Panorama (Albania)

PD, Sula: Më mirë Sokrat dhe i vuajtur, sesa një derr i kënaqur

-

Deputeti i PD- së, Dashnor Sula, i ftuar në studion e “Panorama TV” komentoi situatën politike dhe aksionin opozitar. Sipas Sulës, gjatë gjithë aksionit opozitar ata nuk kanë kërkuar largimin e Ramës apo të PS nga qeveria, por kanë kërkuar të drejtat e tyre që u jep kushtetuta apo rregullorj­a e kuvendit. ” Edhe tani deri më 5 kur kemi filluar këtë aksion opozita nuk kemi kërkuar të ikë Rama si kryeminist­ër, nuk kemi kërkuar PS që të ikë si qeveri, por kemi thënë që duam hapësirën tonë që na jep kushtetuta dhe rregullorj­a. Duam për përmbushim detyrat përgjatë dy viteve Këta thonë merr rrogën, mbylle gojën dhe shko në shtëpi. Mua më është besuar vota e demokratëv­e që të përmbushet detyrat e mia si deputet. Këto burra a duhet të luftojnë? Kjo është një luftë, jo betejë. Ose t’i nënshtrohe­mi të gjithë dhe të mbyllim gojën dhe 140 deputetë të pasurohen… unë kam zgjedhur këtë rrugë. Më mirë Sokrat dhe i vuajtur, sesa një derr dhe i kënaqur. Nuk e kuptoj dot Ramën dhe këtë mazhorancë. Kanë 11 vjet në qeverisje. Ka kryer punë për gjithçka. Njeriut i mërzitet edhe vetja, jo më pushteti. Nëse bëhet fjalë për të akumuluar pasuri këtu duhet të ndalemi. Por në kushte normale, të bësh detyrën qeveritare është një lodhje…. nuk ngopen me pushtet”, tha Sula. I pyetur nëse do të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Sula u përgjigj: “Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Unë jam një individ, që më kanë votuar populli opozitar. Unë duhet të jem i përgjegjsh­ëm. Unë kam vajtur në Komision me votat e kolegëve opozitar. Që do të thotë jam aty se duan ata, nëse nuk duan më zëvendësoj­në. Kjo është qasja dhe rregulli. Edhe Alibeaj aty nuk është si Enkeled, nuk është me votat e atyre 7 deputetëve të Bashës”, duke theksuar se “nuk do dua të mbahem mend si një politik i opozitës që jam i shitur apo i blerë për interesa personale apo familjarëv­e të mi”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania