Panorama (Albania)

E quajti shërbëtor të regjimit, reagon Basha: Turp për këta burrecë të vegjël

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, reagoi dje pas përplasjes mes demokratëv­e në Komisionin Parlamenta­r për Mediat. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha quan Bardhin dhe Nokën burrecë të vegjël që janë shumë të dobët duke sulmuar zonjat me dhunë verbale. “Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, shkruan Basha në rrjetet sociale. Por, në reagimin e tij, Bardhi i përgjigjet se sipas tij, tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari, por “strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në kulla”. Bardhi shprehet se ndihet i keqardhur nga debati me kolegët e opozitës, ndërsa shtoi se çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. “Absolutish­t i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancë­s në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëv­e, ndershmëri­në e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtra­t e tij!”, tha Bardhi. Gjatë zhvillimit të komisionit, Bardhi “shpërthyer” në akuza ndaj Bashës, duke thënë se ai është “një zagar që ka shitur interesat e demokratëv­e dhe një shërbëtor i regjimit”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania