Panorama (Albania)

Incidenti dhe “kaosi” në Kuvend, PS: Tëpërjasht­ohenbardhi­enoka

Kryetarja e Kuvendit dënon sjelljen e Bardhit dhe Nokës: Sulm i paprecende­nt ndaj një zonje deputete

- VALENTINA MADANI

Partia Socialiste kërkon përjashtim­in nga Parlamenti që Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës pas incidentev­e në seancën e parë në Kuvend për këtë vit.

Ata kërkojnë po ashtu që Komisioni i Etikës të marrë masë disiplinor­e ndaj tyre për bllokimin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Medias. Më herët, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dënoi sjelljen e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka ndaj kryetares së Komisionit të Medias, Flutura Açka. Ndërsa e cilëson si sulm të papreceden­t ndaj një deputeteje të Kuvendit, ajo thekson se kjo që ndodhi sot është shumë më tepër se shkelje e Rregullore­s së Kuvendit dhe Etikës. “Dënoj ashpërsish­t ngjarjen shumë të rëndë që ndodhi sot në Komisionin e Medias të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jo vetëm penguan me dhunë zhvillimin e mbledhjes së Komisionit, por fyen rëndë kryetaren e Komisionit, deputeten e nderuar Flutura Açka. Ky sulm i paprecende­nt ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullore­s së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit. Në një kohë kur Kuvendi është duke punuar për ashpërsimi­n e legjislaci­onit kundër dhunës ndaj grave, në mjediset e tij, në një sallë mbledhjesh ku duhet të zhvillohet debat për ligjet dhe prej nga duhet të rrezatohet edukatë dhe qytetari, në sy të kolegëve, medias dhe gjithë qytetarëve, dy deputetë ushtrojnë dhunë ndaj një kolegeje të tyre, deputete dhe Kryetare Komisioni. Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetua­ra nga media”, shkruan Nikolla. Skena të papranuesh­me i cilësoi ambasadori holandez në Tiranë, tensionet që degraduan në dhunë verbale sot në Komisionin e Mediave. Në një reagim në rrjetin social “X”, ambasadori holandez shkruan: “Ske

na të pa pranueshme në Kuvend. Nuk do t’i shfaq pamjet”. Kujtojmë se paraditen e djeshme gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, Noka dhe Bardhi patën përplasje me demokraten Flutura Açka. Bardhi dhe Noka i kërkuan Açkës të ndërpresë komisionin dhe “mos t’i shërbejë Edi Ramës”, siç thanë ata. “Mos u bëni fasadë, ngri zërin për

komisionet hetimore. Ngri zërin për të drejtat e opozitës. Në atë karrige je aty me votat tona. Leji deklaratat, përrallat e Edi Ramës o Flutura. Je me votën time aty, nuk je me votën e Evis Kushit. E kemi pasur përballë Evis Kushin. Po i shërben Edi Ramës. Turp. Fike mikrofonin tani. Turp se je dhe zonjë, ti shërbesh Edi Ramës. Për

çfarë i bën këto skena tani”, ju drejtuan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, Flutura Açkës. Mes tyre pati edhe përplasje pasi deputetët Noka dhe Bardhi fikën mikrofonat me forcë, teksa përdornin edhe zhurmues për të mos lejuar diskutimet. Pas këtyre tensioneve, mbledhja e Komisionit të Medias e drejtuar nga Flutura Açka u mbyll.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania