të DASH, administar­ata Karter, jo vetëm që nuk kishte ndërhyrë, por kishte kërkuar nga Arabia Saudite dhe vendet e Golfit të mos u jepnin mbështetje operacione­ve të Leka I dhe për pasojë ndihma e tyre ishte ndaluar).

SITUATA NË SHQIPËRI DHE SYNIMI PËR NDRYSHIMIN E REGJIMIT KOMUNIST

Kërkesës për të dhënë një panoramë të situatës aktuale dhe të pikëpamjev­e të tij për regjimin në Shqipëri, Leka I iu përgjigj se pas ndarjes nga jeta të të atit, në 1961, ishte bërë udhëheqës i levizjes së shqiptarëv­e në mëgrim dhe, që në mesin e 1960, kishte filluar koorodinim­in e përpjekjev­e për çlirimin nga jashtë dhe brenda vendit. Theksoi si arritjen e tij kryesore krijimin e Këshillit Ushtarak për Integrimin e Shqiptarëv­e. Shqipërinë e cilësoi një

"jetim të botës komuniste" që prej prishjes së marrëdhëni­eve me BS dhe Kinën dhe regjimin e Enver Hoxhës si jo stabël e që mbijeton përmes vështirësi­ve të shumta ekonomike. Sipas tij, situata është përkeqësua­r më tej si pasojë e shëndetit të dobët të Hoxhës dhe ka precipitua­r në një betejë për trashëgimt­arin e pushtetit.

Në këtë situatë, ai ndjente se ishte momenti më i volitshëm dhe mund të përmbyste regjimin e Hoxhës në një kohë minimale dhe me pasoja të vogla ndërkombët­are. Për të bërë këtë, atij i duhej një mbështetje morale dhe një sinjal i qartë nga SHBA për Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Golfit, që ata të mbështetni­n fianciaris­ht operacione­t e tyre. Leka I theksoi se administra­ta e mëparshme kishte kërkuar nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Golfit të mos i jepnin mbështetje operacione­ve të tij dhe kërkoi që SHBA të rishikojnë këtë politikë me administar­rën e re. Siguroi se e kishte nën kontroll situatën, se kishte aftësitë për të vepruar, si dhe një bazë ushtarake konkerete. Po ashtu, theksoi se rrjeti i tij ishte operativ prej vitësh dhe se kanë hartur 8 plane alteranati­ve, përmes të cilëve parashikon­in të ngjizin një revolucion të brendshëm në Shqiperi gjatë 1 ose 2 viteve të ardhshme. Për të realizuar këtë, do të shkonte në Egjypt, sepse atje, sipas tij, është më afër Shqipërisë dhe nga atje do të shihen skenarët e më të mirë për të filluar operacione­t.

Kërkesës së zyrtarëve amerikanë nëse ka marrë ndihma financiare nga Afrika e Jugut ( ku jetonte) dhe sa ndihmë do i duhej për të realizuar planet e tij, Leka Zogu u përgjigj se nuk kishte marrë ndihmë financare nga Afrika e Jugut dhe, meqë Shqipëria ka një popullsi prej 75% muslimane, ndihma financiare u është dhënë vetëm nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Golfit. Ai shtoi se, për të përmbushur me sukses operacioni­n, i nevojiten 20 milionë dollarë si dhe 5 milionë të tjera si rezervë.

I pyetur nga zyratët amerikanë edhe për shkallën e tij të njohjes në Shqipëri, numrin e mbështetës­ve, formën e regjimit të ardhshëm dhe impaktin që mund të këtë ndryshimi i regjimit në Jugosllavi dhe Evropën Lindore, Leka I u përgjigj se nuk mund të jepte numrin e saktë të mbështetës­ve për arsye sigurie, forma e regjimit, republikë apo monarki dhe qeverisja e ardhshme do të vendosej nga populli shqiptar përmes referendum­it. Përgjigjen për shkallën e njohjes së tij në vend ia la Mulosmanaj­t, i cili u shpreh i bindur se Leka ishte mjaft i njohur dhe i respektuar nga shqiptarët.

Leka I u shpreh se dëshironte të zbuste frikën e aleatëve për një destabiliz­im të mundshëm në Jugosllavi apo ardhjen e rusve në rajon me çlirimin e Shqipërisë, sepse Shqipëria është e izoluar gjeografik­isht dhe ideologjik­isht dhe se mundësia e një ndërhyrje jugollave ishte e pamundur si pasojë e problemeve të saj të brendshme. Leka ishte i bindur se shqiptarët në Kosovë, edhe pse duan të bashkohen me tokën e tyre amë, nuk do të shpërthejn­ë në ndonjë revoltë.

Argumentet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për refuzimin e kërkesës së Leka Zogut

Me 10 prill 1981, Këshilli i Sigurisë Kombëtare përgatiti një memorandum për kërkesën e Leka Zogut gjatë takimit të 20 marsit. Përfaqësue­si i Këshillit, Ëilliam Stearman, pasi u konsultua më parë me një ekspert të CIA- s për Shqipërinë dhe bëri kërkimeve plotësuese, parashtroi se asnjë vend tjetër evropian nuk ka qënë më i shtypur sa Shqipëria prej komunizmit dhe meriton të çlirohet si fortesa e fundit stalinsite. Nga ana humane duhet të bëjmë gjithshka dhe çdo gjë për të rikthyer lirinë në këtë vend të vogël e tragjik, por janë disa faktorë që na shpien në konkluzion negativ për t'u investuar për kërkesën e Leka I, i cili ështe një avokat simpatik dhe i vendosur i kauzës së tij, megjithëse në izolim dhe ato janë:

- Shqipëria është vendi më i vendosur anti- sovjetik në Evropë. Interesi ynë strategjik është që ky vend të mbetet në këtë qendrim e të jetë pikë kyqe në Adriatik. Edhe pse udhëheqja e Tiranës është anti- amerikane e vendosur dhe anti- kapitalist­e në përgjithës­i, duket e vështirë që shqiptarët do të kundërshto­jnë hyrjen e frocave të NATO- s në Adriatik, në rast të një kërcënimi të mundshëm apo armiqësish kërcënuese dhe kanë mundësi të vogla ( vetëm 2 nëndetëse sovjetike, që i mbajtën pas prishjet me sovjetikët në 1960).

- Nëse përpjekjet e Leka I do të dështojnë dhe mendoj se mundet, përpjekjet tona të vogla për të afruar Shqipërinë me Perendimin do të bëhen edhe më të vogla dhe askush nuk do të fitojë nga kjo.

- Nuk besoj se një përpjekje serioze për të çliruar Shqipërinë nuk do të këtë impakt në rebelimin e shqiptarëv­e nën sundimin e Beogradit. Me gjithë pretendime­t e kundërta të Lekës, askush nuk mund të ndajë një ndërhyrje në Shqipëri nga reperkusio­net e mundshme në Jugollavi e ndodhta edhe në Bullgari. Beogradi ka probleme serioze me shqiptarët e Provincës së Kosovës. Nëse Jugollavia do të ishte në gadishulli­n Iberik, do e promovoja me entuziazëm një kryengritj­e apo destabiliz­im në këtë vend, por duke parë pozitën delikate gjeografik­e të Jugosllavi­së, ka mundësi të destabilit­etit atje dhe nëse ajo do të copëtohet, duhet të mendojmë se kush do i mbledhë pjesët e saj.

- Edhe pse SHBA nuk do të mbështesë drejtëpërd­rejtë projektin e Lekës, kemi pak besim se roli i saj indirekt do të mbahet sekret.

- Duhet të mbajmë parasysh se si mund të ndikojë ndërhyrja jonë në marrëdhëni­et me sauditet. Nëse u kërkojmë atyre të mbështesin Lekën, do u detyrohemi politikish­t. Nëse do i hyjmë rrugës së tërthortë, do të doja që fondet e tyre të përdoreshi­n më parë për UNITA- n apo për ndonjë kauzë tjetër.

- E fundit, nuk mendoj se plani i Lekës ka mundësi suksesi pasi, përveç terrenit malor që favorizon aktiviteti­n e gurrrilave, ata kanë të bëjnë me sigurinë më të rreptë në Evropë, ndoshta edhe në botë. Levizjet e gurrilave nuk mund të arrijnë qellimin ndaj një ushtrie të vendosur e të bashkuar. Leka mendon se mund të bëjë që ushtria të dezërtojë, por sheh vetëm endrra.

Sipas përshkrimi­t të dokumentit të DASH, Leka dukej i dorëzuar nga përgjigja, të cilën ndoshta dhe e priste, ( pasi ishte kundërshtu­ar edhe nga administra­ta e mëprashme) dhe kërkoi nëse mund të kontaktone me zyrtarët e niveleve të tjera në ardhmen. Përgjigjja ishte se mund të kontaktont­e, por vetem me bashkëbise­duesin, ( sipas Stearman, kjo bëhej për të kursyer nivelet e tjera nga thirrjet e shumta që mund të vinin nga Madhëria e Tij).

 ?? ?? Leka Zogu
Leka Zogu
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania