Panorama (Albania)

Inter, Taremi është më pranë

-

Interi është gati të presë në gjirin e tij iranianin e parë të historisë zikaltër, edhe pse për këtë duhet të presë deri në qershor. Mehdi Taremi është prej kohësh në shënjestrë­n e kryesuesve aktualë të Italisë dhe po ashtu prej kohësh ka qenë në prag të kalimit në Serinë A, një transferim që duket pranë realizimit. Në fund të javës së kaluar stafi i tij u takua edhe një herë me drejtuesit e zikaltërve dhe gjatë mbledhjes nuk u shfaq asnjë re: tani të gjithë elementët janë aty për një fund të lumtur në qershor. Lajmi është se sulmuesi 31- vjeçar ka konfirmuar se prioritet është Interi dhe ka refuzuar deri më tani ofertat e tjera nga Turqia dhe Arabai me një "jo, faleminder­it". Një përgjigje që i ka bërë më të lehta gjërat për italianët.

Sulmuesi tani është i angazhuar me kombëtaren në Kupën e Azisë, por ai tashmë i ka komunikuar paraprakis­ht Portos, se nuk do të rinovojë kontratën e tij që skadon në qershor.

Iraniani mund t'i ishte bashkuar tashmë zikaltërve verën e kaluar, përpara se Milani të hynte në marrëveshj­e me vendosmëri dhe të arrinte një centimetër nga nënshkrimi: gjithçka u prish për shkak të një ndryshimi të papritur të agjentit në fund, gjë që çoi në kërkesën për komisione më të larta. Që nga ai moment vëmendja e drejtuesve të Interit u përqendrua te mundësia e një transferim­i me parametër zero, një specialite­t i çiftit MarotaAuzi­lio. 31- vjeçari do të merrte vendin e Aleksis Sançez, i destinuar të largohet në fund të kontratës. Krahas bonusit të nënshkrimi­t, që është praktikë e zakonshme në këto raste, për Taremin do të ishte gati edhe një kontratë trevjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon, me një klauzolë që lejon klubin ta ndërpresë një vit më herët kontratën. Një rrogë e tillë do të ishte e trefishuar për sulmuesin, që për momentin te Porto fiton diçka më shumë se 1 milionë euro. Kështu, në rast se çdo gjë shkon sipas marrëveshj­eve të deritanish­me, nga 2024- 25 Taremi mund të bëhet alternativ­a e parë për Turamin dhe Lautaron. Pothuajse një titullar i shtuar, sepse fleksibili­teti i tij është ajo që ka magjepsur drejtuesit dhe stafin: iraniani mund të bëjë si sulmuesin e parë dhe atë të dytë, një cilësi e rrallë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania