Panorama (Albania)

Përpjekjet e Leka Zogut në emigrim për çlirimin e vendit nga diktatura komuniste

-

Mbreti Leka u përkushtua për përmbushje­n e detyrimeve prej Sovrani para bashkatdhe­tarëve në mbarë Evropën dhe në vendet arabe gjatë 5 viteve të para pas kurorëzimi­t ( 1961- 1966). Në vitin 1967, veprimtari­a politike e Mbretit Leka në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifik­imi i kontakteve me bashkatdhe­tarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti kreu në SHBA në verën dhe vjeshtën e këtij viti. Mbreti Leka në SHBA shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësue­sit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe z. Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhe­tarëve. Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare "VATRA", si dhe veprimtarë­t politikë legalistë e ballistë, për kontribute­t e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionu­es i vizitave, pritjet madhështor­e dhe ndikimi i jashtëzako­nshëm i diasporës shqiptare të SHBA- ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA edhe në vitin 1968. Në këtë tur vizitash, Mbreti pati rastin dhe kënaqësinë të njihej e të miqësohej edhe me guvernator­in e atëkohshëm të Kalifornis­ë dhe presidenti­n e mëvonshëm të SHBA- së, Ronald Reganin. Kjo miqësi midis shtetarësh të mëdhenj, mundësoi që gjatë viteve të presidencë­s së Reganit, Komisioni i Jashtëm i Kongresit amerikan të hartonte e të miratonte një Rezolutë për Shqipërinë. Viti 1969 shënoi një kurorëzim të ri të veprimtari­së politiko- atdhetare të Mbretit Leka, pas suksesit të bujshëm të takimeve me diasporën shqiptare të Australisë. Gjatë pritjes zyrtare të organizuar nga kryeminist­ri Menzes, njohja personale me të cilin u shndërrua në miqësi. Në vitin 1972, Mbreti Leka bëhet nismëtar i zhvillimit të Kuvendit të Madridit, i cili kishte për qëllim bashkimin e të gjitha forcave politike të emigracion­it politik dhe jopolitik shqiptar, nën moton e famshme të Mbretit Zog i Parë "Atdheu mbi të gjitha". Gjatë shtjellimi­t të koncepsion­it politik dhe misionit atdhetar si Sovran i gjithë shqiptarëv­e, në Kuvendin historik të Madridit Mbreti trajtoi me përparësi projektin politik dhe diplomatik­oushtarak të zgjidhjes me të gjitha mjetet të Çështjes sonë kombëtare. Në optikën politike të Mbretit, zgjidhjet parciale të hallkave të Çështjes kombëtare: të Kosovës, Çamërisë dhe trojeve të tjera etnike, për të cilat Ai ishte përkushtua­r totalisht, nuk mund të pranoheshi­n kurrsesi në këmbim apo si kombinacio­n i cenimit të sovranitet­it dhe pavarësisë së shtetit shqiptar amë. Kuvendi i Madridit jo vetëm adoptoi filozofinë e luftës dhe veprimit politik të Mbretit Leka, por e jetësoi atë në të gjitha vendimet. Akt- marrëveshj­a përfundimt­are për njësimin dhe koordinimi­n e veprimtari­së politiko- diplomatik­e të mërgatës shqiptare, Rezoluta përfundimt­are e Kuvendit, si dhe krijimi e miratimi prej tij i Këshillit Drejtues të Përkohshëm, shënuan kurorëzimi­n me sukses të platformës dhe axhendës politike të Mbretit Leka në Kuvendin historik të Madridit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania