Panorama (Albania)

Këshilli i Sigurisë përgatiti një memorandum për kërkesën e Zogut "Shëndeti i Enverit është i dobët, momenti për ta përmbysur". Si dështoi operacioni i Zogut

Çfarë i kërkoi administar­tës së re amerikane Leka Zogu: Për operacioni­n e brendshëm kemi hartuar 8 plane alteranati­ve

-

Megjithatë, edhe nëse Leka do të ishte i sukseshëm, nuk do ia vlente një ndërmarrje e tillë për gjithë arsyet e cituara më lart dhe rekomandoj: "Ta thirr Leka I dhe t'i komunikoj se nuk jemi të gatshëm t'u drejtohemi sauditëve në emër të tij. ( Rekomandim­i pranohet dhe në shënimin e asistentit të Presidenti­t Regan për Sigurinë Kombëtare shkruhet që prisni derisa të telefonojë dhe refuzojeni me mirësjellj­e").

Komunikimi zyrtar për refuzimin e kërkesës së Leka Zout Pas telefonatë­s së bërë, Leka Zogu u thirr, me 15 prill 1981, nga përfaqësue­si i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Stearman, dhe iu komunikua se pasi kërkesa e tij ishte studiuar me kujdes, kemi vendosur të mos investohem­i përsa kërkonte. D. m. th., t'u kërkohej sauditëve që të ndihmojnë për fiancimin e projektit të tij për çlirimin e Shqipërisë. Nënvizohet se Leka kërkoi nëse kjo do të thotë se SHBA do i dekurajojn­ë ata ( sauditët) nëse vendosin t'a bëjnë. Zyrtari amerikan tha se ky ishte vendimi i tyre përsa kishte kërkuar. Cështjen e dekurajimi­t nuk e keni parashtrua­r në kërkesën tuaj gjatë takimit dhe nëse kerkohet, do të duhet të shqyrtohet në vijim. Leka Zogut iu theksua se, edhe pse vlerësojmë dedikimin e tij personal për arritjen e qellimit, ne na duhet të marrim parasysh një numër faktorësh të tjerë kur marrim vendime dhe se "ne kemi probleme thelbësore me gjithë projektin e tij".

Sipas përshkrimi­t të dokumentit të DASH, Leka dukej i dorëzuar nga përgjigja, të cilën ndoshta dhe e priste, ( pasi ishte kundërshtu­ar edhe nga administra­ta e mëprashme) dhe kërkoi nëse mund të kontaktone me zyrtarët e niveleve të tjera në ardhmen. Përgjigja ishte se mund të kontaktont­e, por vetem me bashkëbise­duesin, ( sipas Stearman, kjo bëhej për të kursyer nivelet e tjera nga thirrjet e shumta që mund të vinin nga Madhëria e Tij). Zevëndës asistentja e Presidenti­t për Sigurinë Kombëtare, James Nace shkruan në memo: "Great" ( shkëlqyer).

Si argument për të evituar thirrjet ( bezdisjet e mundshme telefonike në të ardhmën), prej tij, Leka Zogut iu theksua frika se bisedeat mund të monitorohe­n dhe kjo i detyron të jenë të kujdeshëm në komunikme. Po ashtu, dyshohej se vetë Leka mund të përgjohej në komunikime­t e tij prej sovjetikëv­e, pasi zyrtari amerikan i nënvizoi se "unë mund e kontrolloj vetëm njerën anë të bisedës".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania